Autor: Suad Avdiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira me erë mesatare deri të fortë juglindore. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu, të cilat do të jenë më të bollshme në pjesët juglindore. Në malet më të larta reshjet do të jenë të dëborës. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 7 deri në 11 gradë. Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira me erë të moderuar, herë pas here të fortë juglindore. Drejt fundit të ditës, dhe veçanërisht gjatë natës,…

Read More

Banorët e fshatit Hotël të Komunës së Likovës me dekada përballen me mungesën e ujit të pijshëm, sidomos gjatë periudhës së verës. Për shkak rrjetit të vjetër dhe mungesës së stacionit filtrues, kriza me ujë të pijshëm është edhe në muajt tjetër të vitit. Praktikisht uji që rrjedh nëpër çezma nuk pihet pasi vjen nga lumi. “Fshati Hotël ka rregullisht problem me ujin e pijshëm, ne verës nuk kemi ujë, diku 3 deri në 4 muaj ose gjysmë ore vjen në ditë ose hiç”, deklaroi Minir Jusufi, banor i fshatit Hotël. “Gjatë periudhës së verës, kur thatësira arrin kulmin e…

Read More

Saif al-Islam Gaddafi, djali më i njohur i udhëheqësit të ndjerë libian Muammar al-Gaddafi, është vrarë, thanë burime pranë familjes, raportoi Reuters. Mediat libiane shkruajnë se informacioni për vdekjen e djalit të presidentit të ndjerë libian u konfirmua nga avokati i tij Khalid al-Zaidi. Televizioni i Katarit “Al Jazeera” raportoi se vdekja e Saif al-Islam Gaddafi ndodhi “nën rrethana misterioze”. Edhe pse Saif al-Islam është i njohur në Libi, veçanërisht për rolin e tij në formësimin e politikës shtetërore para vitit 2011, ai është tërhequr nga syri i publikut vitet e fundit. Në vitin 2015, një gjykatë libiane e dënoi…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair, ka denoncuar dje, siç thonë, një problem madhor, i cili prej muajsh po ua shndërron jetën qytetarëve të kësaj komune në një ankth të përditshëm. “Mungesa kronike e parkingjeve dhe stërngarkimi i rrugëve me automjete kanë paralizuar funksionimin normal të Çairit. Qytetarët humbin orë të tëra për të gjetur një vend parkimi, rrugët janë të bllokuara dhe shpesh të pakalueshme, ndërsa shërbimet emergjente përballen me mungesë qasjeje elementare në shumë lagje. Kjo gjendje nuk është e rastësishme. Ajo është pasojë direkte e keqqeverisjes dhe e dështimit total të udhëheqjes komunale për të…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Uashington, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Daniel Twining, si dhe me Drejtorin Rajonal për Europën dhe Euroazinë, Stephen Nix. Gashi bëri të ditur se në fokus të takimit ishin mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe rëndësia e dialogut strategjik ndërmjet Shkupit dhe Uashingtonit. “Në kuadër të vizitës sime në Uashington, SHBA, zhvillova një takim me z. Daniel Twining, Kryetar i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe z. Stephen Nix, Drejtor Rajonal për Europën dhe Euroazinë,” shkroi Gashi. Ai vlerësoi lart…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme në paraqitjen e mbrëmshme si i ftuar në emisionin “Fli nëse mundesh” në Alfa TV, në pyetjen vallë vazhdon trendi i uljes së numrit të shkeljeve në trafik pas futjes së sistemit të – Qyteti u Sigurt, i përgëzoi qytetarët e Maqedonisë sepse, siç theksoi ai, gjithçka është e mundur kur ka vullnet të mirë. “Qytetarët e Maqedonisë dëshmuan se nga 120,000 shkeljet e detektuara nga këto kamera inteligjente kur Safe City filloi të funksionojë brenda periudhës së testimit, arritëm ta zvogëlojmë atë numër në pak më pak se 500 shkelje në ditën e parë…

Read More

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është nisur drejt Uashingtonit në një moment që e cilëson vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sipas tij, pas miratimit të H.R. 6411 – “Presheva Valley Discrimination Assessment Act”, të sponsorizuar nga kongresisti amerikan Keith Self nga Teksasi, çështja e Luginës ka hyrë tashmë në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kamberi bëri të ditur se në Uashington do të ketë angazhime të drejtpërdrejta me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe me anëtarë të Kongresit, në takime ku, siç…

Read More

VLEN shumë zemërgjërë Pozitën e Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë ia falin partnerit të tyre ZNAM( Maksim Dimitrievskit) Edhe pse kjo drejtori me marrveshje i takonte VLENIT, mandej edhe kishin caktuar emër, se kush do të emrohej drejtor aty! Kumaria mes tyre vazhdon të rritet, ashtu siç vazhdon të rritet edhe nënçmimi i shqiptarëve në Kumanovë dhe gjithandej!

Read More

Raporti për transparencën e institucioneve që u miratua sot në seancën e rregullt të Qeverisë, dëshmon përparim të dukshëm në hapjen e institucioneve ndaj qytetarëve, si rezultat po i njëjti sipas zëvendëskryeministri Fetai pritet të sigurojë më shumë informacion për qytetarët dhe të zvogëlojë vendimet e marra pas dyerve të mbyllura. Sipas Fetait, raporti nuk përbën thjesht një formalitet administrativ, por dëshmi të angazhimit të Qeverisë që qytetarët të kenë qasje më të shpejtë dhe më të plotë në informacion. Ai shtoi se, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, po ndërtohet administratë më e hapur, më llogaridhënëse dhe më e besueshme. “Transparenca është…

Read More

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 26-vjetorin e spastrimit etnik të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, të kryer nga shteti i Serbisë në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000. Përmes një postimi, Kurti ka rikujtuar se gjatë këtij aksioni, i realizuar nga policia serbe dhe grupi paraushtarak “Rojet e urës”, mijëra shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e armëve. 10 qytetarë u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën nga ky aksion famëkeq. Më i riu nga viktimat ishte një 13-vjeçar, ndërsa më i moshuari ishte 65 vjeç.…

Read More