Autor: Suad Avdiu
Këshilltarët e koalicionit VLEN në Këshillin e Qytetit të Shkupit e kryen punën. Me votë e jetësuan vendimin që projekti i madh infrastrukturor në Komunën e Çairit, në rrugën “Cvetan Dimov”, të kalojë drejt realizimit si projekt jetik për çairasit. Ky vendim hap rrugën për zgjidhjen e një prej nyjeve më të vështira të komunikacionit në Shkup, ku çdo ditë mijëra qytetarë përballen me kolona e ngarkesa. Pas këtij vendimi qëndron edhe këmbëngulja e zotimi i mbajtur i kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili që nga dita e parë e vendosi rrugën “Cvetan Dimov” në majë të…
Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, iu dorëzua një dhuratë e veçantë artistike nga Elmedin Asani. Vepra artistike përmbledh rrugëtimin historik të brezave liridashës, duke ruajtur kujtesën për ata që i paraprinë luftës çlirimtare dhe duke pasqyruar guximin, sakrificën dhe idealin e tyre për liri. “Kjo pikturë, e dhuruar si shenjë respekti dhe miqësie nga Elmedin Asani, ka një domethënie të veçantë personale dhe historike, duke zënë vend nderi në zyrën e Ali Ahmetit dhe në selinë qendrore të BDI-së. Heronjtë e paraqitur në këtë vepër janë bashkëluftëtarë dhe vëllezër të idealit, me të cilët u nda ëndrra…
Në periudhën nga 26 janari deri më 1 shkurt është raportuar një rast vdekjeje i lidhur me gripin, njofton Instituti i Shëndetit Publik në raportin javor. Bëhet fjalë për një burrë 62-vjeçar nga Tetova, i cili ishte i shtruar në repartin infektiv të Spitalit Klinik të Tetovës. Tek personi i ndjerë janë konstatuar komorbiditete dhe ai nuk ishte i vaksinuar kundër gripit sezonal, ndërsa laboratorikisht është konfirmuar Influenza A. Gjatë sezonit të gripit, deri më tani janë regjistruar gjithsej katër persona të vdekur të lidhur me gripin. Në të njëjtën periudhë, në Maqedoninë e Veriut janë raportuar 1.498 raste të…
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku është konfirmuar rizgjedhja e Agim Ademit në krye të federatës. Ademi do të vazhdojë mandatin e tij për katër vite të tjera (2026–2030), duke marrë besimin e plotë të delegatëve. Nga 52 delegatë, ai mori 52 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim. “Të dashur delegatë, vota juaj sot është besim për mua dhe për ekipin tim. Vota juaj është vlerësim i punës që kemi bërë së bashku dhe përkrahje për të ardhmen,” deklaroi Ademi pas rizgjedhjes. “Do të jem gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar futbollin”, tha ndër…
Një salon mobiliesh i vendosur në rrugën “11 Nëntori” në Kumanovë është përfshirë nga zjarri gjatë natës. – Më 05.02.2026, në ora 01:18, në SPB Kumanovë është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në një objekt shitjeje në rrugën “11 Nëntori” në Kumanovë, në pronësi të M.G. – informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë pesë zjarrfikës nga Njësia Territoriale e Mbrojtjes nga Zjarri (TPPE) Kumanovë, në periudhën nga ora 01:15 deri në 02:15. Siç shtojnë nga policia, në zjarr nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekspertizën në vendngjarje e ka kryer një…
Kurti flet për hapat e formimit të qeverisë, zbulohet përbërja e mundshme– ngjashmëritë dhe dallimet
Janë bërë 40 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka bërë certifikimi e rezultateve dhe një datë të saktë për këtë nuk ka. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se procesi zgjedhore ndodhet në fazën e ankesave dhe se ky institucion duhet të presë përfundimin e tyre. “Aktualisht, procesi zgjedhor ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme,…
Dy persona nga fshati Çerkezë i Kumanovës mbetën pa automjetet e tyre dhe u arrestuan pasi policia zbuloi se po drejtonin mjete pa leje drejtimi. – Më 04.02.2026, rreth orës 13:40, në fshatin Ljubodrag të Kumanovës, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë i privuan nga liria D.J. (37) nga Kumanova dhe F.A. (29) nga fshati Çerkezë, Kumanovë – informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme. Siç shtojnë nga policia, gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë ndaluan një automjet “Škoda” të drejtuar nga D.J. dhe një automjet “Opel” të drejtuar nga F.A., dhe pas marrjes së masave u konstatua se ata…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) mbështet iniciativën që Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë paraqiti dje në Parlament, duke kërkuar ulje prej 80 përqind të pagave të funksionarëve. Kryetari i partisë, Venko Filipce, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, tha se trazirat midis punëtorëve janë të justifikuara dhe se LSDM është gati të debatojë dhe mbështesë propozimin për uljen e pagave me 80 përqind, transmeton Portalb.mk. “Ja ku jam unë personalisht dhe i gjithë grupi parlamentar, dhe le të jetë e qartë se ky është qëndrim i partisë – ne mbështesim uljen e pagave të funksionarëve. Duhet të debatojmë temën që krijon…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit. Në këtë ceremoni, presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë fjalim, shkruan IndeksOnline. “Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta. Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Haradinaj. Ky është postimi i plotë i tij: Për pak do të fillojë ceremonia…
Kryetari i Komunës së Tetovës, njëherazi dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka deklaruar sot se bashkimi i VLEN-it në një parti të vetme nuk është vetëm çështje administrative, por është çështje e një strukturimi të brendshëm partiak të barabartë Kasami tha se kanë pasur bisedime të vazhdueshme dhe se edhe një takim mes liderëve të VLEN-it do të ketë edhe gjatë kësaj jave. “Kemi pasur takime, do të kemi edhe një takim deri në fund të kësaj jave. Kemi biseduar për lidershipin por edhe për strukturimin e VLEN-it në një parti poltiike. Jemi katër subjekte politike…
