Autor: Suad Avdiu

SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë këtë javë mori pjesë në garat komunale në lëndën e Matematikës të organizuara nga LMM (Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë), shkruan Lideri.mk. Nxënësit e shkollës sonë: Rufije Limani klasa II-2 zuri vendin e parë 100 pikë. Ridvan Sefedini kl.III-1 me 73 pikë-vendi i dytë Andi Latifi kl.III-1 me 72 pikë-vendi i dytë Dorontina Avdili kl.III-2 me 60 pikë-vendi i tretë Donat Osmani kl. III-1 me 60 pikë-vendi i tretë Andi Ebibi kl.III-3 me 55 pikë-vendi i tretë Alkan Agushi kl.III-2 me 45 pikë-mirënjohje. Të gjithë nxënësit kualifikohen për raundin e garave regjionale. “Në emër të…

Read More

EVN Elektrodistribuimi njoftoi se përmes gjetjes së një eksperti dhe kontrollit të ushtruar në një objekt biznesi, është vërtetuar një vjedhje e rëndë e energjisë elektrike direkt nga trafo-stacioni. Nga atje informojnë se ekipi për zbulimin e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike ka kërkuar asistencën e MPB-së dhe përfshirjen e një eksperti, për shkak të dyshimeve për vjedhje të energjisë në një objekt biznesi në rrugën “Butelska” në Shkup. ​Bëhet fjalë për një objekt biznesi, ish-mulli, i cili përdorej për furnizimin e paautorizuar të sistemeve me karta grafike për “gërmimin” e bitkoineve. ​”Është përpiluar procesverbali për përdorim të paautorizuar,…

Read More

Shqetësimet e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase kanë arritur edhe në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup. Ambasadori Denion Meidani për Portalb.mk tha se e kanë adresuar këtë çështje në instancat relevante. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup thekson se është në dijeni të kësaj çështjeje dhe po e ndjek me vëmendje zhvillimin e saj. “Kërkesat e studentëve për qasje të barabartë në arsim dhe në proceset profesionale janë pjesë e një debati më të gjerë mbi zbatimin praktik të të drejtave të garantuara me ligj dhe funksionimin efektiv të…

Read More

Policia turke kap edhe 3 ton “Ariel” të falsifikuar të destinuar për në Tetovë! Policia turke dje sërish ka zbuluar një kanal kontrabande të detergjentëve të falsifikuar, ndërsa destinacioni përfundimtar duhej të ishte Tetova. Në një depo të improvizuar në një lagje të Stambollit, policia turke ka kapur rreth 3000 kg detergjent të rremë “Ariel”, të paketuar në 300 thatë me nga 10 kg secili. Dërgesa ishte e njëjta sikurse në dhjetor, kur Dogana e Maqedonisë kishte kapur detegjentin e rremë, të destinuar për në Tetovë. Vitin e kaluar duke dashur të futet në Maqedoni, një kamion me detergjentë “Ariel”…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret nga kryeprokurori i ri që të merret me rastet që janë në sirtar dhe në ata raste ku ka dëshmi, të procedoje raste të reja deri te gjykata, ndërsa aty ku nuk ka dëshmi, të njëjtat raste të mbyllen. “E para që duhet të bëjë është që të gjitha ata dokumente dhe raste që janë mbajtur në sirtar t’i nxjerrë dhe t’i hetojë. Aty ku nuk ka mjaftueshëm dëshmi, t’i mbyllë, aty ku ka dëshmi, të formojë raste dhe t’i dorëzojë në gjykatë, pastaj gjykata duhet të vendosë nëse do të nisë ose jo…

Read More

Edhe nje kumanovar tjetër ka mbetur pa veturë, pasiqë paraprakisht lëvizte veturën ne gjendje të dehur, respektivisht me mbi 2 promila alkool ne gjak. Një gjë të tillë e kishte konstatuar policia, gjate nje kontrolli rutinor me ç’rast kumanovarit 35-vjeçar me iniciale B.Gj., ia kishin konfiskuar makinën dhe e kishin arrestuar. Sipas Policisë së Kumanoves (SPB-Sektorit per Pune te Brendshme), ngjarja e ketille kishte ndodhur me daten 3 shkurt 2026, rreth ores 17:30 min, ne autostraden nderkombetare Kumanove-Tabanoc. Pas konstatimit te dozes se alkoolit ne gjak, policia personin ne fjale e kishte arrestuar (privuar nga liria).

Read More

Është arrestuar një i arratisur nga burgu “Idrizovë”. Ai do të dërgohet në të njëjtin burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Siç njoftojnë nga MPB, sot (04.02.2026) në orën 09:15 në bulevardin “Koço Racin” në Shkup, oficerët e policisë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor arrestuan A.J. (25) nga Gostivari, i cili kërkohej me urdhër arresti me vendim gjykate për arratisje nga Burgu i Idrizovës. “A.J. është dënuar me pesë vite e një muaj burg për krime të kryera sipas neneve 236 dhe 215 të Kodit Penal. Ai do të dërgohet në Burgun e Idrizovës për të…

Read More

Policia e Kumanoves ia mori veturën kumanovarit meqë po e ngiste pa patentë shoferi. Ngjarjen e ketille e ka konfirmuar edhe Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanove, sipas së ciles konfiskimi i vetures eshte bere me daten 3 shkurt 2026, kurse kishte ndodhur rrugen Kumanovë – Likovë. Sipas Policise se Kumanoves behet fjale per personin me iniciale Sh.A. (31) nga Kumanova ndersa me kete eshte konfiskuar vetura e tipit “Golf”.

Read More

Ndonëse përbërja aktuale parlamentare e hoqi nga agjenda propozim-ligjin i cili do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, nga Kuvendi thonë se kryeparlamentari Afrim Gashi e ka pranuar peticionin e studentëve që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase. Ata thonë se Gashi ia ka përcjellë nismën Ministrisë së Drejtësisë, por pa dhënë detaje, shkruan Portalb.mk. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit i RMV-së për Portalb.mk thanë se Afrim Gashi e konfirmon se ka pranuar peticionin e studentëve. “Peticionin e ka përcjellë tek Ministri i Drejtësisë. Njëkohësisht Gashi ka komunikuar me përfaqësuesit e…

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, njofton LAMM. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Nga 15.11.2025, filloi…

Read More