Autor: Suad Avdiu

Në rastin ku Hashim Thaçit së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Falziun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Thaçit i është vazhduar paraburgimi. Vendim është marrë më 3 shkurt 2026 nga gjyqtari i vetëm në këtë rast, Christoph Gosnell. Në këtë vendim, është konstatuar se ekziston rreziku real që në rast që ai lirohet, mund të pengojë ecurinë e procesit dhe të kryejë vepra të tjera penale. Ndryshe, fillimi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smkajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, është caktuar për…

Read More

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, ka takuar presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Mohammed bin Zayed Al-Nahyan. Nga Presidenca thonë se gjatë takimit, Siljanovska-Davkova shprehu falënderim për mikpritjen dhe mundësinë për të marrë pjesë në samit, duke e vlerësuar atë si një platformë jashtëzakonisht të rëndësishme për përballimin e sfidave globale dhe rajonale dhe për zhvillimin e një dialogu të rëndësishëm me udhëheqës dhe partnerë të shquar nga e gjithë bota. Në fokus të bisedës, siç njoftoi Kabineti i Siljanovska-Davkovës, ishin perspektivat për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe u theksua…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të enjten nuk u deklarua për media se a synon koalicion qeverisës. “Jam shumë vonë per takimet e radhës”, ka thënë Kurti para gazetarëve. Ai sot mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian – Dita e Biznesit Francez në Kosovë”.

Read More

Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme sqarojnë rastet konkrete se kur konsiderohet që një automjet po drejtohet pa patentë shoferi, duke rikujtuar se ky veprim përbën vepër penale. Sipas ligjit, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, MPB-ja ka të drejtë të sekuestrojë automjetin e përfshirë në shkelje të tilla. Ky sqarim vjen si përgjigje ndaj dilemave të shfaqura në rrjetet sociale nëse mjetet e sekuestruara merren përkohësisht apo përgjithmonë. Sipas burimit të MPB-së sqarojnë për Plusinfo,se për konfiskimin e përhershëm të një automjeti është i domosdoshëm një aktgjykim i plotfuqishëm gjyqësor. Ndërkaq, nën kategorinë e drejtimit të mjetit pa…

Read More

Historiani dhe analisti politik serb Dragomir Anđelković mendon se ndryshimet ligjore në Serbi po i shërbejnë Aleksandar Vuçicit si mekanizëm negocimi në raport me Bashkimin Europian, qytetarët dhe opozitën. Sipas tij, zgjedhjet nuk do të mbahen këtë vit, por vitin e ardhshëm, ndërsa thotë se kreu i shtetit serb ka ndërmend të “propozojë” një qeveri kalimtare. Anđelković është i bindur se Vuçic, në një moment të caktuar, planifikon të largohet nga Serbia dhe se pikërisht për këtë arsye ai i druhet shtypjes masive të popullsisë. Duke folur në një intervistë për N1, të cituar nga KosovaPress, Anđelković tha se Vuçic…

Read More

Shkup, 5 shkurt – Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh mbështetje të plotë dhe të pakursyer për studentët shqiptarë të fakulteteve juridike, të cilët me të drejtë kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese në sistemin e drejtësisë. Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë, sipad BDI-së, i drejtuar nga Igor Filkov, për të refuzuar zyrtarisht peticionin e studentëve dhe për të lejuar dhënien e provimit të jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase, përbën një hap serioz prapa në respektimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe një barrierë të drejtpërdrejtë për përfaqësimin e barabartë në sistemin gjyqësor. “Arsyetimet e dhëna nga Ministria, të…

Read More

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski do të takohet me Sindikatën këtë pasdite. Takimi është planifikuar për në orën 16:45 dhe vjen pasi Mickoski bëri një ofertë për rritje page, të cilën Sindikata e quajti të pranueshme dhe do të diskutohej më tej brenda organizatave sindikale. Në një deklaratë për mediat, Kryeministri tha se oferta ka qenë në tryezë për më shumë se një vit dhe se është i gatshëm të takohet dhe të nënshkruajë marrëveshjen kolektive. Mickoski dje tha se me bisedimet aktuale për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave për punonjësit në administratën publike Qeveria ka formulën…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme informon se brenda një muaji, respektivisht nga 01.01.2026 deri më 31.01.2026, Policia ka kryer kontrolle trafiku në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që nuk i përmbushin kushtet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve. Janë dënuar 101 shoferë. “Gjatë kontrolleve janë ndëshkuar 101 pjesëmarrës në trafik. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur aktet përkatëse. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, për të kontribuar së bashku në rrugë…

Read More

Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje me tragjedinë e rëndë të ndodhur në Itali, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare humbën jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në zonën e Luccës. Viktimat janë babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe, raporton A2CNN. Gjatë ndërhyrjes janë helmuar lehtë edhe dy efektivë të policisë që hynë në banesë për të dhënë ndihmën e parë, por ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Me një hemorragji prej 30 mijë njerëzish që ikin në vit nga Kosova, peizazhet urbane kanë nisur t’i ndjejnë realitetet e reja. Në kushtet e mungesave të thekshme në krahun e punës, numri i punëtorëve të huaj është duke u rritur nga viti në vit. Prej pandemisë e deri më sot, mbi 8 mijë shtetas nga Turqia punojnë në Kosovë, duke qenë hisedarët kryesorë të atyre që kërkojnë leje qëndrimi. Col Mehmeti Djem të rinj që flasin vetëm turqisht janë bërë pjesë e përditshmërisë urbane në kryeqytet. Shpesh me mosnjohje të shqipes dhe anglishtes, ata çajnë me motoçikleta e biçikleta…

Read More