Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, zhvilloi një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup me znj. Kelly R. McCaleb, Zyrtare Politike në Ambasadën e SHBA-së. Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zhvillimet në skenën politike, si dhe për synimet e përbashkëta të sigurisë dhe partneritetin strategjik. Kryetari Thaçi theksoi rëndësinë e përshpejtimit të reformave demokratike dhe të proceseve që e afrojnë vendin drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se stabiliteti politik dhe funksionimi i institucioneve demokratike janë elementë kyç për të ardhmen euro-atlantike të shtetit. Kryetari…
Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës. Sipas vendimit, EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri shtrenjtohen për 7 denarë, ndërsa Dizeli për 6.50 denarë. Kësisoj, në bazë të vendimit të ri, raporton SHENJA, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 86,50 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 88,50 denarë. Një litër DIZEL në bazë të vendimit të ri do të shitet për 92.00 denarë. Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të kushtojë 89,50 denarë.
Kanë kaluar 23 vjet nga vrasja e studentit të ri Burhan Jonuzi-Buli në lagjen Çair të Shkupit, një krim që tronditi opinionin publik në vitet e para pas konfliktit të armatosur dhe që vazhdon të mbetet i pazbardhur nga autoritetet, përcjell TV21. Jonuzi-Buli u vra pak minuta pas mesnate më 15 mars të vitit 2003, pranë çerdhes “Fidani”, në nënkalimin që lidh bulevardin “Krste Petkov Misirkov” me bulevardin “Nikolla Karev”. Sipas raportimeve të kohës, ai ishte duke u kthyer në shtëpi kur u qëllua për vdekje. I ndjeri ishte pjesë e një familjeje të njohur nga Shkupi, e cila merrej me…
Në përputhje me deklarimet e djeshme të kryeministrit, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit special të BE-së, Peter Sorensen, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete. Shtetasit e huaj në pikën kufitare, Dheu i Bardhë, janë njoftuar për masat e reja nga zyrtarët policorë, ndërsa nga e hëna në të gjitha pikëkalimet kufitare në vend do të fillojnë aplikimet për lejeqëndrim ose lajmërim të adresës. Ky vendim nuk është mirëpritur nga shtetasit e huaj në pikëkalimin te Dheu i Bardhë. “Më…
Një grup prej mbi 20 personash kanë sulmuar disa të rinj në qendër të Tetovës. Sipas informatave të Televizionit Koha, ka pasur edhe përleshje fizike. Edhe mbrëmë, i njëjti grup ka sulmuar një të ri shqiptar dhe kjo po konsiderohet një gjendje alarmante që duhet të zgjojë autoritetet, pasi mund të eskalojë në sulme ndëretnike. Ekipet e policisë janë në qendër të Tetovës./ TV Koha
Gjatë 24 orëve të fundit, në disa qytete të Maqedonisë janë evidentuar “shtatë kallëzime për dhunë familjare, ndërsa tre persona janë privuar nga liria” , njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Në këto netë të bekuara të Ramazanit, sonte me përfundimin e namazit të teravisë në Xhaminë “Rinia” në Gostivar, fëmijët të cilët ishin pjesë e xhematit, përjetuan një moment të paharrueshëm. Ata u befasuan këndshëm kur gjetën dhurata të vendosura në këpucët e tyre – një shenjë e dashurisë dhe kujdesit ndaj fëmijëve nga një dorë anonime, që zgjodhi të japë fshehurazi, por që do të lëjë gjurmë të paharrueshme në zemrat e fëmijëve Kjo dhuratë sa do e vogël që është, (një çokollatë dhe 200 den.), ajo është një mesazh kuptimplotë, solli buzëqeshje dhe gëzim në zemrat e fëmijëve,…
Heshtja e Ambasadave perendimore, të NATO-së, të BE, të ShBA, deshmon se gabimi me fatal historik per shqiptaret ka qenë pranimi i çarmatimit vullnetar ne periudhen 2002-2004. Ja si u shperbly ky gjest i Shqiptareve. Çarmatim per te cilen perendimoret, e sidomos Gjermanet insistonin si histerik, por, asnjehere nuk perdorej per serbet ne Bosnje, ne Kosove, apo paramilitaret Maqedonas. Ky standard i dyfishtë posaçërisht bie ne shprehje gjate vizites te Mark Rutte ne Shkup, plotë lavdata per bijën e komunizmit Radmila Sekerinska e cila refuzonte te bëjë cilindo hap qe te ndryshon kete shovenizem te kulluar te narko partive VMRO-LSDM.…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se, edhe pse një pjesë e madhe e ishullit strategjik iranian Harg u shkatërrua nga bombardimet amerikane, ai mund të urdhërojë sulme të tjera ndaj tij. Ndërkohë, shtetet arabe, aleate të SHBA-së në rajon, raportuan për ndërprerje në industrinë e tyre të naftës për shkak të sulmeve hakmarrëse iraniane. Trump i tha NBC News-it më 14 mars se sulmet amerikane kishin “shkatërruar plotësisht” pjesën më të madhe të ishullit Harg – i cili ndodhet rreth disa dhjetëra kilometra larg territorit tokësor të Iranit – por shtoi se “mund ta godasim edhe disa herë…
Ylli brazilian i futbollit, Neymar Jr., është bërë pjesë e një momenti që ka tërhequr vëmendjen edhe në rrjetet sociale shqiptare. Futbollisti është fotografuar duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Në fotografi ai shfaqet i buzëqeshur pranë kreatorit Leon Gillies Mannes, mik i Dafinë Nezirit. Fotografia është publikuar nga grimerja e njohur në InstaStory, e cila tregoi se momenti u realizua si një dedikim për djalin e saj, i cili është fans i madh i Neymarit. Ajo e shoqëroi postimin me mbishkrimin humoristik: “Leon patrioti”. Kjo duket të jetë hera e parë që Neymar shihet duke bërë simbolin shqiptar,…
