Autor: Suad Avdiu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre shtetasve të Kosovës në një aksident të rëndë që ndodhi në Austri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh i tronditur nga ky lajm, duke konfirmuar se viktimat janë identifikuar nga Ambasada e Kosovës në Vjenë. “Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës“, shkroi Kurti. Kryeministri u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, duke shtuar se kjo është një humbje e madhe për të…

Read More

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti në rrjetin social Facebook ka publikuar mesazhet e Kuvendit, ku shihet të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Bexheti për mosrespektimin e gjuhës shqipe ka akuzuar kreun e Kuvendit, Afrim Gashin, transmeton TV21. Statusi i plotë i deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti “Kur kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut relativizon përdorimin e gjuhës shqipe dhe e përjashton atë edhe nga komunikimet bazike, si SMS-të për gjobat në trafik, ndërsa menjëherë pas kësaj i njëjti standard zbatohet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njëkohësisht një nga liderët…

Read More

Kuvendi ka planifikuar të mbajë seancën e 94-të sot, ku në rend të ditës do të jetë propozimi për zgjedhjen e Nenad Saveskit si Prokuror i ri Publik i Shtetit. Saveski, i cili aktualisht është gjyqtar në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, u propozua nga Qeveria për Prokuror Publik i Shtetit më 10 mars, dhe për të marrë këtë pozicion, atij i duhen të paktën 61 vota parlamentare. Kandidatura e tij vjen pas dorëheqjes së ish-prokurorit Ljupço Kocevski, dhe pas procedurës në të cilën morën pjesë pesë kandidatë.Nenad Saveski ka lindur në vitin 1976, jeton në Gostivar dhe ka një…

Read More

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me delegacionin partiak, prej sot deri më 20 mars, do të marrë pjesë në kongresin e Partisë Popullore Evropian në Bruksel, në të cilën janë të ftuar edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Usurla fon der Lajen, dhe si kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, kumtoi qendra e shtypit e VMRO-DPMNE-së. Nga aty theksojnë se prania në kongres është një konfirmim i vendosmërisë së fortë të Republikës së Maqedonisë ndaj integrimit evropian, si dhe se kjo mundësi do të shfrytëzohet për takime dypalëshe me presidentët, kryeministrat dhe liderët pjesëmarrës nga familja e Partisë Popullore…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 14 gradë celsius.

Read More

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka bërë që përgatitja e sofrës së Fitër Bajramit të jetë gjithnjë e më e kushtueshme për familjet në Maqedonia e Veriut. Qytetarët thonë se edhe për një sofër modeste duhen të paktën 50 euro, ndërsa në Kosova dhe Shqipëria shpenzimet për një familje mund të arrijnë deri në 80–120 euro. “Më së paku 50 euro të duhen për të shtruar sofrën e Bajramit në mënyrë modeste”, thotë për Alsat një qytetar në Maqedonia e Veriut, të cilin e takuam duke blerë produktet e fundit për festën. Sipas qytetarëve, rritja e vazhdueshme e çmimeve…

Read More

Zëvendëskryeministri dhe përfaqësuesi i Aleanca për Shqiptarët, Arben Fetahu, ka reaguar ndaj raportimeve të Alsat për gjoja mosmarrëveshje mes tij dhe koalicionit VLEN, duke i cilësuar ato si insinuata dhe duke sfiduar publikisht median që të paraqesë fakte konkrete. Ja reagimi i plotë: Në lidhje me lajmin e Alsat për gjoja mosmarrëveshje mes meje dhe koalicionit VLEN, sfidoj publikisht mediumin dhe burimet e tij që të dalin me fakte konkrete dhe t’i shtjellojnë këto insinuata. Le të del e vërteta në shesh e le t’i sqarohet publikut se çfarë “mosmarrëveshjesh” paska këtu. Nëse me “mosmarrëveshje” nënkuptohet kundërshtimi im ndaj modelit…

Read More

Shpërndarja e Pakove Humanitare për Ramazan në Kumanovë dhe Likovë Rrjeti i shoqatave shqiptare “Horizonti” nga Kumanova/Likova, i përbërë nga 11 shoqata lokale kulturore-arsimore, në bashkëpunim me OKH “Merhamet”, realizoi shpërndarjen e pakove humanitare për muajin e Ramazanit për familjet në nevojë në qytetin e Kumanovës dhe në Komunën e Likovës. Përmes këtij aktiviteti humanitar synuam të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për familjet në nevojë, duke forcuar njëkohësisht frymën e solidaritetit, humanizmit dhe bashkëpunimit brenda komunitetit. Falënderojmë sinqerisht të gjithë kontribuuesit dhe vullnetarët që u angazhuan në realizimin e këtij aksioni humanitar.

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes përfaqësueses Albanë Mustafa, ka alarmuar se ajo që kjo parti e kishte paralajmëruar tashmë po ndodh. Sipas saj, nuk ka asnjë intervenim nga Qeveria për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, duke i lënë ata në mëshirë të fatit në një kohë kur pritet një rritje prej 30% e çmimit të naftës. Mustafa theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut aktualisht funksionon pa një Ministri të Ekonomisë funksionale, ndërkohë që pritet rritje e konsiderueshme e çmimeve të produkteve bazë, e kostove të transportit dhe, në përgjithësi, shtrenjtim i jetës për qytetarët. Nga BDI njoftojnë…

Read More

REAGIM PUBLIK! Në emër të familjes ADEMI -Kumanovë Sot bëhet një vitë e ndarjes nga kjo jetë e të dashurit tonë Vedat Ademi. 1 vitë mes dhimbjes dhe kërkimit të përgjigjes se si dhe pse u largua nga kjo botë. Besojmë në caktimin e Zotit por jo edhe çdo krim në këtë botë t’ia mveshim vullnetit të Zotit andaj edhe autopsia mbi trupin e të ndjerit u kërkua pikërishtë që të kërkohen shkaqet dhe shkaktari i vërtet dhe senzibilizim mbi praktikat e papërgjegjsis si individuale ashtu edhe institucionale mbi jetët e njerzëve. Të indinjuar nga pritja e gati një viti…

Read More