Autor: Suad Avdiu

LSDM ka reaguar për djegien e deponisë “Vardarishte” e cila shkaktoi edhe ndotje të ajrit. Nga partia opozitare maqedonase thonë se “Maqedonia ka qeveri të paaftë që tregon histori ndërsa deponitë dhe fabrikat digjen. “Mbi 500 mijë banorë të Shkupit dhe zonës përreth po mbyten në tym toksik nga zjarret në Trubarevo, Drisla dhe Vardarishte, dhe qeveria po fshihet pas historive të sajuara për “sulme hibride”. Ndërsa qytetarët thithnin substanca kancerogjene, institucionet reaguan me vonesë, madje as nuk dolën në kohë për të informuar qytetarët, për të dhënë rekomandime ose për t’u treguar atyre se si të mbrohen”. “Banorët e…

Read More

Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot e nisi ditën me një mesazh praktik për qytetarët. Ai në faqen e tij zyrtare në facebook ka publikuar një video nga parkingu pranë Shkollës Fillore “Liria”, ku shihet një hapësirë e rregulluar sipas të gjitha standardeve, me vizë bardha të qarta, sinjalistikë të plotë dhe pastërti shembullore. Ky mesazh i thjeshtë, por domethënës, tregon qartë vizionin e Mexhitit për Çairin, një komunë mirë e organizuar, e pastër dhe funksionale, ku çdo shërbim publik do të jetë në nivelin e duhur për qytetarët. “Mirëmëngjesi nga parkingu në afërsi…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë, ndërkohë që ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, u tregua i padukshëm dhe i papërgjegjshëm përballë krizës. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, në momentet kur Shkupi u mbulua nga re toksike, me erë plastike, goma e bateri të djegura, qytetarët prisnin informata, rekomandime dhe apel për mbrojtje. “Por Mexhiti nuk doli para opinionit, nuk mori masa, nuk ofroi zgjidhje. Për të, më e rëndësishme ishte të shfaqej në aktivitete partiake, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.…

Read More

Në orët e hershme të mëngjesit dhe pasdite në pjesët lindore të vendit moti do të jetë jo-stabil dhe me reshje lokale të shiut. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 19, ndërsa ajo maksimale nga 24 deri në 31 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe diell. Gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë dhe erë…

Read More

Katër persona janë hospitalizuar nga zjarri në fabrikën e mbetjeve elektronike në Trubarevë, përfshirë edhe drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali “Njëri prej tyre është banor që jeton shumë pranë zjarrit. Njëri është pjesëtar i ARM-së. Njëri është drejtor i QMK-së, që ishte aty, dhe njëri është polic. Fillimisht shfaqeshin marramendje dhe kollë, dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik ishin që nëse qytetarët kanë këto simptoma, të paraqiten menjëherë në Toksikologji”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Ndëkaq, nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se Ali është në gjendje të mirë shëndetësore. “Drejtori i Qendrës…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, sot realizoi një vizitë në terren në kompaninë për menaxhim me mbeturina elektrike e djegur në Trubarevë. Aty është vendosur një stacion matës për monitorimin në kohë reale të cilësisë së ajrit. Siç informon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me kërkesë të Mexhitit është vendosur ky stacion matës. Mexhiti gjatë vizitës bëri inspektim të funksionimit të stacionit të sapoinstaluar për matjen e cilësisë së ajrit ambiental. “Qëllimi i vizitës ishte të theksohet rëndësia e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe përmirësimit të mjedisit jetësor përmes…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se sot në Hagë, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, u dëshmua edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet. Ahmeti ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Postimi i Ahmetit në rrjetin social facebook: “Protestë për drejtësi në Hagë! Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. Sot, në Sheveningen…

Read More

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, u dëshmua edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. “Protestë për drejtësi në Hagë! Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. Sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë…

Read More

Është mbyllur afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal. Deri te komisionet komunale zgjedhore janë dorëzuar gjithsej 312 lista të kandidatëve për kryetar të Komunave dhe 575 lista të kandidatëve për këshilltarë komunal. Numri më i madh i kandidatëve për kryetarë  dhe këshilltarë komunal është për Qytetin e Shkupit, përkatësisht gjithsej 18 lista të kandidatëve për të parin e  Qytetit të Shkupit dhe 20 lista të kandidatëve për anëtarë të Këshillit. Pas përfundimit të kontrollit, komisionet komunale zgjedhore i dorëzojnë listat e konfirmuara në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për përcaktimin e renditjes. Deri më 27 shtator, partitë…

Read More

Kjo është lista e këshilltarëve të AKI-së në Çair. Kemal Matoshi Ardita Lita Arlinda Shllaku Mufail Shabani Misim Mjaku Maire Huseini Vedet Rexhepi Xhelal Sali Lejla Emrullahu Nagip Brava Verona Aliji Naser Miftari Emir Aliji Muhamed Idrizi Imrane Alija Besart Beqo Burim Luzha Marigona Emini Enis Fazli Elira Muhameti Haki Latifi Kaltrina Stavileci Shaqir Sulejmani Sunaj Ilazovski Fuad Saliovski Ajshen Memed Miranda Jahja

Read More