Autor: Suad Avdiu

“Tymi i zi përsëri sot mbuloi Shkupin, tani në Trubarëve të Komunës së Gazi Babës ku po digjet një deponi e mbetjeve të plastikës dhe sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, deri tani janë angazhuar dy helikopterë dhe një air traktor për shuarjen e zjarrit”, raporton Avni Tahiri, gazetar. Nga zjarri që po digjej, dëgjoheshin edhe krisma herë pas here. Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov, ekzistojnë dyshime se ky zjarr është i qëllimshëm dhe këtë e quajti një sulm hibrid ndaj shtetit. “Ky është një sulm hibrid dhe sipas meje më shumë së…

Read More

Partia politike E Majta sot i kumtoi emrat e kandidatëve me të cilët në zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor do të garojë në tre komuna me shumicë shqiptare – Tetovë, Gostivar dhe Strugë. Në Komunën e Strugës, E Majta do të garojë me deputeten aktuale Jovana Mojsoska, e diplomuar në Fakultetin për Siguri dhe sekretareshë e përgjithshme e partisë. Në Komunën e Tetovës me dr.Katka Bozhinovska, doktor i shkencave juridike pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Ndërsa, në Komunën e Gostivarit do të garojë me Darko Grujoskin, IT-specialist dhe operator i informatikës. Nga E Majta…

Read More

Analisti politik Lirim Gashi në një postim të tij në Facebook, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti si mbrojtësi i fundit i demokracisë në Ballkan. Lirim Gashi thotë se Kurti nuk është thjesht kryeministër – ai është prova e fundit se Ballkani mund të ketë liderë që nuk shiten. Postimi i plotë: Ka çaste në histori kur duket sikur e gjithë pesha e botës bie mbi supet e një njeriu. Kur kufiri mes politikës dhe tragjedisë bëhet aq i hollë, sa çdo vendim merr peshën e një drame shekspiriane. Sot, Ballkani po e përjeton këtë çast – dhe emri i…

Read More

Autoritetet në lindje të Polonisë, në rajonin kufitar me Ukrainën, janë vendosur në gjendje gatishmërie të lartë këtë të shtunë pasdite, pas raportimeve për një kërcënim me dron, i dyshuar se është me origjinë ruse. Sipas mediave lokale, avionë luftarakë u ngritën për të përballuar situatën, ndërsa Aeroporti i Lublinit u mbyll përkohësisht. Në disa zona të rajonit u dëgjuan sirenat e alarmit, në kuadër të masave të sigurisë të ndërmarra nga autoritetet.

Read More

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka njoftuar se bashkëatdhetarët nga Zvicra kanë shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim, dr. Arsim Dalipi. “Faleminderit diasporës strugane për përkrahjen e jashtëzakonshme që po i jepni vizionit tonë për një Strugë më të zhvilluar dhe më të bashkuar,” ka shkruar Sela. Ai theksoi se me diasporën fuqia e ndryshimit është e pakthyeshme. (INA)

Read More

Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar kandidaturën e Zekerija Berishës si bartës i listës për Këshillin e Qytetit të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas njoftimit zyrtar, Berisha është vlerësuar si një profesionist i dëshmuar dhe aktivist i angazhuar i partisë Alternativa, duke fituar besimin e koalicionit për të qenë zëri përfaqësues i shqiptarëve në kryeqytet. “Berisha është fytyra politike e cila më së miri do ta përfaqësojë VLEN-in në qytetin e Shkupit,” thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.

Read More

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë ka marrë vendim që në kuadër të koalicionit AKI, në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Komunës së Kumanovës, BDI do të garojë me kandidatin Selver Ajdini, një intelektual i dëshmuar dhe veprimtar i respektuar i shoqërisë kumanovare dhe më gjerë. Ky kandidim nuk është vetëm një hap politik, por një synim i qartë që edhe shqiptarët të marrin drejtimin e komunës së Kumanovës, sepse kjo komunë është po aq e shqiptarëve sa edhe e të tjerëve. Koha ka ardhur që qyteti i Kumanovës të udhëhiqet mbi parime të barazisë, zhvillimit dhe…

Read More

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka votuar formalisht hyrjen në koalicionin ”Aaleanca Kombëtare për Integrim”. Votuan kandidatët për kryetar komune dhe u miratuan listat për këshilltarë komunal. Për këto vendime partiake ka njoftuar vetë kryetari i partisë Arben Taravari, ai tha se në zgjedhjet lokale do të fitojnë bindshëm. ”Janë kandadatë fantastikë, me cilësi të larta profesionale. Nga 70 komunat sa janë, Aleanca për Shqiptarët do të dalë fituese që në ruandin e parë me kandidatët për kryetar”, tha Taravari.

Read More

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pranoi se ka takuar policët shqiptarë të Çairit, Sarajit dhe Butelit. Madje nuk e mohoi se takimi është mbajtur në sallën e Këshillit të Komunës, në praninë e ndihmësministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Koka, vëllai i dhëndrit të tij. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, e cila komenton përgjigjen e Izet Mexhitit në pyetjen e gazetarëve se pse i ka takuar policët shqiptarë në ndërtesën e Komunës. “Ky është skandal i rëndë dhe shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit! Ligji për Policinë përcakton se policia…

Read More

“VMRO-DPMNE-Shqipëria” është shoqata e re e maqedonasve, e regjistruar zyrtarisht në regjistrin gjyqësor në Tiranë. “Ky nuk është vetëm një formalitet – ky është një fillim i ri! Shoqata u krijua me një qëllim të lartë: të bashkojë të gjithë maqedonasit në Shqipëri, pavarësisht nga vendi, roli apo përkatësia politike. Ka ardhur koha të flasim së bashku, të veprojmë me zë të lartë dhe të luftojmë në mënyrë të organizuar për të drejtat tona, identitetin dhe një të ardhme më të mirë, informoi Elena Simonofski, presidente e shoqatës. -Shoqata do të mbrojë dhe promovojë të drejtat e pakicës maqedonase në…

Read More