Sot shënojmë një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dakordimi i deklaratës së përbashkët dhe kornizës për Marrëveshjen për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar është dëshmi e qeverisjes së përgjegjshme, transparente dhe të orientuar drejt rezultateve.
Kjo nënkupton më shumë mundësi për bizneset tona, qasje më të madhe në tregun amerikan dhe përfitime konkrete për shtetin.
Si Zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, mbetem i përkushtuar që proceset ti udhëheqim me integritet, koordinim institucional dhe fokus të qartë në interesin publik.

