Autor: Suad Avdiu

Sonte, në mbledhjen radhës të Kuvendit Qendror të Alternativës, mes tjerash, është diskutuar edhe për çështjen e unifikimit të subjektit politik VLEN. “Me këtë rast, pas informimimit që e bëri kryetari i Alternativës, Bekim Sali, për bisedimet e deritanishme për këtë temë, si dhe pas një diskutimi të gjatë dhe shterues, Kuvendi Qendor i Alternativës – në mënyrë unanime – i mori këto vendime: Kuvendi Qendror i Alternativës merr vendim që Alternativa të bashkohet në subjektin e ri politik VLEN. Kuvendi Qendror merr vendim që – deri në epilogun e unfikimit të VLEN-it – të pushojnë të gjitha organet e…

Read More

Barinjtë janë bërë kuadër deficitar dhe nuk gjenden as për paga deri në 2000 euro, ndërsa të rinjtë nuk tregojnë interes për shkak të angazhimit të përditshëm gjatë gjithë vitit dhe kushteve të vështira të punës. Mungesa e tregut të sigurt për produktet e qumështit dhe çmimet e ulëta të qengjave e kanë ulur edhe më shumë interesin për investim në blegtori, u tha sot ndër tjerash në takimin e fermerëve. “Mund të them se barinjtë janë si kuadro deficitar dhe nuk ka më as për 1000, 1500, por as për 2000 euro nuk do të mund të gjendën pasi…

Read More

Astronomja kosovare, Pranvera Hyseni është shpërblyer me një nga çmimet më prestigjioze në astronominë planetare. Ajo është shpallur fituese e Çmimit “Stephen E. Dwornik” në Astronomi Planetare, i ndarë nga Divizioni Planetar i Shoqatës Amerikane të Gjeologjisë, për prezantimin më të mirë shkencor në nivel doktorature. Ky vlerësim i rëndësishëm u dha në kuadër të Konferencës së Shkencave Planetare dhe Hënore, e mbajtur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një konkurrencë të fortë me mbi 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, prezantimi i saj u dallua për cilësinë e lartë shkencore, qartësinë dhe kontributin e veçantë në…

Read More

Ekspertja shqiptare në industrinë globale të teknologjisë, Drena Kusari, ka njoftuar se ka marrë një rol të ri të rëndësishëm në gjigantin teknologjik Microsoft. Përmes një postimi në rrjetin LinkedIn, ajo bëri të ditur se ka nisur zyrtarisht punën si Corporate Vice President dhe General Manager në këtë kompani, përcjell Periskopi. “Jam e lumtur të ndaj se po filloj një pozitë të re si Corporate Vice President dhe General Manager në Microsoft!”, ka shkruar Kusari në njoftimin e saj. Ky pozicion konsiderohet ndër nivelet më të larta drejtuese në strukturën e kompanisë, duke e vendosur Kusarin në mesin e drejtuesve…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka ulur çmimin maksimal për 156 barna origjinale, 174 barna gjenerike dhe 13 barna nga importi ndërhyrës. Ky vendim është përshëndetur nga drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, sipas të cilit, vendimi do të mundësojë që qytetarët të furnizohen me ilaçe me çmim më të lirë. “Me uljen e çmimit maksimal do të ulen çmimet e atyre ilaçeve që nuk janë në listën pozitive, ndërsa nëse ato ilaçe janë në listën pozitive dhe ka dallim ndërmjet çmimit referent dhe atij maksimal do të ulet pagesa shtesë, por zakonisht çmimet referente janë më të ulëta se…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka thënë se stërvitjet ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në afërsi të Gjilanit, janë shqetësuese dhe provokuese për qytetarët. Në një reagim në Facebook ai ka thënë se prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në zona të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. “Si Kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh shqetësimin tim të thellë për këto zhvillime dhe kërkoj nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin…

Read More

Gjykata Themelore në Tetovë ka hedhur poshtë kërkesën e Ziadin Selës për të ndryshuar kryetarin e partisë. Pas këtij vendimi, ka reaguar vetë Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se partitë politike nuk duhet të trajtohen si pronë individuale. “Pavarësisht vendimeve juridike, një të vërtetë që e kam thënë vazhdimisht mbetet e pandryshueshme. Partitë NUK janë prona personale. Ato nuk u përkasin individëve, por njerëzve që i ndërtojnë, kontribuojnë dhe i mbajnë gjallë çdo ditë. Aleanca për Shqiptarët u përket aktivistëve që sakrifikuan, mbështetësve që besuan dhe qytetarëve që e votuan. Aleanca u përket shqiptarëve”, ka…

Read More

Qytetarët duke filluar nga sot do të furnizohen me karburante më të lira. Në pikat e shitjes së kompanive më të mëdha të naftës në vend – OKTA, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil – çmimet e derivateve janë për dy denarë më të ulëta nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Kjo vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ofertës nga OKTA, e cila u mundësoi tregtarëve furnizim me çmime më të ulëta për dy denarë. Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Paschos, si një masë që do…

Read More

Grupi parlamentar i Frontit Europian njoftoi se e kanë dorëzuan në Kuvend rezolutën që synon zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, një iniciativë e nisur nga studentët e drejtësisë, transmeton TV21. Rezoluta vë në pah se studentët shqiptarë, edhe pse ndjekin dhe përfundojnë studimet në gjuhën shqipe në universitete të akredituara, nuk mund të kryejnë provimin në gjuhën e tyre amtare, çka përbën shkelje të ligjit dhe cenim të parimit kushtetues të barazisë. Deputetët shqiptarë kërkojnë nga institucionet, veçanërisht Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni për Provimin e Jurisprudencës, të ndërmarrin masa të menjëhershme për zbatimin…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë sot me akuza ndaj Qeverisë për, siç thotë, mosndërhyrjen përballë rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, duke publikuar edhe të dhëna konkrete mbi ndikimin financiar te qytetarët. Sipas partisë, rritja e çmimeve po u kushton qytetarëve dhe bizneseve rreth 685 mijë euro në ditë, ose mbi 5.15 milionë euro në javë. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, sipas kësaj analize, janë paguar mbi 10 milionë euro më shumë për derivate. Konsumi i lartë i derivateve Duke iu referuar të dhënave për konsumin në Maqedonia e Veriut, BDI thekson se përdorimi i derivateve për…

Read More