Autor: Suad Avdiu

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështi. Dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës në dy qafa malore – deri në 50 metra në Pletvar dhe deri në 80 metra në Strazhë, njoftojnë nga “Rrugët e Maqedonisë”. Kompania thekson se të gjitha rrugët në të gjithë vendin janë të kalueshme, por paralajmëron se në pjesët që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut. NP “Rruga e Maqedonisë” u bën apel shoferëve të vozisin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të përshtatin…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar arsyen e tërheqjes së tij nga posti i të udhëheqësit të kësaj partie. Haradinaj renditi tri arsyet kryesore pse mori këtë vendim, që s’ishte hiç i lehtë. “Kemi mbajtur Këshillin e Përgjithshëm, i kemi dakorduar trupat zgjedhore për me u mbajt zgjedhjet e brendshme, e kemi votuar edhe rregulloren e brendshme për kandidaturat dhe e kemi marrë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve, prej nëndegëve e deri te kryetari i partisë”, tha ai. Kësaj here do ta shfrytëzoj të drejtën të mos kandidoj. Pra nuk do kandidoj më për kryetar…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut, më të dendura në rajonin juglindor. Në viset malore reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 13 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu, posaçërisht paradite dhe kah fundi i ditës. Do të fryjë dhe erë e…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për kryetar të partisë në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen në muajt në vijim. Në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së 177-të të Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Haradinaj bëri të ditur se janë marrë vendimet për trupat zgjedhore dhe është shpallur zyrtarisht procesi i zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e partisë. Ai theksoi se një nga risitë e këtij procesi është vendimi i tij për të mos kandiduar më për kryetar të Aleancës. “Ne sapo…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Besa, Billall Kasami mblodhi sonte Kuvendin Qendror të partisë, për të diskutuar siç tha ai pozitën e tyre partiake në qeverinë aktuale, informon Telegrafi Maqedoni. Në press konferencë, Kasami tha se është marrë vendimi për shkarkimin e Kryesisë së partisë, dhe vazhdimin e iniciativës drejt unifikimit në VLEN. “Kuvendi i Lëvizjes BESA miratoi shkarkimin e Kryesisë së Besës, si vazhdimësi e kalimit të partive tona në një të vetme në VLEN. Unë jam i autorizuar për zhvillimin e bisedimeve për të ardhmen e VLEN-it. Anëtarët poashtu përkrahën edhe analizën time se Lëvizja BESA ka kapacitet për më…

Read More

Rina Aziri nga Kumanova, e diplomuar me mesatare afër 10 në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, është një nga studentet e dalluara shqiptare që me këtë sukses të lartë arriti të marrë titullin doktoreshë. Duke parë rezultatet e saj të suksesshme, ajo është shpallur ndër studentet më të mira të këtij fakulteti në Shkup, krahas pak studentëve edhe të komunitetit maqedonas. Ajo është shpërblyer me çmimin “Studentja më e Dalluar”, një nga vlerësimet më prestigjioze për arritje akademike edhe nga nga Fondacioni “Albiz” në Maqedoninë e Veriut, në shenjë mirënjohjeje për suksesin e…

Read More

Shkup, 12 shkurt – Bekim Fazliu, nga Lëvizja Arbëria në emisionin “Debat në Shenja” është përgjigjur ndaj kritikave që kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ua ka bërë drejtuesve të Lëvizjes Arbëria. Ai tha se shpina i kthehet PDSH-së në momentin kur shkohet me Ali Ahmetin. “Me zotin Ali Ahmeti ishte para këtyre zgjedhjeve ky personi në fjalë. Dhe kjo mbaron kaq. Mbaron s’ka të drejtë të flasë”, tha Fazliu. Fazliu për Lëvizjen Arbëria për të cilën nuk ka dashur ta bëj ndarjen por tha se me bindje të plotë se në komunë e Likovës, kjo lëvizje është më e organizuar…

Read More

Deputeti Salih Murat ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e BDI-së dhe liderin e Frontit Europian, Ali Ahmeti, të cilin e ka cilësuar si shumë produktiv dhe kuptimplotë. Sipas Muratit, në takim janë trajtuar një sërë temash me rëndësi, përfshirë punët parlamentare, zhvillimet e fundit politike në vend, sundimin e ligjit, marrëdhëniet ndërkomunitetare dhe parimin e barazisë. Po ashtu, në diskutim janë ngritur çështjet që lidhen me përfaqësimin e drejtë, përdorimin e gjuhëve, politikat ekonomike dhe procesin e integrimit evropian. Në pjesën e dytë të takimit është bashkuar edhe ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti Blerim Bexheti, me të cilin…

Read More

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Mes të ftuarve për të diskutuar për këtë çështje, ka qenë të ftuar edhe Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhela. Por, teksa ndanin mendime të ndryshme në lidhje me qëndrimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me ngritjen e Gjykatës Speciale, Buzhala në një moment i është afruar Rexhajt dhe e ka goditur me grushte në studion e emisionit. Është dashur ndërhyrja e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu për të…

Read More

Për tu veçuar, nga këto arrestim, është rasti i vajzës së mitur, e cila po ngiste veturën pa patent shoferi. Gjithsej 15 shoferët janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, për shkak të mosrespektimit të dispozitave ligjore gjatë qarkullimit në trafik – vozitje pa patent shoferi ose vozitje edhe krahas “ndalesës ligjore”, por edhe për shkak të vozitjes nën ndikimin e mbidozës së alkoolit. Pjesa më e madhe e tyre janë arrestuar Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Negotinë dhe Kavadarc. Shoferi nga Gostivari, si dhe e mitura nga Kavadarci, gjatë qarkullimit kishin edhe aksidente trafiku.

Read More