Postin do ta pranonte vetëm në një situatë të jashtëzakonshme apo në rast lufte civile për unitet kombëtar, përcjell Kosova Post.
Murat Jashari ka deklaruar se ka refuzuar mundësinë për t’u bërë President, duke theksuar se Familja Jashari nuk i përket një subjekti apo rrethane politike, por mbarë shqiptarëve.
Në një deklarim publik, Jashari u shpreh se posti i presidentit nuk është diçka që ai do ta pranonte në rrethana normale politike.
“Familja Jashari i takon gjithë shqiptarëve,” tha ai, duke shtuar se një përgjegjësi e tillë do të kishte kuptim vetëm në një situatë të jashtëzakonshme.
Sipas tij, vetëm në rast të një gjendjeje të rëndë kombëtare, si një luftë civile apo një krizë që kërkon unitet dhe sakrificë të përgjithshme, do ta konsideronte pranimin e një posti të tillë.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime në opinion, duke u interpretuar si një mesazh për ruajtjen e unitetit kombëtar dhe largimin e emrit të Familjes Jashari nga përplasjet e zakonshme politike.

