Autor: Suad Avdiu
Shkup, 14 shkurt – Presidentja në detyrë e Bullgarisë, Iliana Jotova, deklaroi se Sofja është e shqetësuar nga informacionet se Maqedonia e Veriut po shqyrton mënyra alternative për hapjen e kapitujve të tjerë në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, në vend që të fillojë me klasterin e parë që lidhet me të drejtat e njeriut. Sipas saj, pikërisht klasteri i parë përbën bazën e gjithë procesit negociues dhe Bullgaria nuk do të pranojë anashkalimin apo shtyrjen e tij. “Maqedonia e Veriut të mos mashtrohet se ka rrugë më të shkurtër; deri në qershor duhet të zgjidhet çështja nëse ende…
https://www.youtube.com/watch?v=azJT4lLqUIY Në Kumanovë, një servis automekanik nuk është vetëm vendi ku riparohen makinat, por edhe vendi ku një vogëlush 9-vjeçar ka filluar të ndërtojë ëndrrat e tij. Anik Memedali, vetëm 9-vjeç, ka një pasion të rrallë për këtë zanat dhe një dëshirë të madhe për të ndihmuar babain në punët e përditshme. Aniku ka filluar që në moshën 7-vjeçare. Që atëherë, çdo ditë pas shkollës, ai vjen në servis, merr pjesë në riparimin e automobilave dhe mëson çdo detaj të zanatit. Ai njeh të gjitha mjetet që përdoren për të riparuar një makinë dhe i përdor me kujdes dhe…
Sektori per Pune te Brendeshme (SPB) Kumanove bene te ditur se e ka arrestuar 25-vjecarin T.B. (25) nga fshati Mllatinë (Staro Nagoriçan) i Kumanoves, per shkak te dyshimit per kryerjen e vepres penale, sipas nenit 123 te Kodit penal, transmeton portali “Kumanova Sot”. Sipas te njejtit burim informacioni (SPB) ai dyshohet se me daten 12 shkurt te ketij viti, në shtëpinë e saj, fillimisht e ka sulmuar fizikisht dhe më pastaj e ka mbytur me anë të ngulfatjes, M.S. plakën 78-vjeçare. I njëjti person poashtu dyshohet se ka kryer më shumë vepra penale “vjedhje të rënda”, në disa vendbanime te…
Temperatura më e ftohtë këtë mëngjes ishte në Berovë -4 gradë, Kodra e Diellit u mat -2, ndërsa në Kriva Pallankë, Pretor, Manastir, Strumicë, Mavrovë u matën 0 gradë Celsius. Mbi zero është në Tetovë, Prilep, Shtip, Krushevë ku u mat një gradë, Shkup-Petrovec, Veles, Demir Kapi, Vinicë dy gradë Celsius, Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Kavadar tre gradë Celsius dhe Gjevgjeli pesë gradë Celsius, informon DPHM. Më shumë borë ka në Kodrën e Diellit, ku lartësia e mbulesës së borës është 62 centimetra. Në 24 orët e kaluara deri në orën 07:00, më shumë reshje kishte në Ohër dhe Pretor ku…
Moti sot do jetë pjesërisht vranësira, shi do të jenë të mundshëm pasdite dhe gjatë natës. Në vend të kësaj, reshjet do të jenë më të rënda (mbi 20 l/m²). Një erë e fortë, herë pas here e fortë do të fryjë nga juglindja, më e theksuar përgjatë Vardarit. Në Shkup, pjesërisht me vranësira pasdite dhe gjatë natës me reshje. Do të fryjnë erëra mesatare deri të forta juglindore.
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në emisionin “Triling” në TV24 ka folur rreth kërkesës së studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ai tha se si politikanë janë të obliguar të gjejnë mënyrën se si t’ju dalin në ndihmë studentëve. “Ne i kemi 35 vite shtet. Dhe jemi përballur disa herë si shqiptarë me disa të drejta të munguara. Për këto të drejta është dashur të kalojnë dhjetëra vite për të arritur te rezultati final, gjegjësisht deri te fitimi i asaj të drejte themelore që e kanë kërkuar. Vlerësoj se logjika duhet të vendoset para atyre pengesave…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në intervistën dhënë për Alsat-M ka thënë se ideja e krijimit të VLEN-it ishte që të krijohet një strukturë politike e bazuar në ide, e jo interesa personale. “Kur krijohen kësisoj dhe bashkohen për një ide, atëherë ato krijojnë të ardhmen politike. Ne si ASH besojmë thellë se VLEN do të jetë një parti politike dhe do të vazhdojë të jep kontributin e saj dhe krijojë politika ndryshe nga politikat që kanë qenë deri tani”, ka thënë Aliu. Lidhur me atë se cilën modalitet mbështet ASH, pjesë e VLEN, lidhur me zgjedhjen e liderit, Aliu…
Profesori universitar dhe ish-diplomati Lubomir Fërçkoski një nga autorët e kushtetutës moderne të RMV mbas vizitës së fundmi në Ambasadë të Shqipërisë ka dalë hapur në mbrojtje të studentëve shqiptarë, duke theksuar se ata duhet të kenë të drejtë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën në të cilën kanë studiuar – në këtë rast, në gjuhën shqipe. Në një intervistë për median “Nova”, ai e konsideron këtë çështje si një parim elementar të barazisë dhe mosdiskriminimit. Sipas tij, nëse procesi arsimor i studentëve për katër vite është zhvilluar në një gjuhë tjetër nga maqedonishtja, atëherë është e logjikshme dhe…
Ludo është finalisti i parë i Big Brother Vip Kosova. “I falënderoj nga zemra, ke një dashni e veçantë”, tha ai. Labi, Benita, Dolce, Ludo dhe Klodiishin ishin të gjithë në garë për të fituar vendin e parë në finale
Struktura organizative në Spitalin e Qytetit në Kumanovë është diskriminuese dhe nuk respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Në disa reparte, nuk ka asnjë shqiptarë, ndërsa në repartet që i takojnë shqiptarëve nuk është bërë asnjë lëvizje. Pasqyra organizative rezulton kështu: në Interno, kryeshefi maqedonas, kujdesi intenziv, maqedonas dhe te diabeti maqedonas. Gjashtë maqedonas, asnjë shqiptar edhe pse dy pozita janë paraparë për mjek shqiptarë. Pediatria, maqedonas. Kirurgjia: kryeshefi maqedonas dhe shefi i sallës maqedonas. Për anestezi nuk ka as mjek dhe as kryeshef. Ndërsa motra kryesore është maqedonase. Reparti infektiv, maqedonas, psikiatria dhe psikologjia, maqedonas, urgjenca-motra kryesore maqedonase, ndërsa…
