Autor: Suad Avdiu

Eliza Hoxha, përfaqësuese e platformës qytetare “Liria ka Emër”, ka njoftuar se marshi i 17 shkurtit pritet të jetë më i madhi në historinë e Kosovës së lirë. “Presim mbi 200 mijë pjesëmarrës,” tha Hoxha, duke theksuar se qëllimi i marshit nuk është krijimi i tensioneve, por promovimi i unitetit qytetar. Ajo theksoi se ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm të qytetarëve. “Nga çdo cep i Kosovës kemi marrë mesazhe mbështetjeje, madje edhe përkrahje të gjerë institucionale. Kjo është një mbështetje që kalon çdo ndarje. Kjo është çështje drejtësie dhe dinjiteti. Po ashtu, kemi marrë konfirmime nga i gjithë rajoni…

Read More

Anita Haradinaj ka folur së fundmi për shëndetin e bashkëshortit të saj, ish-kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke sqaruar se ai është në gjendje shumë të mirë fizike dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor. Në një intervistë për emisionin “Weekend”, Anita tha se është kontaktuar nga shumë familjarë dhe miq të shqetësuar për shëndetin e Ramushit, por sqaroi se arsyeja e ndryshimeve në peshë ka qenë thjesht për një sfidë sportive. “Jo, s’ka asnjë problem. Gëzon shëndet të plotë. Ka humbur peshë sepse ka pasur plan të ngjitet në një maje shumë të lartë diku në botë. E di që…

Read More

Në Konferencën e Sigurisë e cila po mbahet në Mynih, kryeministri i vendit Hristijan Mickoski ka zhvilluar takim me kryeministrin e Holandës Dik Schoof, transmeton TV21. Mickoski në rrjetin social Facebook ka shkruar se Holanda nuk është vetëm mik i sinqertë, por siç thekson edhe një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik. “Sot në Mynih realizova një takim produktiv me kryeministrin holandez, Dik Schoof. Holanda nuk është vetëm mik i sinqertë i yni, por edhe një nga partnerët tanë më të rëndësishëm ekonomikë. Morëm një konfirmim të qartë se Maqedonia ka një aleat të fortë në Holandë për rrugën tonë…

Read More

Shkup, 14 shkurt – Një nga projektet më të mëdha infrastrukturore për Komunën e Çairit po merr formë konkrete. Bulevardi modern “Mit’hat Frashëri” ka hyrë në fazën e realizimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qarkullimit dhe funksionalitetit urban në këtë pjesë të Shkupit. Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë qëndruar në terren për t’u informuar nga afër mbi nisjen e projektit bazë për ndërtimin e bulevardit. Segmenti që do të ndërtohet, thotë Mexhiti, përfshin hapësirën nga kryqëzimi me rrugën “Xhon Kenedi” deri te kryqëzimi me bulevardin…

Read More

Më 6 tetor 1992 kam qenë nxënës i gjimnazit “Zef Lush Marku”. Pas mbarimit të mësimit, mezi u kthyem në shtëpi nëpër rrugë dytësore. Atë ditë, në Bitpazar, policia e shtetit, nën drejtimin e Ljubomir Fërçkovskit si ministër i Punëve të Brendshme, e kishte rrahur një djalosh dhe pas reagimit të shqiptarëve ndaj atij akti, atë mbrëmje u vranë tre shqiptarë të tjerë (dhe një maqedonase aksidentalisht). Prandaj, ata që na e zbulojnë Ljubomir Fërçkovskin si vlerë, ndërkohë që i përbuzin qindra shqiptarët e ndërgjegjshëm në RMV, le që nuk na nderojnë e nuk na respektojnë, por ashtu edhe na…

Read More

Nga Prokuroria Publike e Shkupit bëjnë të ditur se kanë nisur procedurë ndaj një 52 vjeçari nga Shkupi, për shkak siç thonë nga Prokuroria dhunë në familje ndaj partneres së tij, transmeton TV21. Nga Prokuroria tutje theksojnë se i dyshuari e ka goditur gruan me shuplaka dhe shkelma duke i shkaktuar lëndime trupore, gërvishtje, ënjtje dhe hematoma në kokë dhe trup. Njoftimi i plotë nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit “Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë ndaj një 52-vjeçari, i dyshuar për dëmtime trupore sipas nenit 130 paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal. I dyshuari,…

Read More

Bill Gates parashikon një të ardhme të ndryshuar për botën e punës. Sipas tij, brenda dhjetë vjetëve, Inteligjenca Artificiale do të ketë një ndikim të tillë sa që shumica e punëve do t’i përfundojnë robotët dhe AI-ja, duke e bërë të mundur që njerëzit të punojnë vetëm dy ditë në javë, ndërsa pjesa tjetër të jetë kohë për relaks dhe aktivitete të tjera. Gates thekson se kjo mund të sjellë një periudhë të re, ku shoqëria duhet të rishikojë mënyrën si do të shpenzohet kjo kohë e lirë. Ai sugjeron se AI-ja mund të mbushë boshllëqet në fusha si mjekësia…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka thënë për RTK se po zhvillon takime të shumta me zyrtarë të ndryshëm të vendeve evropiane dhe të botës. Kurti ka theksuar se në këto takime ka për synim që t’i tregojë arritjet e Kosovës, por edhe planet dhe objektivat e tjera. Kryeministri u ndal edhe tek tema kryesore e konferencës këtë vit, me titullin “Shkatërrimi”, duke u fokusuar te pasojat e agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimet globale. Ai e vlerësoi Kosovën si një vend që ndriçon për demokracinë, sigurinë dhe zhvillimin…

Read More

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nga Mynihu tha se Maqedonia mbetet në kursin evropian, por kërkon një proces dinjitoz. Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih filloi dje, ku udhëheqësit dhe vendimmarrësit diskutojnë rreziqet e sigurisë dhe realitetin e ri gjeopolitik. Ideja se “rendi botëror i bazuar në rregulla” po pëson goditje serioze dhe Evropa duhet të përshtatet me një pjekuri më të madhe strategjike, tha Mickoski. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Mickoski hapi temën e integrimit evropian, por me një vijë të qartë: reformat duhet të maten me vlera dhe kritere, jo me bllokada politike ditore.…

Read More

Çdo vit më 14 shkurt, në shumë vende të botës festohet Shën Valentini, e njohur ndryshe si dita e të dashuruarve. Kjo festë, që sot lidhet me dhurata, lule dhe mesazhe romantike, ka rrënjë të lashta historike dhe fetare. Origjina e saj lidhet me figurën e Shën Valentinit, një prift i shekullit të tretë në Perandorinë Romake. Sipas legjendës, ai u dënua me vdekje nga perandori romak Claudius II Gothicus, pasi kundërshtoi urdhrin për të mos lejuar martesat e ushtarëve të rinj. Valentini vijoi të martonte çiftet në fshehtësi, duke u bërë simbol i dashurisë dhe sakrificës. Ai u ekzekutua…

Read More