Autor: Suad Avdiu

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, u takua me agjentët e sulmuesit anglez Marcus Rashford të hënën për të filluar negociatat mbi një transferim të përhershëm verën e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja spanjolle “SPORT”. Klubi i La Liga po përpiqet të zvogëlojë klauzolën prej 30 milionë eurosh që ka vendosur Manchester United për të blerë kartonin e Rashford. Sulmuesi mbërriti nga “djajtë e kuq” verën e kaluar në formë huazimi. Gjithsesi, ky duket një mision i vështirë, pasi Manchester United nuk është i gatshëm të rinegociojë shifrën për Rashford. Sulmuesi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 10…

Read More

Një banor nga rajoni i Kërçovës do të marrë 5 mijë euro (300 000 mijë denarë) si kompensim për dhimbjet fizike dhe frikën e përjetuar, pasi ishte sulmuar dhe plagosur nga një ari. Incidenti ka ndodhur në gusht të vitit 2022, kur burri po kthehej në këmbë nga ara drejt shtëpisë së tij. Sipas të dhënave, pa asnjë provokim është sulmuar nga kafsha e egër, e cila e ka rrëzuar dhe e ka kafshuar. Gjatë sulmit ai ka pësuar lëndime në anën e djathtë të ballit dhe të tëmthit, si dhe mavijosje në pëllëmbët e duarve dhe në kofshë. Pas…

Read More

Për herë të parë që nga funksionimi i sistemit “Qyteti i Sigurt”, më datë 24.02.2026 nuk është regjistruar asnjë shkelje për kalim me dritë të kuqe në semafor. Në zonat e qyteteve dhe korridoret ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 526 shkelje, nga të cilat 84 janë kryer nga shoferë që drejtonin mjete me targa të huaja. ​Për drejtim të automjetit me shpejtësi mbi limitin e lejuar janë regjistruar 504 shkelje, ndërsa 22 raste për drejtim të mjetit me leje qarkullimi të skaduar. Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 17 masa “ndalim i drejtimit të mjetit” – të gjitha për tejkalim…

Read More

Janë hapur 22 linja të reja ajrore që e lidhin Maqedoninë me të gjithë Evropën, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në një postim në rrjetet sociale, duke ndarë një hartë me linjat ajrore të reja të vendosura drejt Evropës nga dy aeroportet vendase nga viti 2024 deri në vitin 2026. Nikolloski, në një postim në Fejsbuk, thekson se fuqishëm po zhvillohet trafiku ajror në shtet. “Aeroportet në shtet me një numër më të madh të pasagjerëve po bëhen liderë në rajon. Vazhdojmë në periudhën e ardhshme me edhe më shumë aktivitete që synojnë forcimin e trafikut ajror”,…

Read More

Shkup, 25 shkurt – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nga nesër deri të shtunën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj vizite janë paraparë takime institucionale në nivel të lartë, si dhe aktivitete me karakter diplomatik. Begaj do të pritet nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi. Në agjendën e tij janë përfshirë edhe takime me liderët e partive politike shqiptare në vend. Në kuadër të vizitës, presidenti shqiptar do të qëndrojë edhe në disa komuna me shumicë shqiptare. Ai do të vizitojë…

Read More

Kuvendi sot pritet të mbajë seancën e 89-të. Në rendin e ditës janë propozimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Banesat, si dhe propozim-vendimet për shpalljen e thirrjes publike për emërimin e një anëtari dhe të kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale. Gjithashtu, parashihet edhe shpallja e thirrjes publike për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik, si dhe vendimet për shpalljen e thirrjeve publike për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatë të thellë për mënyrën se si një numër partish politike kanë politizuar rastin e Artan Grubit përmes deklaratave dhe paraqitjeve të tyre publike. Pavarësisht dallimeve politike, është e papranueshme që proceset juridike të zhvendosen nga korniza institucionale dhe ligjore e garantuar me Kushtetutë dhe të shndërrohen në instrument të debatit partiak, theksojnë nga BDI në kumtesën. Dy ditët e fundit kemi parë se si parti politike, funksionarë të lartë dhe aktivistë të tyre kanë krijuar një klimë histerie dhe presioni publik, duke shpallur qëndrime që nënkuptojnë fajësi të parapërcaktuar. Me këtë qasje ata marrin…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri 16 gradë celsius.Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me periudha diellore./Telegrafi/

Read More

Zëvendëskryeministri Sali takoi kryetaren e Komitetit për Integrimin e Ukrainës në BE, Ivanna Klympush-Tsintsadze Zëvendëskryeministri i parë Beskim Sali, në kuadër të vizitës së tij në Kiev, ka realizuar takim me Ivanna Klympush-Tsintsadze, kryetare e Komitetit për Integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Në fokus të takimit ka qenë progresi i reformave si dhe është theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve kandidate në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Integrimi në Bashkimi Evropian mbetet një prioritet strategjik për të dy vendet tona. Diskutuam për përparimin e reformave dhe theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve kandidate në rrugën…

Read More

Rrjeti maqedonas i marketeve “Stokomak” me një gjest të bukur ka shpërblyer punëtorët e besimit islam të angazhuar në këtë rrjet gjigant të marketeve. Të gjithë punëtorët myslimanë do të marrin nga 5.000 denarë bonuse me rastin e Ramazanit. “Stokomak feston përkushtimin e punëtorëve të saj! Me rastin e Bajramit të Ramazanit, të gjithë punonjësve tanë të besimit mysliman do t’u paguhen bonuse fetare prej 5.000 denarësh në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur gjatë vitit të kaluar. Gëzuar festat!”, njoftoi Stokomak.

Read More