Shpërndarja e Pakove Humanitare për Ramazan në Kumanovë dhe Likovë
Rrjeti i shoqatave shqiptare “Horizonti” nga Kumanova/Likova, i përbërë nga 11 shoqata lokale kulturore-arsimore, në bashkëpunim me OKH “Merhamet”, realizoi shpërndarjen e pakove humanitare për muajin e Ramazanit për familjet në nevojë në qytetin e Kumanovës dhe në Komunën e Likovës.
Përmes këtij aktiviteti humanitar synuam të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për familjet në nevojë, duke forcuar njëkohësisht frymën e solidaritetit, humanizmit dhe bashkëpunimit brenda komunitetit.
Falënderojmë sinqerisht të gjithë kontribuuesit dhe vullnetarët që u angazhuan në realizimin e këtij aksioni humanitar.

