Një 24-vjeçare nga Shkupi ka rënë pre e një grabitjeje në Kumanovë, ku ka mbetur pa telefonin e saj mobil.
Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur më 20 mars 2026, rreth orës 21:30. Rasti është raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë nga viktima me inicialet N.K., e cila ka deklaruar se në rrugën “Pavle Stanoev” një person i panjohur e ka shtyrë dhe më pas ia ka marrë telefonin.
Autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

