Një vajzë 15-vjeçare nga Kumanova është raportuar e zhdukur nga familja e saj, njoftojnë autoritetet policore.
Sipas informacioneve zyrtare, më 20 mars 2026, rreth orës 19:00, një 47-vjeçar nga Kumanova ka paraqitur rastin në Sektorin për Punë të Brendshme në qytet, duke deklaruar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Nga policia bëjnë të ditur se menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e vajzës, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
Autoritetet apelojnë tek qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit, ta paraqesin atë pranë institucioneve përkatëse./Televizioni News

