Autor: Suad Avdiu

NJOFTIM PËR OPINIONIN Deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë dorëzuar sot në procedurë parlamentare Propozim-Rezolutën për respektimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimin ndërkombëtar ndaj ish-krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo rezolutë mbështetet në parimet kushtetuese dhe në standardet ndërkombëtare të drejtësisë, duke riafirmuar përkushtimin ndaj shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimit të plotë të të drejtave themelore të njeriut, ashtu siç përcaktohen në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut. Nëpërmjet…

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në ekspozenë e tij para deputetëve të legjislaturës së 10-të, ka folur për të arriturat që, sipas tij, janë bërë gjatë mandatit të tij të fundit qeverisë në aspektin ekonomik. “Në gati 5 vitet e fundit, nga të cilat pothuajse 1 vit si qeveri në detyrë, pa kompetenca të plota, kemi ndërtuar dhe zhvilluar një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse. Kemi një rritje mesatare reale prej 6 për qind të bruto produktit vendor. Bruto Produkti Vendor, kur e morëm qeverinë ishte 7 miliardë euro, ndërsa tash ka arritur në 11…

Read More

Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër shtetasit L.Xh., 43 vjeç nga Gostivari, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Ngjarja ka ndodhur më 25 dhjetor 2025 në oborrin e një shkolle fillore në rrethinën e Gostivarit, ku fillimisht është shënuar një prishje e rendit dhe qetësisë publike përmes një sherri mes të miturve, në të cilin ishte i përfshirë edhe djali i personit të denoncuar. Pas këtij konflikti, i dyshuari ka ndërhyrë duke sulmuar fizikisht njërin nga të miturit, veprim ky që ka çuar në procedimin e tij të menjëhershëm…

Read More

Sot shënojmë një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dakordimi i deklaratës së përbashkët dhe kornizës për Marrëveshjen për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar është dëshmi e qeverisjes së përgjegjshme, transparente dhe të orientuar drejt rezultateve. Kjo nënkupton më shumë mundësi për bizneset tona, qasje më të madhe në tregun amerikan dhe përfitime konkrete për shtetin. Si Zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, mbetem i përkushtuar që proceset ti udhëheqim me integritet, koordinim institucional dhe fokus të qartë në interesin publik.

Read More

E përgëzoj Kryetarin e Lvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti për zgjedhjen në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Si një nga ata që vitet më vendimtare të jetës i kam kaluar në përpjekje për liri, dinjitet dhe shtetësi, kryeministrit Kurtit i uroj mandat të suksesshëm. Kosova ka nevojë për qeverisje që forcon sovranitetin, konsolidon institucionet, nxit zhvillimin ekonomik dhe garanton barazinë para ligjit. Republika ka nevojë për vendime të menduara thellë dhe për hapa të sigurt që e çojnë përpara stabilitetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Jam i bindur se e ardhmja e Kosovës ndërtohet mbi partneritetin e përhershëm me…

Read More

Një grua 78-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në fshatin Çellopek, në komunën e Staro Nagoriçanit. – Më 12.02.2026, në ora 10:20, në SPB Kumanovë është raportuar se në një shtëpi në fshatin Çellopek, komuna Staro Nagoriçane, është gjetur e pajetë M.S. (78), informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme. Siç shtojnë nga policia, këqyrjen e vendit e ka kryer një ekip nga SPB Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Kumanovski Muhabeti

Read More

Lajmi për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vëmendjen kryesore të opinionit publik. Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i parë nga bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj, e cila përmes një mesazhi plot ndjenjë ka shprehur mbështetjen e saj të pakursyer. Në një postim në rrjetet sociale, Anita ka theksuar se për të nuk ka titull më të lartë sesa të jetë krah tij si bashkëshortja e tij dhe nëna e tre fëmijëve të tyre. “Ti je një lider dhe strateg që në komb lind një herë në 100 vjet,” ka…

Read More

Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Bullgarisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar, të nënshkruar më 6 nëntor 2025 në fshatin Gjueshevë. Marrëveshja e arritur është rezultat i përpjekjeve afatgjata të Bullgarisë për të zbatuar lidhjen hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit dhe është një hap i rëndësishëm drejt lidhjes së rrjeteve hekurudhore të dy vendeve dhe ndërtimit të pjesës që mungon të Korridorit 8, thuhet në memorandumin shpjegues të projektligjit. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit bullgar, në dorëheqje, Grozdan Karadzhov, theksoi…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt. Përmes një videos që e ka postuar në rrjetet sociale, ai ka vlerësuar se të gjithë duhet të marshojnë të martën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. “Të dashur vëllezër e motra, Ju ftoj që të gjithë së bashku të marshojmë për “Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt 2026, ora 14:00 – Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, në mbështetje të njerëzve që kontribuan për liri e pavarësi të cilën e gëzojmë ne sot”,…

Read More

Ministri për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi, Fatmir Limani ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Besa për shkarkimin e tërë kryesisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Limani përmes një postimi në Facebook thotë se rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt dhe jo monark. Një grumbull njerëzish, të nisur me qëllime të ndryshme, i mbajti bashkë shpresa se një ditë planet e tyre do të jetësoheshin. Por koha, ky gjykatës i pamëshirshëm, kaloi shpejt. Sot, për shumë përkrahës që shohin nga anash, synimet bëhen çdo ditë e më të largëta dhe loja bëhet gjithnjë e më e qartë. Si Ministër i çështjeve sociale,…

Read More