Autor: Suad Avdiu
Aleanca Kombëtare për Integrim, duke u mbështetur fuqishëm mbi idealin e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit të denjë të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, dorëzoi dje zyrtarisht kandidaturat fituese për zgjedhjet lokale të tetorit. Kështu thuhet në njoftimin e AKI-së, sipas të cilës, ky proces nuk është vetëm një garë elektorale, por një referendum gjithëpopullor për rikthimin e dinjitetit, barazisë dhe të ardhmes evropiane të vendit tonë. “Aleanca Kombëtare për Integrim garon me 23 kandidatë për kryetar komune (përfshirë Qytetin e Shkupit) dhe me 34 lista për këshilltarë komunalë në gjithë vendin”. Lista e plotë e kandidatëve për Kryetar Komune dhe…
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot në një konferencë për media tha se kompania ku shpërtheu zjarri në Trubarevë kishte leje të vlefshme për riciklimin e mbeturinave, që ishte dhënë nga qeveria e kaluar në vitin 2021, e që vlen deri në vitin 2031, përcjell TV21. Mexhiti tha se po matet në mënyrë profesionale ndotjet e ajrit, ndërsa gjithashtu do të merren edhe mostra nga toka për të përcaktuar nëse ka ndotje dhe sa është niveli i saj. “Zjarri që shpërtheu dje në objektin për riciklim të baterive dhe mbeturinave elektronike në fshatin Trubarev është plotësisht i…
📣 OFERTË PËR REKLAMIM POLITIK PËR ZGJEDHJET LOKALE 2025 📣 Në përgatitje për zgjedhjet lokale 2025 që do të mbahen më 19 tetor 2025, TV News Kumanova dhe portali ynë ofrojnë mundësinë më të mirë për të reklamuar fushatën tuaj politike dhe për të arritur çdo qytetar të Kumanovës dhe Maqedonisë së Veriut! 🔹 Përse të zgjidhni TV News Kumanova për reklamimin tuaj? 📺 Eksperiencë e Gjatë: Një televizion me histori dhe besueshmëri të lartë në informim. 🌍 Arritje e Gjerë: Audiencë lokale dhe kombëtare përmes kanaleve tona televizive dhe portalit. 📈 Shërbime të Personalizuara: Pako reklamuese që mundësojnë mbulimin…
Instituti i Shëndetit Publik ka lëshuar rekomandime për qytetarët për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tyre në situata ku ekziston rreziku i ndotjes së ajrit dhe ekspozimit të mundshëm ndaj substancave të dëmshme, veçanërisht gjatë zjarreve aktive. Qytetarëve u këshillohet të qëndrojnë brenda me dritare dhe dyer të mbyllura, të fikin sistemet e ventilimit dhe të kondicionimit të ajrit që thithin ajrin e jashtëm dhe të monitorojnë rregullisht informacionin zyrtar mbi cilësinë e ajrit. Personat me sëmundje të frymëmarrjes, fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe gratë shtatzëna duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, të cilëve u këshillohet të shmangin…
Kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami tha se një ndër emrat që ka shqyrtuar për kryearkitekt të komunës së Tetovës ka qenë Feti Abazi, pasi ndër vite ka treguar përkushtim në projektet për komunën e Tetovë, por sipas Kasamit, kjo ka ndryshuar, pasi sipas tij, Abazi do të jetë kryetar i komunës së Bogovinës. “Është më lehtë që sot të dalim në këtë garë dhe të trokasim në çdo derë. Dhe mjafton në çdo derë, veç të themi. Ne jemi këtu për të kërkuar votën tuaj për një Bogovinë të zhvilluar, për një Bogovinë me prosperitet,…
Zjarri në Trubarevë është lokalizuar, nuk ka rrezik për përhapjen e tij, por është ende aktiv. Për të eliminuar rrezikun e ndotjes së ajrit, banorëve u rekomandohet të largohen nga shtëpitë e tyre dhe u janë vënë në dispozicion ambientet e akomodimit në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë, tha Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në një konferencë për shtyp pas seancës së Komitetit Drejtues për Menaxhimin e Krizave. Prioritet, theksoi Toshkovski, është mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Mbi 200 metra, ndotja është e ulët, dhe mbi 400 metra, nuk është përcaktuar ndotje, tha Toshkovski. Stacioni policor po kryen…
Bashkimi Demokratik për Integrim kritikoi Ministrin e Mjedisit dhe kandidatin për kryetar të Çairit, Izet Mexhitin, duke e akuzuar se nuk tregoi asnjë përgjegjësi për qytetarët e Shkupit në momentet më kritike. “Ndërsa ajri në Shkup mbante erë helmi, Izet Mexhiti, i cili me sa duket harroi se ishte Ministër i Mjedisit, nuk tha asnjë fjalë. Ai nuk doli publikisht, nuk dha rekomandime, nuk ofroi informacione, nuk bëri asnjë apel. Kur qytetarët kishin frikë për shëndetin e tyre, gjëja më e rëndësishme për të ishte të transmetonte drejtpërdrejt një ngjarje partiake në Çair, sikur të mos ndodhte asgjë”, njoftoi BDI.BDI…
Nga Kosova, Shqipëria, vende të ndryshme të Evropës e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptarët janë nisur për të udhëtuar drejt Holandës. Sot në qytetin holandez do të mbahet një protestë masive në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale. Në kohën kur pritet të nis dëgjimi i dëshmitarit të parë, shqiptarët nga vende të ndryshme të botës, me mbështetjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të japin mesazhin e tyre për këtë proces. Atje, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në një proces…
Moti sot në mëngjes, do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu. Në pasdite dhe gjatë natës, do të jetë jostabil me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Procese më intensive me shira më të bollshëm (mbi 20 l/m²) dhe erëra të forta priten gjatë natës, veçanërisht në pjesët lindore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 24 deri në 30 gradë. Në Shkup, në mëngjes, vranësira mesatare, pasdite dhe veçanërisht gjatë natës…
Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës, Të dashur bashkëvendas, Sot qëndroj para jush me zemër plot shpresë, entuziazëm dhe përgjegjësi të madhe. Me krenari dhe përulësi, shpall kandidaturën time për kryesues të Këshillit të Komunës së Likovës, si bartës i listës së koalicionit VLEN, një bashkim i fuqishëm i pesë partive politike që ndajnë një vizion të përbashkët: një Likovë më të mirë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar. Para se të ndaj me ju vizionin tim, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për besimin që më është dhënë nga koalicioni VLEN dhe nga ju, qytetarët e…
