Autor: Suad Avdiu

Kryeministri i I.zraelit, Benjamin Netanyahu, raportohet se është diagnostikuar me kancer, një zhvillim që shkon përtej dimensionit personal dhe prek drejtpërdrejt arkitekturën politike të I.zraelit në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së tij moderne. Në një moment kur gj.enocidi në Gaza ka prodhuar pasoja të rënda humanitare, presion ndërkombëtar dhe polarizim të thellë të opinionit global, çdo paqartësi mbi stabilitetin e lidershipit izraelit merr peshë strategjike. Netanyahu ka qenë figura qendrore e vendimmarrjes ushtarake dhe politike në operacionet ndaj Gazës, duke përballuar njëkohësisht kritika të forta ndërkombëtare për menaxhimin e konfliktit dhe akuzat për pasoja disproporcionale mbi…

Read More

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski tha se nuk ka marrë asnjë informacion nga kryeministri Hristijan Mickoski për mundësinë e përfshirjes së ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov në rikonstruim të qeverisë. Dimitrievski tha se personalisht është i kënaqur me punën e Fillkovit, i cili është kuadër i ZNAM-it. “Në lidhje me rikonstruimin e qeverisë. Tani për tani nuk kam njoftim të tillë nga mandatari, është e drejta e tij. Ndryshe, të gjitha ata deklarata subjektive që janë dhënë nga ana e disa kolegëve kryetarë komunash, liderë ose përfaqësues të disa partnerëve të koalicionit i barazoj në nivel të politikës ditore…

Read More

Policia serbe, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), arrestoi mbrëmë dy burra nga Kraljeva, D.R. dhe M.R. nën dyshimin se po përgatitnin një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues. Siç ka mësuar Nova, këta janë dy veteranë të Brigadës së 63-të të Parashutistëve, të cilët kanë shoqëruar studentët gjatë të gjitha protestave dhe bllokadave gjatë vitit të kaluar. “Ata dyshohet se, në periudhën nga dhjetori 2025 deri në shkurt 2026, kanë organizuar një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Republikës së Serbisë dhe përmbysjen e organeve më të larta shtetërore. Për këtë qëllim, ata organizuan blerjen…

Read More

Postimi ne facebook : Vazhdon faza e tretë e aksionit “Pakot e Ramazanit” Shoqata Edukative “Vllaznia” sot realizoi shpërndarjen e dhjetëra pakove ushqimore, në kuadër të fazës së tretë të aksionit “Pakot e Ramazanit”, të cilat iu dhuruan kryesisht familjeve me fëmijë jetimë dhe me kushte të vështira ekonomike në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Lusim Allahun që t’i shpërblejë donatorët për kontributin e tyre, si dhe ftojmë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që t’i bashkëngjiten aksionit! Kumanovë, 24.02.2026

Read More

Ish-Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov vlerëson se debati aktual mbi integrimin gradual po zhvillohet në një kontekst të fortë gjeopolitik, kryesisht për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës dhe përpjekjeve të Bashkimit Evropian për t’i dërguar një sinjal të qartë Kievit. “Ekziston një presion i madh, duke pasur parasysh agresionin rus kundër Ukrainës dhe përpjekjet për të ndaluar luftën, për të gjetur diçka të prekshme dhe vërtet domethënëse për t’i dhënë Ukrainës. Në disa nga tekstet e draftit që arrijnë publikun dhe median, madje u përmend edhe anëtarësimi vitin e ardhshëm për Ukrainën”, thotë Dimitrov. Ai thekson se udhëheqja ukrainase…

Read More

Tërmet me magnitudë prej 4,3 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sonte në rajonin e Elbasanit, i cili është ndjerë edhe në Dibër, Strugë dhe Ohër. Sipas raporteve, lëkundja është regjistruar në orën 20:06 në thellësi prej 13 kilometra. Epiqendra është 7 kilometra në veriperëndim të Lushnjës dhe 31 kilometra në jugperëndim të Elbasanit. Për momentin nuk ka informacione për dëme të shkaktuara materiale

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali viziton nesër Kosovën. Atë do ta presë zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Sipas njoftimit zyrtar, takimi mes Konjufcës dhe Spiropalit do të ndodhë në orën 10:00 në objektin e MPJD-së, transmeton Klankosova.tv

Read More

Guvernatori i shtetit të Washington, Bob Ferguson, i cili vitin e kaluar u bë shteti i parë në SHBA që e shpalli Fitër Bajramin festë zyrtare shtetërore, ka nxjerrë një proklamatë, duke njohur periudhën 18 shkurt – 19 mars 2026 si muajin e shenjtë të Ramazanit. Duke uruar “Ramadan Mubarak” për komunitetin mysliman që nis muajin e agjërimit dhe lutjes, Fergusoni tha se “myslimanët e Washingtonit janë pjesë përbërëse e strukturës shoqërore të shtetit tonë”, duke theksuar se ata kontribuojnë ndjeshëm në “vitalitetin ekonomik të Washingtonit, shërbimin publik, sistemet arsimore, institucionet shëndetësore, bizneset e vogla, sektorin e teknologjisë, artin dhe…

Read More

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit mes FK Vardar dhe KF Bashkimi, duke theksuar se çdo shkelje e ligjit do të marrë përgjigjen e merituar institucionale. Në reagimin e tij, Iseni bëri të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe se policia ka vepruar sipas procedurave për të garantuar rendin dhe sigurinë e tifozëve, lojtarëve dhe stafit. “Dhuna, ofendimet dhe sjelljet që nxisin tensione nuk i ndihmojnë as sportit, as shoqërisë sonë. Ekipet tona kanë qenë në terren dhe…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mori çmimin për cilësinë e shërbimeve të aeroportit (ASQ) për vitin 2025 “Përvoja më e këndshme në aeroport në Evropë” nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). Koncesionari TAV Maqedonia sot njoftoi se çmimi që Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit e merr për herën e 11-të është një mirënjohje tjetër nga pasagjerët që plotësuan sondazhet për kënaqësinë ndaj cilësisë së shërbimeve të aeroportit, përmes këtyre anketave matën treguesit kryesorë si efikasiteti i regjistrimit të pasagjerëve dhe bagazheve, kontrolli i sigurisë, orientimi brenda aeroportit, si dhe lehtësinë e përgjithshme të lëvizjes nëpër aeroport. “Kjo mirënjohje për herën e 11-të…

Read More