Autor: Suad Avdiu

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se me shkarkimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa ka nisur procesi i shkrirjes së koalicionit në parti politike, përcjell TV21. Mexhiti tha se pret që të gjitha partitë politike në koalicion, përfshi Lëvizjen Demokratike, ta bëjnë të njëjtin veprim. “Tashmë ka nisur, me vendimin e Besës mendoj se ka nisur ai proces dhe po vijon. Në periudhën e afërt që vijon, do të ketë njoftim para opinionit. Të njëjtën do ta bëjnë edhe partitë e tjera politike brenda në VLEN, duke filluar nga LD-ja ime”, tha Mexhiti. Në lidhje me atë se…

Read More

Draft-ligji i ri për Arsimin e Lartë dhe Ligji për Sigurimin e Cilësisë sjellin ndryshime të mëdha strukturore, normal me qëllim të vetëm përmirësim të cilësisë. Ka shumë pika për të diskutuar por sot do përmendi vetëm disa pika, duke u nisur nga fakti që kam qenë në udhëheqje në Univerzitet (2 mandate dekan dhe 1.5 mandate Pro-Rektor për çështje akademike). Mendimet janë të mijat personale dhe jo të institucionit që përfaqësoj 1. h-index dhe Web of Science si kriter ligjor për Profesor të Rregullt – Për zgjedhje në Profesor të Rregullt kërkohen minimum 7 punime, nga të cilat 4…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë arritur Marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e marëdhënieve dypalëshe ekonomike, që do t’u sigurojë eksportuesve të dy vendeve qasje më të gjerë deri te tregjet e të tjerëve, publikoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë. “Marrëveshja do t’i përforocjë marrëdhëniet tona tregtare, do t’i mbështesë interesat e përbashkëta strategjike, do ta promovojë rritjen ekonomike dhe do ta thellojë partneritetin tonë transatlantik, theksohet në kumtesën e përbashkët. Kushtet kyçe të Marrëveshjes përfshijnë: • Maqedonia e Veriut do t’i pezullojë shpenzimet doganore për të gjitha mallrat amerikane…

Read More

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ka shpallur shitjen e 24 automjeteve përmes një ankandi publik elektronik që do të zhvillohet nga data 17 deri më 23 shkurt 2026. Në listën e mjeteve të ofruara përfshihen marka luksoze dhe modele të njohura si Audi (A4, A5, A6, A8, Q7), Mercedes-Benz, Porsche, BMW dhe Opel. Sipas njoftimit, procesi do të jetë i ndarë në dy faza. Ankandi i parë, i cili është një përsëritje e procedurës, do të mbahet më 17 shkurt për tri automjete me çmime fillestare që variojnë nga 34.000 deri në 630.000 denarë. Ndërkohë, faza e dytë…

Read More

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot para gazetarëve tha se mbështet vendimin e Bilall e Kasamit për shkrirjen e strukturave të Lëvizjes Besa në VLEN, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Çështje e Kuvendit mbrëmë, shkrirja e organeve, me qëllim të shkohet drejt fizionimit të VLEN-it, unë e përshëndes dhe e mbështes fuqishëm. Pra ashtu siç e kam deklaruar në media po punojmë së bashku për shkrirje në parti, pasi është kërkesë e elektoratit shqiptarë”, tha Mexhiti. Lidhur me çështjen e Fatmir Limanit, Mexhiti tha se ky është çështje brenda Besës dhe besoj se ata kanë kapacitet që së bashku t’i…

Read More

Policia në Vozhdovc të Beogradit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut nën dyshimin se, për hakmarrje, i ka vënë flakën objektit hotelierik ku punonte, e më pas ka shqetësuar ish-punëdhënësit me video bizare. ​Më 10 shkurt, personi me iniciale S.G. nga Maqedonia e Veriut shkaktoi një incident i cili, për fat të mirë, përfundoi vetëm me dëme materiale dhe pa viktima në njerëz. ​Policia, pas një aksioni të shpejtë operativ, vuri në pranga S.G., i cili dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe rrezikim të sigurisë. Sipas informacioneve jozyrtare, motivi i këtij veprimi radikal ishte pushimi nga…

Read More

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se Goce Naumovski, i cili është këshilltar i jashtëm i kryeministrit Mickoski për çështje ligjore, është propozuar për gjyqtar të ri kushtetues që pritet të votohet së shpejti. Nga LSDM thonë se Goce Naumovski është vëllai i ish-zëvendëskryeministrit për Integrimin Evropian nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vasko Naumovski, gjë që sipas LSDM-së, konfirmon edhe një herë marrëdhëniet dhe ndikimet politike. “Qeveria merr gjyqësorin dhe prokurorinë nën kontrollin e saj të plotë. Ata ndryshuan prokurorin publik dhe zgjedhjen e planifikuar të një prokurori nën kontrollin e tyre. Ata emëruan gruan e një…

Read More

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë Bajram Rexhepi nëpërmjet një publikimi në facebook ka bërë të ditur se kanë filluar organizimin dhe fuqizimin e strukturave tona në Tetovë. I tillë ishte edhe takimi i mbrëmshëm i zhvilluar në fshatin Gjermë, informon “tetova1”. “Sonte në Gjermë, po e nisim një kapitull të ri për organizimin dhe fuqizimin e strukturave tona në Tetovë. Ky proces nuk është thjesht riorganizim, por është një thirrje për ide dhe energji të reja, dhe për një angazhim më të madh në shërbim të qytetarëve. Me respekt për të kaluarën dhe për kontributin e secilit aktivist…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me rezolutën e miratuar në Kuvend, duke theksuar se drejtësia nuk mund të trajtohet në mënyrë të pjesshme apo selektive. Në reagim thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka “detyrim historik dhe politik të flasë me një zë të përgjegjshëm, të plotë dhe të drejtë për drejtësinë”, e jo përmes rezolutave që, sipas LDK-së, mbesin të pjesshme në përmbajtje dhe mesazh. LDK ka theksuar se mbështet fuqishëm parimin e gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me standardet më të larta kushtetuese dhe ndërkombëtare për çdo…

Read More

Kryeministri i RMV-së, Hrisitjan Mickoski thotë se thellimi i Partneritetit Strategjik me Shtetet e Bashkuara është mbështetje e fortë dhe hap perspektiva të reja ekonomike për vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pas Marrëveshjes së Partneritetit me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbylljes së Dialogut Pas-Monitorimit me Këshillin e Evropës pas 26 vitesh, mbrëmë vonë Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë mbi Tregtinë Reciproke. Kjo deklaratë përfaqëson një sinjal të qartë për thellimin e partneritetit strategjik dhe konfirmim të mbështetjes së fortë që Maqedonia gëzon nga Shtetet e Bashkuara. Ajo hap rrugën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që…

Read More