Autor: Suad Avdiu
Sekretariati i Punëve të Brendshme (SPB) në Prilep ka dorëzuar kallëzim penal kundër M.A. (46) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “mashtrim”. Më datë 04.11.2025, i denoncuari ka mashtruar një grua nga Prilepi për një shumë prej 2.000 eurosh dhe 1.000 dollarësh. Duke u rrejshëm si inspektor në një shtet të huaj, ai e ka njoftuar gruan se nipërit e saj jashtë shtetit kishin shkaktuar një aksident trafiku në të cilin kishte vdekur një fëmijë. Me këtë rast, ai i ka kërkuar para për të ndikuar që nipi i saj të mos shkonte…
Policia e Kilkisit ka arrestuar një person i cili u kap duke drejtuar një motoçikletë me shpejtësi 223 kilometra në orë, në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 110 km/h, njoftuan nga Drejtoria Rajonale e Policisë në veri të Greqisë. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas të njëjtave informacione, 49-vjeçari nga Maqedonia u ndalua në autostradën Selanik–Evzoni, pra në rrugën që çon drejt pikës kufitare me vendin tonë për dalje nga Greqia, ku ai po lëvizte me shpejtësi dyfish më të lartë se ajo e lejuar. Televizioni shtetëror…
Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë. Myslimanët besojnë që Kurani iu zbrit këtë natë Muhammedit. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak. Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Agjërimi në këtë ditë konsiderohet i…
Pjesa më e madhe e rezervave shtetërore të naftës ruhen në depot e katër kompanive në vend. Një pjesë më e vogël ruhet në rezervuarë që janë në pronësi shtetërore. Pjesa tjetër ruhet në katër kompanitë Okta, Makpetrol, Lukoil dhe Supertrade, të cilat paguhen për këtë shërbim. REZERVAT SHTETËRORE TË NAFTËS: Lloji i derivatit – Sasia Eurodizel -138,9 milionë litra Benzinë (Eurosuper 95) -32,1 milionë litra Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) -10,8 milionë litra Mazut M-1 -5,3 milionë kilogramë Megjithatë, kompanitë kanë detyrim që në çdo moment t’i vënë derivatet në dispozicion të shtetit, nëse Qeveria vendos të ndërhyjë…
“Hapi i radhës do të jetë të mërkurën”, kështu tha në Click Plus nënkryetari i Alternativës, Afan Elezi teksa njoftoi që do të mblidhet kuvendi i partisë që siç tha, “rreth 115 anëtarë duhet të jenë pjesëmarrës për të dhënë sugjerime se si duhet të ndodh unifikimi në VLEN”. Elezi tha se nuk pengojnë rrugën e VLEN-it dhe se ishin të parët që bën hapin për unifikim dhe se janë autorët e themelimit të koalicionit. Elezi tha se nuk shpejtojnë në këtë drejtim që siç theksoi, “punët që bëhen shpejt jo se janë të mira”, por shtoi se ecin bashkë…
Shkruan: Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha Ka jeni nis, bre… Shqiptarët, me vetëdije apo pa vetëdije, po përçahen në baza fetare apo kombëtare. Sipas komenteve vërehet përçarje: kush përkrah Amerikën e kush Iranin. Në këto momente, kur arinjtë e mëdhenj janë në luftë, ne nuk kemi tjetër zgjidhje si shqiptarë veçse të jemi unikë dhe të mos nxitemi me emocione nga ndodhitë e botës, ku luftërat marrin çdo ditë e më shumë flakë. Sado që Putini puth Kuranin, ai për ne shqiptarët është pasardhës i atyre që kanë masakruar me shekuj shqiptarët. Irani asnjëherë nuk e ka përkrahur…
“Secili duhet të kujdeset për institucionin që drejton, jo të shohë te fusha e të tjerëve,” tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke iu përgjigjur kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili kritikoi legjislativin për moszbatimin e detyrimeve që kërkohen nga Gjykata Kushtetuese. Në lidhje me faktin se për disa ligje nuk u respektuan afatet e vendosura nga Kushtetuesja, Gashi tha se ky nuk është faji i Kuvendit, sepse ndryshimet në ligjet që përmend Kostadinovski i bëjnë ministritë e ngarkuara për këtë. “Çdo koordinim ka përfaqësues të Qeverisë dhe kur kemi një rast të tillë, ne gjithmonë pyesim se…
Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen e Rasim Binajak së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj. Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Grashita, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasje është pronari i një lokali pranë “Çarshisë së Vjetër” dhe si pasojë e një mosmarrëveshjeje me klientët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Dy fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç nga një fshat i Kumanovës janë dërguar për kontroll mjekësor pasi dyshohet për helmim nga një lëng që përdoret për kulturat bujqësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Rasti është raportuar në polici nga një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë dje në ora 11:52. “Silleshin për kontroll dy fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç nga rajoni i Kumanovës, të cilët ishin helmuar nga një lëng që përdoret për kulturat bujqësore. Pas kontrollit mjekësor ata janë transferuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, njoftuan nga policia.…
Shtrenjtimi i derivateve të naftës ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Çmimi i vajit për gatim në disa markete tashmë arrin deri në 100 denarë, ndërsa disa lloje të tjera shiten për rreth 95 denarë. Përveç vajit qytetarët ankohen se kanë vërejtur shtrenjtim edhe te disa produkte tjera të ushqimit. “I kam vërejtur, te themi konserva me fasule dhe mish të thatë ishte 111 denarë, tani është 195, atje poshtë në vero deri 220 dnearë. Gjithçka është shtrenjtuar. Paga minimale duhet të jetë më e madhe por në këtë industri ekonomike,…
