Autor: Suad Avdiu
Qeveria e Maqedonia e Veriut ka dorëzuar sot zyrtarisht në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dhe kryetarit Afrim Gashi propozimin për emërimin e zëvendësministrit të ri të Mbrojtjes. Sipas dokumentit të dorëzuar, Admir Shabani është propozuar për të marrë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes, duke u bërë pjesë e strukturës drejtuese të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Propozimi tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare dhe pritet të votohet nga deputetët në seancën e ardhshme parlamentare, shkruan Top24.
Postin do ta pranonte vetëm në një situatë të jashtëzakonshme apo në rast lufte civile për unitet kombëtar, përcjell Kosova Post. Murat Jashari ka deklaruar se ka refuzuar mundësinë për t’u bërë President, duke theksuar se Familja Jashari nuk i përket një subjekti apo rrethane politike, por mbarë shqiptarëve. Në një deklarim publik, Jashari u shpreh se posti i presidentit nuk është diçka që ai do ta pranonte në rrethana normale politike. “Familja Jashari i takon gjithë shqiptarëve,” tha ai, duke shtuar se një përgjegjësi e tillë do të kishte kuptim vetëm në një situatë të jashtëzakonshme. Sipas tij, vetëm…
Sot në Universitetin e Tetovës është mbajtur debat për Ligjin e ri për Arsim të Lartë, në të cilin ka marrë pjesë edhe ministrja, Vesna Janevska. Pas debatit për ligjin, Janevska pati një përplasje verbale me gazetarët për shkak të gjuhës shqipe, gjegjësisht kërkesës së saj që çdo gjë të përkthehet në gjuhën maqedonase. Gazetarët kërkuan që ministrja Janevska të ketë përkthyesin e saj, ndërsa ajo u përgjigj që gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase. “Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet. Unë ndodhem në Tetovë ku flitet gjuha shqipe. Unë nuk duhet të…
Edhe një ton marihuanë është konfiskuar nga një kompani për kultivimin e kanabisit mjekësor në Josifovë të Valandovës. Bëhet fjalë për kompaninë Green Life, njëra nga gjashtë kompanitë të cilave Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ua ka hequr licencën e punës. Me urdhër të një prokurori publik nga Prokuroria e Gjevgjelisë, zyrtarë policorë nga SPB-Strumicë dhe DPB-Valandovë kanë kryer kontroll në hapësirat e një subjekti juridik për prodhimin e marihuanës në fshatin Josifovo, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Konfiskimi është vazhdim i aksionit policor të nisur në periudhën e kaluar, në të…
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave Mustafa Dauti, realizoi sot një vizitë zyrtare në pikën kufitare Tabanovë. Gjatë vizitës, Dauti zhvilloi takim pune me zyrtarët doganorë për organizimin e punës, përkushtimin dhe përgjegjësinë që kërkon menaxhimi i një fluksi të madh udhëtarësh dhe mallrash. U theksua rëndësia e një qasjeje profesionale, por mbi të gjitha njerëzore ndaj çdo qytetari që kalon kufirin. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe funksionimi i modelit One Stop Shop, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në përshpejtimin e procedurave dhe ka reduktuar kohën e pritjes. Po ashtu, zëvendësdrejtori Dauti theksoi domosdoshmërinë e forcimit të kontrolleve…
Në seancën plenare në Kuvend nuk kaluan ndryshimet ligjore të propozuara nga LSDM, me të cilat paga minimale nga marsi duhej të rritej në 36.960 denarë, përcjell TV21. Debati kaloi me akuza të ashpra midis deputetëve të opozitës dhe qeverisë. Për ata nga opozita, paga minimale prej 600 eurosh është një nevojë e domosdoshme, pasi shpenzimet për jetesë janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Qeveria, nga ana tjetër, në propozimin e LSDM-së pa populizëm të pastër. Të ngjajshme Janevska përplaset me gazetarët në Tetovë për gjuhën shqipe: Ju duhet të flisni gjuhën maqedonase “Në shkurt 2026, koshin sindikal rritet për…
Përderisa Artan Grubi ndodhet në arrest shtëpiak nën mbrojtje policore, pas një arratisjeje që zgjati 14 muaj, zyrtari policor i cili e lejoi atë të kalonte kufirin ditën e largimit nga Maqedonia e Veriut, më 15 dhjetor 2024, është përballur me sanksione të rrepta ligjore dhe disiplinore. Sipas informacioneve të siguruara nga Televizioni Telma, polici i cili nuk e ndaloi ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, edhe pse ai figuronte në “listën e ndalimit” (stop-lista), është dënuar me burgim me kusht. Gjykata e ka dënuar atë me 2 vite burg, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i dënuari nuk kryen vepër…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nëse do të vinte një emër për president nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, do të ishte një “konsensus automatik” në shoqëri. “Konsensus të partive politike, deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari”, tha ai për mediat më 25 shkurt, pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali. I pyetur se a ka vullnet nga familja Jashari për këtë çështje, Konjufca tha se nuk…
Shoqata e Prokurorëve Publikë kërkon që Kuvendi i RMV-së të tërheqë nga rendi i ditës ndryshimet e propozuara në Ligjin për pagat e prokurorëve, përcjell TV21. Në komunikatën e tyre, Shoqata thekson se pagat aktuale të prokurorëve në Maqedoni janë më të ulëtat në rajon, duke u luhatur nga 90,000 deri në 130,000 denarë, rreth 1,500 – 2,100 euro. Për krahasim, thonë se pagat mesatare të prokurorëve në vendet e tjera të rajonit janë: Serbia: 1,600 – 4,000 euro, Mali i Zi: 1,600 – 4,700 euro, Shqipëria: 1,600 – 3,000 euro, Bullgaria: rreth 3,000 euro plus bonus vjetor. Shtojnë se…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare në Prishtinë pas marrjes së detyrës. Gjatë takimit u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, koordinimi në politikën e jashtme si dhe avancimi i mëtejshëm i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Spiropali e cilësoi vizitën e saj si një moment me peshë të veçantë politike dhe kombëtare. “Ishte nder i veçantë dhe përgjegjësi e thellë që…
