Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Është rritur rreziku për ortekë në Malin Sharr

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Parku Kombëtar Mali Sharr njofton se në territorin e parkut aktualisht është e pranishme rrezikshmëri e lartë nga ortekët, veçanërisht në pjesët e malit që ndodhen në lartësi mbidetare mbi 1700 metra.

Nga atje thonë se rritja e rrezikut nga ortekët është rezultat i një kombinimi specifik të kushteve të motit, duke përfshirë temperaturën e ajrit, drejtimin dhe fuqinë e erës, si dhe reshjet e borës gjatë ditëve të fundit. Këta faktorë, në kombinim me karakteristikat relievore të terrenit, krijojnë kushte për paqëndrueshmëri të shtresës së borës dhe shfaqje të ortekëve.

“Pas marrjes së njoftimit nga operatori i skijimit të lirë me ratrakë “Eskimo Sport” për një ortek të vërejtur në zonën e parkut, një ekip i Parkut Kombëtar Mali Sharr doli në terren dhe kreu inspektim në lokacionin ku kishte ndodhur orteku. Më herët, një ekip i operatorit “Eskimo Sport” kishte kryer kërkime në terrenin e ortekut me përdorimin e pajisjeve për kërkim në ortekë, me ç’rast u konstatua se në ortek nuk kishte persona të mbuluar që posedonin pajisje orteku, ndërsa deri në këtë moment nuk ka raportime për persona të zhdukur. Fatmirësisht, ngjarja ka kaluar pa viktima njerëzore.

Paralelisht me inspektimin në terren, u realizua edhe një analizë profesionale e stabilitetit të shtresës së borës nga një ekip ekspertësh i një institucioni arsimor të specializuar për sigurinë në turizmin malor. Sipas vlerësimit të kryer, u konstatua një nivel i lartë i rrezikut nga ortekët – shkalla 4, sipas shkallës evropiane për vlerësimin e rrezikut nga ortekët (5 – shumë i lartë, 4 – i lartë, 3 – i konsiderueshëm, 2 – i moderuar, 1 – i ulët).Parku Kombëtar Mali Sharr paralajmëron të gjithë vizitorët që të veprojnë me kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjen në zona potencialisht të rrezikuara nga ortekët, si dhe të mos lëvizin në pjesët më të larta të malit pa shoqërimin e personave të kualifikuar dhe të trajnuar profesionalisht. Njëkohësisht, u bëhet thirrje vizitorëve që vizitën e tyre ta raportojnë në mënyrë të saktë dhe në kohë përmes faqes zyrtare të internetit të parkut”, thuhet në njoftimin e NP “Parku Kombëtar Mali Sharr”.

Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë vizitorëve që sigurinë personale ta vendosin në radhë të parë dhe të kontribuojnë në përdorimin e sigurt, të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm të malit./Telegrafi/

Lexuar: 62

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.