Autor: Suad Avdiu

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mjekët theksojnë se 72 orët e ardhshme janë vendimtare për jetën e tij. Dr. Spasoje Popoviq, ndihmësdrejtor i Klinikës për Pulmologji në Qendrën Klinike të Serbisë dhe një nga mjekët që po kujdesen për të, deklaroi se Daçiç është i vendosur në respirator, me pneumoni dypalëshe. “Është në respirator, ka pneumoni në të dy mushkëritë dhe po merr të gjithë terapinë e nevojshme. Po luftojmë për jetën e tij dhe 72 orët e ardhshme janë kyçe”, ka deklaruar dr. Popoviq, raportojnë mediat…

Read More

Sistemi i përmbarimit në Maqedoninë e Veriut vazhdon të prodhojë shpenzime joproporcionale për qytetarët. Rasti i fundit i denoncuar nga Konfederata e Sindikatave të Lira (KSOM) tregon se si një borxh minimal prej 50 denarësh për shërbime të parkingu, është fryrë deri në 15.000 denarë pas kalimit nëpër hallkat e sistemit juridik, përcjell INA. Sipas kryetarit të KSOM-it, Marjan Ristevski, kjo rritje drastike vjen si pasojë e tarifave të akumuluara nga palët e përfshira në procesin e arkëtimit të detyrueshëm: Shërbimet e avokatit: 6.000 denarë (angazhuar nga ndërmarrja publike). Kostot e noterit: 4.000 denarë. Tarifat e përmbarimit: Pjesa mbetur e…

Read More

Dega Schübelbach e SVP ka nisur një peticion kundër xhamisë së planifikuar në Siebnen. Edhe pse nuk është ligjërisht i detyrueshëm, veprimi synon të ketë një efekt parandalues. Shtëpia Läuffer në Glarnerstrasse në Siebnen, sipas shumë banorëve, duket në një pozicion tepër qendror për të vendosur në të qendrën kulturore islame të planifikuar, ose më saktë, xhaminë e shqiptarëve të këtij lokaliteti, transmeton albinfo.ch. Peticioni online i SVP po merr shumë vëmendje. Raporti i fillimit të shkurtit në lidhje me një xhami të planifikuar në Siebnen ka ngjallur shumë polemika. Bashkësia Shqiptare-Islame e Altendorfit (AIG) kishte njoftuar qëllimin e saj për…

Read More

Autopsia e vërtetoi dyshimin e hetuesve. Autopsia për rastin me vrasësin serik në Staro Nagoricane, ka vërtetuar vdekje të dhunshme edhe tek gruaja tjetër, përderisa raporti në formë të shkruar i AND analizave pritet të hënën në Prokurori. Hetimi vazhdon me vlerësimin psikiatrik të të dyshuarit dhe me grumbullimin e dëshmive plotësuese. Ka përfunduar edhe autopsia për gruan e dytë për të cilën Prokuroria javën e kaluar urdhëroi eks-humim dhe autopsy, pas vrasjes në Staro Nagoricane të Kumanovës. Drejtori I Mjekësisë Ligjore prof.dr.Aleksandar Stankov për MIA tha se bëhet fjalë për vdekje të dhunshmeedhe tek rastin I gruas tjetër, por…

Read More

Pas 22 vitesh, për herë të parë janë rritur çmimet e çerdheve në Kumanovë. Pas gati 22 vitesh, Komuna e Kumanovës vendosi të rrisë çmimin për qëndrimin e fëmijëve në çerdhe. Dje, Këshilli i Komunës së Kumanovës me 23 vota “pro” dhe gjashtë “kundër” miratoi propozimin e Bordit Drejtues të çerdhes Kopshti i fëmijëve “Angel Shajçe”, duke i rritur çmimet për 35%. Nëse deri më tani pagesa mujore për një fëmijë ishte 1.490 denarë, tani ajo do të jetë 2.011 denarë. Siç deklaroi udhëheqësi i Sektorit për kulturë, sport, mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve, Aleksandar Krstevski, qeveria që në…

Read More

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë në kuadër të seancës së 89-të, pa debat miratoi paketën e ligjeve me të cilat nivelohet paga e personave të zgjedhur dhe të emëruar. Me këto ligje parashihet ulje e pagave deri në 13.000 denarë apo mbi 200 €, përcjell INA. Deputetët votuan ndryshimet në Ligjin për deputetët, Ligjin për paga dhe kompensime të tjera për persona të zgjedhur dhe të emëruar, Ligjin për pagat e prokurorëve publikë, Ligjin për pagat e gjyqtarëve, Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë dhe Ligjin për pagat e anëtarëve të…

Read More

“Deri në Han të Elezit për barna…”, është fjalia që e dëgjojnë rojtarët kufitarë në pikën kufitare të Bllacës mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sidomos gjatë fundjavave, kur pyesin shtetas maqedonas se ku po shkojnë në shtetin fqinj, shkruan REL/RFE. Hani i Elezit është qyteti i parë në anën e Kosovës, vetëm pesë apo gjashtë kilometra larg kufirit maqedonas dhe është destinacion i shpeshtë për qytetarët maqedonas për barna më të lira, sipas dëshmive që disa qytetarë kanë ndarë me Radion Evropa e Lirë (REL). Të tjerë udhëtojnë 35-40 kilometra deri në Ferizaj, për të bërë pazar dhe blerë…

Read More

Sot shënohet 22-vjetori i rrëzimit tragjik të aeroplanit në Rotimlje, pranë Mostarit, në të cilin humbi jetën ish-presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski, së bashku me anëtarë të kabinetit të tij dhe ekuipazhin e aeroplanit. Përvjetori i vdekjes së tij do të shënohet duke vendosur lule në Shkup, në qytetin e tij të lindjes, Strumicë, dhe në vendin e rrëzimit në Rotimlje. Delegacione nga institucionet shtetërore, familjet dhe përfaqësues të tjerë do të bëjnë homazhe te varri i Trajkovskit në varrezat e qytetit të butelit, si dhe në memorialet në Strumicë dhe Rotimlje. Presidenti Boris Trajkovski vdiq më 26 shkurt 2004,…

Read More

Për pakënaqësitë e Arben Fetait në VLEN, Blerim Sejdiu në Click Plus tha se duhet të bëhet kompromis dhe mos të shprehen pakënaqësitë individuale, që siç tha, për faktin se mendon ndryshe nuk duhet të dëmtohet dhe bllokohet VLEN-i. Sejdiu tha se duhet parë secili gjendjen në terren dhe rezultatet. “Të gjejë gjuhën e përbashkët, kompromisit dhe të pajtohemi ne me gjendjen siç e kemi situatën politike në terren dhe rezultatet tona. Në këtë drejtim mendoj se duhet të shkojë VLEN dhe të mendojë për tablon e madhe, atë që e don populli dhe jo të shprehim atë pakënaqësitë individuale…

Read More

Qeveria e Maqedonia e Veriut ka dorëzuar sot zyrtarisht në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut emrin e zv/ministrit të arsimit. Bëhet fjalë për Driton Sulejmanin, i cili ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të koalicionit VLEN, ndërsa më herët ka qenë edhe këshilltarë në komunën e Kumanovës, nga radhët e partisë Alternativa. Propozimi tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare dhe pritet të votohet nga deputetët në seancën e ardhshme parlamentare.

Read More