Autor: Suad Avdiu
Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsiusë.
Shkruan: Doruntina Meha Zgjedhja e presidentit të ri po kthehet në një teatër politik, ku çdo lëvizje peshohet më shumë në funksion të kontrollit sesa në funksion të shtetit. Në vend të një debati të qartë kushtetues dhe politik për profilin që i duhet vendit në krye të shtetit, po shohim kalkulime personale, sinjale të dyfishta, takime të heshtura dhe mesazhe të koduara për publikun. Institucioni i presidentit, që duhet të jetë simbol i unitetit dhe stabilitetit institucional, po trajtohet si pjesë e matematikës së pushtetit, jo si garanci e balancës ndërmjet institucioneve. Kjo qasje e dëmton vetë peshën e…
Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini ujë, kur të vijë koha e iftarit? Këtu e keni një këshillë të vlefshme. Të gjithë e dimë, e në veçanti ata që agjërojnë, se sa e rëndësishme është mënyra se si ne pimë ujë, për të ruajtur rezistencën e trupit gjatë gjithë ditës. Doktori i sëmundjeve të brendshme dhe romatologjisë, Prof. Dr. Mehmet Soj, jep këshilla për mënyrën se si duhet të konsumohet uji. Ai thotë se uji duhet të pihet me ngadalë dhe nëse tejkalohen ai mund të shkaktojë diarre dhe të vjella. Sipas…
Arrestohet shoferi nga Orizarja e Kumanovës, voziste pa patentë shoferi Policia e Kumanovës (SPB) ka bërë të ditur privimin nga liria (arrestimin) edhe të një shoferi. Një masë të tillë ligjore, Policia e Kumanovës e ka ndërmarrë gjatë kontrollit rutinor, kur edhe ka konstatuar se vozitësi nga rajoni i Likovës, veturën po e drejtonte pa patentë shoferi. Veprimin e këtillë policia e ka ndërmarrë, sipas kumtesës për opinion, me datën 24.shtator.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Industriska” në Kumanovë, kur është ndaluar personi me iniciale F.D. (30) nga fshati Orizare i Likovës, i cili po e drejtonte makinën .
Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë (SPB) ka njoftuar nëpërmjet kumtesës për opinion, lidhur me një rast të shqetësimit të një vajze të moshës së mitur, nga ana e një të punësuari në shkollën e muzikës në Kumanovë, që gjendet afër xhamisë qendrore të Kumanovës. Në fakt, një rasti i tillë, sipas SPB-së, ka ndodhur me datën 24 shkurt 2026, në ora 14.55. Pikërisht në këtë moment, policët e kanë arrestuar personin me inciale S.A. (60), sit ë dyshuar për rastin në fjalë. Sic thuhet nga Policia, ai dyshohet se paraprakisht në shkollën e muzikës, ku ishte i punësuar,…
Aleanca e udhëhequr nga Arben Fetai do të mbajë nesër në mbrëmje një takim të jashtëzakonshëm me strukturat nga i gjithë vendi, ku pritet të merret vendim për shkrirjen e strukturave partiake. Nga kjo parti theksojnë se, si ndër kontribuuesit dhe sakrifikuesit më të mëdhenj për krijimin dhe mbajtjen gjallë të VLEN-it, po hedhin hapin e radhës drejt themelimit të VLEN-it si subjekt politik. Disa javë më parë, edhe Lëvizja Besa i shkriu strukturat e saj partiake, si hap drejt formimit të subjektit të ri politik me emrin VLEN. Pritet që të njëjtin veprim ta ndërmarrin edhe LD-ja e Izet…
Nesër në Shkup do të fillojë vizitat zyrtare presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Vizita e tij e parë do të jetë në Çair, ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Izet Mexhiti. “Kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, në frymën e avancimit të bashkëpunimit institucional dhe konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, do të mirëpresë më 26.02.2026 (E enjte) Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komuna e Çairit do të jetë pika e parë e kësaj vizite zyrtare”, njoftuan nga Komuna e…
Komisioni Evropian (KE) ka propozuar nisjen e negociatave me gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor për t’i përfshirë ato në regjimin e Bashkimi Evropian “Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë). Programi i Komisionit Evropian “Roam Like at Home” është një rregullore e BE-së që u mundëson përdoruesve të telefonisë mobile të përdorin telefonat e tyre në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e tyre. Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit mobil në zonën e Bashkimi Evropian nuk ka kosto shtesë roaming-u për thirrjet, mesazhet SMS dhe përdorimin e internetit. Komisionarja evropiane për…
Distancime nga zv.kryeministri për Qeverisje të mirë, Arben Fetai. Mosmarrëveshjet brenda ASH-së së Fetait kanë çuar në distancimin e deputetes Mimoza Musa, ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët kanë vendosur që rrugëtimin e tyre ta vazhdojnë brenda koalicionit VLEN që së shpejti do të shndërrohet në parti politike duke i kthyer shpinën në këtë mënyrë Fetait. Mësohet se zyrtarët janë të pakënaqur me qëndrimet e Fetait rreth shkrirjes së VLEN-it në parti. Në një iftar zyrtarët të cilët kundërshtojnë qëndrimet e Fetait u bënë bashkë, duke theksuar se në këtë moment është i rëndësishëm procesi…
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë që të gjendet dhe votohet në Kuvend presidenti i ardhshëm i vendit. Deri më tani, kandidaturën haptazi e ka bërë vetëm presidentja aktuale, Vjosa Osmani, por që duket se nuk ka mbështetje të gjerë nga deputetët. Në opinion u përfolën edhe emra nga familja Jashari. Ishte madje ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ai që tha sot pas takimit me homologen e tij shqiptare, Elisa Spiropali, se mes partive politike deri tani ka konsensus vetëm për një president që do të vinte nga familja Jashari. Por, nga vetë familja Jashari kanë mohuar se kanë ambicie…
