Autor: Suad Avdiu
Agjencia për Komunikime Elektronike njoftoi se ka përfunduar procedura për tenderin publik për ndarjen e frekuencave për operatorin e tretë mobil në vend, në të cilin ofertuesi i vetëm është “One Makedonija Telekomunikacii” në gjuhën hungareze “For-i-G”. Pas vendimit për përfundimin e procedurës, Drejtori i AEK-ut, pas përfundimit të Zgjedhjeve Lokale të planifikuara për datën 19 të muajit të ardhshëm, duhet të marrë vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm.
Menduh Thaçi, lider i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), në një intervistë për “Pressing-T7” në Kosovë, shprehet optimist se kandidatet, Izet Mexhiti në Çair dhe Bilall Kasami në Tetovë, do të fitojnë në zgjedhjet lokale edhe pa mbështetjen e VMRO-së, transmeton Zhurnal.mk. I pyetur, se a mendon se Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami do të fitojnë pa votat e VMRO-së, z. Thaçi tha se ata do të fitojnë edhe pa votat e VMRO-së. …..”Ata do të fitojnë edhe pa votat e VMRO-së..”.tha Thaçi. z.Thaçi rikujton se në zgjedhjet e fundit parlamentare, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë mundur Frontin Evropian me…
Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Tërmeti është regjistruar në orën 06:35, në 16 kilometra në lindje të Qendrës Zhupës, njofton Qendra. Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 15 kilometrash.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim të veçantë me veteranët e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), ku u rikthye vëmendja te rrugëtimi historik i lirisë dhe sakrificës së brezave që u vunë në shërbim të çështjes kombëtare. Në fjalën e tij, Ahmeti tha se malësorët kanë besë, fjalë dhe nder, duke kujtuar mikpritjen dhe respektin që i bëhej luftëtarit e udhëtarit. Ai nënvizoi se luftëtarët e lirisë nuk duhet harruar kurrë, sepse “pushka, gjaku dhe dëshmori kujtohen, nuk tradhtohen e nuk harrohen”. Në këtë takim u përmend edhe figura e Abazit, një prej bashkëluftëtarëve…
Shefi i Shtabit të VLEN, Adnan Azizi, ka filluar një fushatë të errët dhe të rrezikshme jo vetëm për procesin zgjedhor, por edhe për marëdhëniet ndëretnike, stabilitetin dhe sigurinë në vend. Pasi për shtatë ditë nuk guxoi t’i kthejë përgjigje padronit të tij, Hristian Mickoski, për ofendimin që ia bëri, Adnan Azizi vendosi të ju sulet shqiptarëve. Në paaftësi për të menaxhuar situatën dhe për ti mbrojtur shqiptarët, Adnan Azizi vendosi të del në mbrojtje të huliganëve maqedonas që dhunuan fëmijët shqiptarë duke shpikur akuza ndaj shqiptarëve. Akt më të ulët nuk mbahet mend nga asnjë politikan shqiptar që nga…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski dhe koordinuesja e përhershme e KB-së në Maqedoni të Veriut, Rita Kolumbia sot nënshkruan Kornizë të re për bashkëpunim me Kombet e Bashkuara 2026 – 2030, e cila paraqet dokument strategjik kyç i cili do ta udhëheqë punën e të gjitha agjencive të KB-së në vend në pesë vitet e ardhshme. Siç kumtoi MPJdheTJ, prioritetet në të cilat do të punohet në periudhën prej vitit 2026 deri në vitin 2030 janë zhvillimi inkluziv social dhe njerëzor; ekonomia e qëndrueshme dhe puna dinjitoze; shoqëria rezistente dhe e gjelbër dhe ekosistemet;…
Kur unë dhe nënkryetari i ASH-së Gezim Kadriu insistuam dhe vendosëm ta bekatonizonim hapsirën pas stadiumit të KF Bashkimit, kryetarës së këshillit aq shumë ju dhimbsën ato bekatonka sa që para çdo votimi të buxheti e ribalanci e thoshte: ” Keni harxhuar shumë bekaton aty, sa që e keni bërë pistë për aeroplana” Ndërsa tani po e njejta promovon parking në një lagje që banohet me popullsi maqedonase, po për këtu nuk i dhimbsen bekatonkat e harxhuara. E për deri sa VLENi vazhdon të FLEN, rikujtoj opinionin e qytetarët shqiptarë të Kumanovës, së këtë periudhë janë bekatonizuar gjithsej 29 rrugë, dhe të…
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet bullgare, gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare. Me këtë shifër, vendi renditet në pozitën e katërt në listën e shteteve me më së shumti shtetas që kanë marrë nënshtetësi bullgare gjatë vitit të kaluar. Në listë kryeson Ukraina me 2,436 pasaporta, e ndjekur nga Turqia me 2,163 dhe Moldavia me 1,887. Pas Maqedonisë, në vendin e pestë renditet Shqipëria me 1,328 qytetarë që kanë marrë pasaportë bullgare në vitin 2024. Nga 1 janari 2007 deri në qershor 2025, numri total i shtetasve të Maqedonisë së Veriut…
Presidentja, Vjosa Osmani, ka thirrur gazetarët në Presidencë dhe po mban konferencë për media. Osmani gjatë kësaj konference tha se ka marrë dhjetëra kërcënime me jetë. E para e shtetit theksoi se ndihet keq që vajzat e saj duhet të përcillen me mbrojtje të afërt, por këto janë protokolle të sigurisë. “Dje janë publikuar një sërë shpifjesh. Është pengesa më e madhe përcjellja nga mbrojtja e afërt. Vajzat e mia e urrejnë atë përcjellje, ua pengojnë fëmijërinë normale, ua pengojnë lojën normale, ato nuk duan asgjë tjetër thjeshtë të luan e të mësojnë e të rriten sikur bashkëmoshatarët e tyre”,…
Sistemi nacional i një sporteli është një prej shtyllave kyçe në ndërtimin e një ambienti më transparent, më efikas dhe interoperabil doganor. Me mundësimin e parashtrimit të të gjitha dokumenteve përmes në pike hyrëse, sistemi e ulë ngarkesën administrative, e rritë harmonizimin, e përforcon besimin mes sektorit publik dhe privat, e përmirëson koordinimin mes institucioneve kufitare dhe krijon klimë më të volitshme afariste. Këtë e theksoi zëvendësdrejtori i Drejtorisë së doganave, Mustafa Dauti, në fjalimin hyrës në Punëtorinë treditore rajonale për drejtoritë e doganave të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Shkup në organizim të Programit për zhvillim të së…
