Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Spiropali: Kosova prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Shkurt, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare në Prishtinë pas marrjes së detyrës.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, koordinimi në politikën e jashtme si dhe avancimi i mëtejshëm i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Spiropali e cilësoi vizitën e saj si një moment me peshë të veçantë politike dhe kombëtare.

“Ishte nder i veçantë dhe përgjegjësi e thellë që vizitën time të parë si ministre ta bëj pikërisht në Prishtinë. Një vizitë që vjen menjëherë pas vizitës së kryeministrit Rama dhe presidentit Begaj dhe krijimit të qeverisë së re. Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por zgjedhje historie dhe politike dhe deklarim i qartë se ku qëndron prioriteti ynë kombëtar. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është një kapitull i zakonshëm i diplomacisë, por vijimësi e rrugëtimit të përbashkët të skalitur në sakrificë dhe qëndresë”, u shpreh Spiropali.

Ajo kujtoi momentet kyçe të historisë së Kosovës, duke theksuar se viti 1999 ishte momenti kur bota pa padrejtësinë, por edhe dinjitetin e një populli që kërkonte të jetonte i lirë, ndërsa viti 2008 shënoi kthimin e aspiratës për liri në shtetësi dhe vendosjen e Kosovës në hartën e botës.

Sipas saj, viti 2026 duhet të jetë viti i konsolidimit të plotë të subjektivitetit kombëtar të Kosovës dhe i mbylljes përfundimtare të çdo paqartësie historike për vendin e saj në Evropë.

“Nuk po ndërtojmë një marrëdhënie nga e para, por po forcojmë një bosht kombëtar mes dy republikave motra, dy shteteve që ndërtojnë histori. Qeveritë tona kanë zgjedhur marrëdhënie të ndërtuar mbi realitetin. Kosova është prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë”, deklaroi ajo.

Spiropali shtoi se çdo njohje e re dhe çdo anëtarësim i ri i Kosovës në organizata ndërkombëtare përbën investim në sigurinë, dinjitetin dhe stabilitetin e historisë shqiptare dhe të gjithë rajonit.

Po ashtu Spiropali tha se masat shtrënguese kundër Kosovës ishin kundër produktive “E themi me plotë gojën që Kosova meriton statutin e vendit kandidat pa standarde të dyfishta dhe pa pritje të pafundme”.

“Një Evropë që kërkon besim nga rajoni duhet të tregojë besueshmëri në vendimarrjen e saj. Shqipëria është në rrugën e saj të negociatave për anëtarësim të saj në BE…tani duhet të filloj mbyllja e negocimit me Shqipërinë dhe duhet të fillojë për Kosovën”.

Ndërkaq, ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Kosovë do të takohet edhe me presidenten, Vjosa Osmani, kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu si dhe kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/

Lexuar: 91

Lajme te ngjashme

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Lajmet e fundit

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.