Autor: Suad Avdiu
Më ftohtë këtë mëngjes ishte në Kodra e Diellit, ku u matën -3 gradë celsius, ndërsa trashësia e borës ka arritur në 34 centimetrash. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informon se në Shkup – Petrovec, Krushevë dhe Mavrovë janë regjistruar 0 gradë, 1 në Tetovë dhe Lazaropole, 2 në Shkup-Zajçev Rid dhe Strumicë, 3 në Prilep, Veles, Berovë dhe Kavardar, 4 në Ohër, Kriva Pallankë dhe Pretor, 5 në Manastir dhe Vinicë, 7 në Gjevgjeli, 8 në Shtip, 9 në Demir Kapi. Më shumë reshje shiu në 24 orët e fundit ka rënë në Mavrovë, 12 litra për metër katror,…
Ish-politikania e GLP, Sanija Ameti gjuajti me uje një fotografi të Jezusit në vitin 2024 dhe e postoi atë në internet. Gjykata e Qarkut të Cyrihut e dënoi atë me një gjobë prej 60 tarifash ditore dhe një gjobë. A ishte në dijeni Sanija Ameti (33) për pasojat e veprimeve të saj? Një të premte në mbrëmje në shtator 2024, politikani i atëhershëm i GLP-së qëlloi një fotografi të foshnjës Jezus dhe Marisë 20 herë me një pistoletë ajrore nga dhjetë metra në bodrumin e një ndërtese banimi. Ajo raportoi për fushatën e saj në dy fotografi në Instagram. “Fike”,…
Një sasi e madhe e produkteve të duhanit pa pulla akcize është sekuestruar gjatë një aksioni të ekipeve mobile doganore dhe zyrtarëve të Doganës së Manastirit, në një objekt tregtar me pakicë në Strugë, përcjell TV21. Sipas njoftimit zyrtar, vlera e mallrave të sekuestruara tejkalon 1.8 milionë denarë, ndërsa me këtë aktivitet është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 509 mijë denarësh. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur 1.027 kuti cigare, 1.387 cigare elektronike, 530 cigarilo, 503 paketime duhani për nargjile, 77 puro dhe 19 paketime duhani për tymosje, të gjitha pa pulla akcize. Kundër personave përgjegjës është…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi theksoi sërish se paga minimale do të rritet në muajin mars, bazuar në metodologjinë dhe ligjin në fuqi. Ai tha se kjo metodologji është miratuar me pajtim të të gjitha palëve, sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë. “Kjo metodologji është standard dhe përdoret edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe sindikatat janë pajtuar për këtë metodologji”. Protestat e sindikatave ai i vlerësoi si të motivuara politikisht. Durmishi tha se është në interes të Qeverisë që të rritet paga minimale, por kjo duhet të bëhet paralelisht me rritjen e produktivitetit dhe zhvillimit ekonomik.
“Ne hasmëri nuk kemi. armiqësi private nuk kemi. Kemi pasur dallime politike”, kështu u përgjigj Izet Mexhiti në Click Plus në pyetjen se a mund të ketë takim me Ali Ahmetin, shkruan TV21. Mexhiti tha se në rast nevojë për çështje me interes kombëtar, janë të gatshëm të bisedojnë me të gjitha subjektet politike shqiptare Mexhiti tha se tani është pjesë e VLEN-it dhe fokusi i tij është 100 për qind në konsolidimin e koalicionit që të jetë një subjekt. “Për çështje kombëtare, jetike, mund edhe të ulemi të bisedojmë kur ka nevojë. Që i njeh edhe demokracia, pozitë-opozitë ka…
Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka formuar një grup pune për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Themelore të Manastirit, e cila e liroi nga paraburgimi biznesmenin Borçe Markovski, pronar i kompanisë “Markovski Kompani”, në këmbim të një garancie prej 4.9 milionë eurosh. Grupi i punës do të vlerësojë nëse gjykata ka vepruar në përputhje me ligjin për Markovskin që është edhe konsull nderi i Bjellorusisë në Maqedoni, pas reagimeve të shumta publike dhe mediatike. Vendimi për hetim u miratua me 11 vota në Këshillin Gjyqësor. Markovski është një nga tetë personat e akuzuar për keqpërdorime në një tender publik…
MPB u bënë thirrje qytetarëve që të përditësojnë të dhënat e tyre për “Safe City”, në sportelin e veçantë që është hapur për këtë çështje. “Ministria e Punëve të Brendshme u kujton qytetarëve se në sportelin e posaçëm në Departamentin e Çështjeve Civile, në ndërtesën e MTV-së (kati përdhes) në Shkup, i cili është i hapur çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 17:00, mund të paraqesin një kërkesë për ndryshimin e të dhënave të kontaktit që kanë dhënë gjatë regjistrimit të automjeteve, nëse ka pasur ndryshim ose në rast se kanë marrë njoftim me të dhëna të…
Për shkak të protestave nga shoferët e kamionëve, disa pika kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi janë bllokuar për transportin e mallrave. Siç njoftojnë nga Makam-Trans, transportuesit nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi filluan protestë më 26 janar 2026 duke bllokuar pikat kufitare për hyrjen dhe daljen e automjeteve të mallrave nga vendet, e cila do të zgjasë derisa të kapërcehet problemi i regjistrimit të qëndrimit të shoferëve në zonën Shengen. Pikat kufitare që janë të bllokuara janë: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodica, Mexhitlia, Qafë Thanë, Bllacë, Bllatë dhe Stenje. Terminalet kufitare për…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira me reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në vendet më të larta do të ketë borë. Në lugina të caktuara do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë 5 deri në 10 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe mjegull, ndërsa pasdite me shi të herëpashershëm. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka reaguar pas hulumtimit të publikuar në KOHË për dy kompani nga Gjilani që pretendojnë se prodhojnë dronë luftarakë. Ai e ka akuzuar pushtetin e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se “etja për foto dhe showbiz është mani e këtij pushteti”. “Etja për foto dhe showbiz është mania e këtij pushteti. Skandali me foto e video të Kurtit me dronin imagjinar është veç njëri prej qindra rasteve të shpërfaqjes së fytyrës së vërtetë të këtij pushteti. Kur do të ndaleni një herë o të mjerë!”, “>ka shkruar Haradinaj në Facebook.…
