Autor: Suad Avdiu
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte normale dimërore, me rrugë të lagura në disa pjesë. Shoferët paralajmërohen të jenë shumë të kujdesshëm, veçanërisht në zonat më të larta dhe malore. Në rrugën Kodra e Diellit – fshati Lisec është regjistruar dukshmëri e reduktuar për shkak të mjegullës, deri në rreth 30 metra, gjë që i ndërlikon më tej kushtet e drejtimit të automjeteve në këtë pjesë.Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të rregullojnë shpejtësinë, të përdorin pajisjet dimërore dhe të monitorojnë gjendjen e rrugëve para se të nisen.
Orhan Ibrahimi nga Lëvizja Arbëria, në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për koalicionin VLEN. Ibrahimi tha se ky koalicion ka lindur në momentin dhe kohën e duhur. Sipas Ibrahimit, VLEN-i në Qeveri ka bërë mrekulli. “VLEN-i ka lindur në momentin dhe kohën e duhur. Ka bërë mrekulli me këto kapacitete të vogla duke i ngjitur copëzat kena mbërri me e fituar shtetin. Jam i bindur në këtë cka po e them. Kena mbërri me e fituar shtetin dhe me vendos një vizion ndryshe për qeverisje edhe politikën shqiptarët me e pa ndryshe”, tha Orhan Ibrahimi në Click Plus…
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka njoftuar se sot në Uashington ka marrë personalisht nga Kongresisti amerikan Keith Self dokumentin zyrtar të projektligjit H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, i cili trajton çështjen e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Serbi. Sipas Kamberit, ky projektligj synon që për herë të parë të vendosë në mënyrë institucionale në agjendën e Kongresit të SHBA-së vlerësimin e situatës së të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai theksoi se akti parashikon mekanizma për të vlerësuar dhe dokumentuar pretendimet për diskriminim sistematik, përfshirë pasivizimin…
Dy tërmete më të dobëta u ndjenë mbrëmë në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, njoftoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup. Tërmeti i parë u regjistrua në orën 19:50 dhe u ndje në Ohër dhe zonën përreth me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës. Sipas të dhënave, epiqendra e tij ndodhej në territorin e Greqisë, rreth 100 kilometra në juglindje të Shkupit. Tërmeti i dytë ndodhi në orën 23:10 dhe u ndje në Manastir, Ohër dhe zonat përreth, gjithashtu me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës. Epiqendra e…
Moti sot do të jetë me vranësira me erë të lehtë deri të moderuar juglindore. Në pjesët juglindore do të ketë reshje shiu (mbi 20 l/m²), dhe në malet më të larta në pjesët veriperëndimore reshje bore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 3 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 8 deri në 14 gradë. Në Shkup, kryesisht me vranësira me kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e moderuar nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë 13 gradë. Një periudhë me vranësira të…
Derisa po rrjedh java e tretë e bojkotit të mësimit në shkollën e disperzuar fillore “Rilindja” të Vaksincës, komuna e Likovës, Inspektorati i Arsimit ka dalë me një aktvendim pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme. Pa dhënë hollësi se çka, kumtuan se kanë konstatuar disa parregullsi në shkollën e disperzuar, që janë evidentuar në procesverbal. “U është urdhëruar që në afat prej 8 ditësh t’i mënjanojnë parregullsitë e konstatuara dhe të ndërmarrin masa që rregullojnë veprimtarinë edukativo-arsimore dhe sjelljen profesionale të kuadrit mësimor. Si dhe të ndërmarrë masa përkatëse ligjore lidhur me veprimin e një mësimdhënëse, për të cilën është konstatuar se…
Lider të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Bekim Sali dhe Bekim Qoku pritën në takim raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian, Thomas Vajc. Gjatë këtij takimi, Mexhiti bëri të ditur se në fokus të diskutimit ishin zhvillimet aktuale në vend, por edhe prioritetet kryesore reformues dhe hapat që duhet ndërmarrë për anëtarësimin e vendit në BE. “Sot realizuam një takim me eurodeputetin Thomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian, në kuadër të bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm me institucionet evropiane. Në këtë kuadër, vlerësuam lart rolin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian në procesin eurointegrues të vendit, si dhe…
Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në një fjalim të mbajtur në Capitol Hill, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ngriti alarmin për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Ai përmendi tentativën për prekjen e Marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se sot presioni nuk ushtrohet më vetëm me mjete ushtarake, por përmes narrativave politike dhe institucioneve, duke përmendur konkretisht rolin e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut si pjesë e një klime që mund të çojë drejt destabilizimit. Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor tashmë është pjesë e hapësirës së konkurrencës strategjike dhe se integrimi rajonal, infrastruktura dhe bashkëpunimi politik…
Në një aksident trafiku mes veturave në rrugën e vjetër Kumanovë-Shkup, më saktësisht tek fshati Ljubodrag i Kumanovës, janë lënduar rëndë 5 persona. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ngjarja e këtillë ka ndodhur dje rreth orës 11:00, kurse me këtë rast janë aksidentuar dy vetura, njëra e tipit “Audi” e drejtuar nga M.A. 47 vjec nga Ljubodragu dhe tjetra veturë e tipit “Shkoda” e drejtuar nga shoferi 51 vjeç nga Kumanova, me inicialet B.S. Sipas Sektorit të Brendshëm Kumanovë, nga aksidenti i rëndë, u lënduan shoferi i veturës “Shkoda”, pastaj bashkëudhtarët T.R. (49) nga fshati…
Është gjetur zgjidhje për rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, pasi sot u miratua propozim-vendimi për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturore që përfshin hartimin e dokumentacionit projektues, ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Cvetan Dimov”, nga kryqëzimi me bulevardin “Nikolla Karev” deri te kryqëzimi me rrugën “Xhon Kenedi”. Vlera e përgjithshme e projektit arrin 150 milionë denarë me TVSH, të siguruara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit dhe të planifikuara për realizim në vitet 2026–2028. Këshilltarët e VLEN-it në Qytetin e Shkupit thonë se ky vendim…
