Autor: Suad Avdiu
Më 29.01.2026, në SPB Tetovë, K.A. (48) nga fshati Reçicë e Vogël ka denoncuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy persona të mitur. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 28.01.2026, në periudhën nga ora 12:30 deri në 13:00, në rrugën “JNA” në Tetovë, derisa i mituri po lëvizte me një shok të tij. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.TS
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 13 gradë celsius.Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me reshje të shiut dhe borës./Telegrafi/
Urime të përzemërta për kryetarin e ri të Degës së BDI-së në Likovë, z. Avni Saliji! I urojmë shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se do ta ushtrojë me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion politik, në shërbim të qytetarëve të Likovës dhe të kauzës sonë të përbashkët për unitet, zhvillim dhe avancim të interesave të banorëve tonë. Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e deritanishëm të degës, z. Mirsad Ibrahimi, për kontributin, angazhimin dhe punën e çmuar ndër vite. Së bashku me të gjitha strukturat tona, do të vazhdojmë përpara, të bashkuar dhe më të fortë.…
Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai në emisionin “Rishtazi” për “Koha cast” ka thënë se Ligji për kundërvajtje apo i njohur si “Safe city” është politizuar pa nevojë, janë ngritur shumë dilema, propagandë e që tenton të etnizojë ligjin në fjalë. “Ai është një sistem që tenton të vendos rend në qarkullimin publik në mënyrë që të ulet shkalla e vdekshmërisë në aksidente trafiku, sepse sistemi është menduar dhe dizajnuar në bazë të statistikave që i kemi si shtet në lidhjet me aksidentet në trafik në nivel vendi”, tha Fetai. Qasja është parandaluese, jo ndëshkuese Qasja, sipas…
Destrojeri Delbert D Black është luftanija e fuqishme amerikane e radhës që i bashkohet flotës që është vënë në gatishmëri në Lindjen e Mesme, për një sulm të mundshëm ndaj Iranit nga momenti në moment. Lajmi konfirmohet nga media britanike BBC, që shkruan se gjatë orëve të fundit, anija raketahedhëse është parë të kalojë përmes kanalit të Suezit drejt Gjirit Persik, duke e çuar në 10 numrin e mjeteve të mëdha lundruese luftarake në zonë përfshirë edhe aeroplanmbajtësen Abraham Linkoln. Shifra tregon se tensionet janë tepër të larta, duke shtuar së tepërmi mundësinë e një sulmi ushtarak amerikan ndaj republikës…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vijuar procesin e reformimit dhe konsolidimit të strukturave të saj partiake, duke emëruar katër kryetarë të rinj degësh në disa komuna të vendit. Vendimet janë marrë nga Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe përfshijnë këto emërime: • Likovë – Avni Saliji • Zhelinë – Emir Sulejmani • Tearcë – Bujar Jakupi • Saraj – Iljas Veseli Sipas komunikatës zyrtare të partisë, kjo pako e re e kryetarëve të degëve synon forcimin e organizimit të brendshëm të BDI-së, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë, funksionalitetit dhe performancës politike në nivel vendor dhe qendror. Nga kjo…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati ta sulmojnë Iranin brenda disa ditësh, edhe pse nuk përjashtohet një marrëveshje në minutën e fundit. Sipas BBC gjasat deri tani janë që presidenti Donald Trump të urdhërojë forcat amerikane të sulmojnë dhe ka renditur 7 skenarë të mundshëm për mënyrën se si mund të shkojnë gjërat. 1-Forcat ajrore dhe detare të SHBA-së kryejnë sulme të kufizuara por precize me shënjestër bazat ushtarakë të Gardës Revolucionare të Iranit. Regjimi rrëzohet, duke kaluar në tranzicion drejt demokracisë ku Irani mund t’i bashkohet pjesës tjetër të botës. 2-Regjimi mbijeton por i zbut politikat e tij.…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në emisionin “Click Plus” në TV21, deklaroi se aktualisht institucionet po veprojnë mbi kallëzimet për diploma të falsifikuara, duke theksuar se ligji në fuqi për momentin parashikon vetëm masa ndëshkuese. Ajo shtoi se së shpejti pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të mundësojë procedura të reja për trajtimin e këtyre rasteve. “Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi punuar për të përcaktuar disa fakte që kanë ndodhur në të kaluarën, por ka indikacione se raste të tilla po ndodhin edhe tani, megjithëse në një përqindje më…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga legjislatura e nëntë ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Limaj vlerësoi se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi presidenten Vjosa Osmani, për të cilën tha se ka vepruar jashtë kornizës kushtetuese. Sipas tij, pranimi i konstituimit të Kuvendit në një formë që tashmë është shpallur jokushtetuese, si dhe dhënia e mandatit një personi që, sipas Limajt, nuk kishte legjitimitet zgjedhor, kanë krijuar pasiguri serioze juridike në vend.…
Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Bekim Sali në një intervistë për Alsat-M ka thënë se Ligji për përfaqësimin e drejtë është në fazën finale dhe se mundohemi siç tha ai, “të bëjmë një veprim që të mos kthehemi prapa”. “Si qeveri VLEN kemi hasur shpesh në vendime qeveritare që janë marrë paraprakisht, por nuk janë kryer deri në fund dhe është dashur përsëri t’i shqyrtojmë. Ne dëshmuam se kemi kapacitet edhe për Badenter dhe dy të tretat e votave. Jemi të gatshëm të dëgjojmë edhe vërejtjet e opozitës, pas gjitha këtyre filtrave si në Komisionin e…
