Autor: Suad Avdiu
Në Kumanovë, gjimnazistët e “Sami Frashërit” edhe këtë vit u ulën në bankat e objektit të vjetër shkollor, pa hapësira adekuate dhe larg kushteve që meriton një shkollë. Premtimi i njohur “objekti i ri do të jetë gati vitin e ardhshëm” përsëritet edhe këtë vit. Autoritetet këmbëngulin se në shtatorin e 2026-tës, nxënësit do të mësojnë në objektin e ri. Ata nënvizojnë se rreth 80 për qind e punimeve tashmë kanë përfunduar. “Ndërtimi po zhvillohet në dinamikën e duhur dhe me këtë dinamikë, jam i bindur se nxënësit do ta fillojnë vitin 2026 në objektin e ri shkollor. 16:38 Mendoj…
-Dr. Zekirja Shaini vjen nga një familje patriote dhe e respektuar, jo vetëm në Sllupçan dhe në të gjithë Komunën e Likovës, por edhe në mbarë trevat shqiptare. Që në moshë të re, atëherë kur vendi kishte më së shumti nevojë, ai iu përgjigj thirrjes së atdheut, duke qenë ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë luftës së lavdishme të vitit 2001. Si profesionist i përkushtuar, d-r Zeka, siç njihet kudo, ka treguar gjithmonë guxim dhe humanizëm. Gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19, ai ishte ndër të parët që u përball drejtpërdrejt me sfidën, duke shkuar vullnetarisht në Dibër për…
Me 142 vota “për”, 10 “kundër” dhe 12 “të përmbajtur”, OKB ka miratuar sot Rezolutën e ashtuquajtur “Zgjidhje me dy shtete” Palestinë-Izrael, ndërsa Rezoluta ishte inicuar nga Franca dhe Arabia Saudite. Maqedonia e Veriut, ndryshe nga Serbia, Bullgaria, Kroacia dhe vende tjera europiane, votoi e “përmbajtur”, duke u shprehur kështu kundër Palestinës si shtet i barabartë me Izraelin. Me këtë rast, sot Maqedonia u radhit në listën e shteteve si Etiopia, Republika e Kongos, Giatemala, ishujt Fixhi, Ekuadori… Menjëherë pasi u miratua Rezoluta, presidenti i Francës, Emanuel Makron falënderoi shtetet që votuan “për” zgjedhjen me dy shtete, ndërsa tha se…
Në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Kandidaturat paraqiten përmes propozuesve të autorizuar në ambientet e Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit. Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë se nesër do të dihet numri i saktë i kandidaturave të dorëzuara. “Komisionet Komunale të Zgjedhjeve do të presin kandidaturat deri në mesnatë kur edhe mbaron afati. Pastaj do të vijoj shqyrtimi i kandidaturave të dorëzuara dhe konfirmimi i tyre nëse i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara sipas Kodit Zgjedhor. Gjatë ditës së nesërme do…
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka prezantuar bartësin e listës së koalicionit VLEN për Tetovën – Albi Qamilin. Në një shkrim publik, Kasami e ka cilësuar Qamilin si një aktivist të palodhur dhe të përkushtuar, i cili edhe pse në moshë të re ka fituar njohje të gjerë në mesin e qytetarëve. Albi Qamili është i diplomuar në Shkenca Politike dhe aktualisht ndjek studimet pasdiplomike në drejtimin e së Drejtës Kushtetuese. Ai është angazhuar prej vitesh në organizime, debate dhe nisma shoqërore e politike, duke qenë afër qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve. “Energjia, vizioni dhe vendosmëria e tij përfaqësojnë…
Ramush Rushiti, i njohur si Kumanovari, në vitet 1988/89 u shpërngul në Kosovë, më saktësisht në Prizren. Që nga ajo kohë, jeton dhe vepron në këtë qytet të lashtë. Në vitet ’90, Ramushi ishte një nga aktivistët më të përkushtuar në politikën kosovare në qytetin e Prizrenit. Për vite me radhë, ai udhëhoqi Komisionin për Kulturë, Rini dhe Sport në Lidhjen Demokratike të Kosovës – dega në Prizren. Pas luftës, në vitin 2006, Ramushi themeloi klubin e basketbollit “Junior-06”, dhe pikërisht aty nisi një revolucion në basketbollin kosovar. Me këtë klub, ai ka fituar mbi 20 tituj kampionësh në grupmoshat…
Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Kumanovë, ka shpallur listën fituese të kandidatëve për Këshilltarë në Komunën e Kumanovës. Kësaj here, BDI ka marrë një vendim historik duke e besuar bartjen e listës një figure mbipartiake dhe të respektuar: intelektualit, gazetarit dhe opinionistit politik Blerim Hiseni, një intelektual i dëshmuar që gëzon autoritet dhe besim të gjerë shoqëror, përtej partive politike. Në krah të tij, në listën fituese të AKI-së, nga radhët e BDI-së janë përzgjedhur edhe personalitete të njohura si Shpresa Rexhepi, Shemsi Murati, Mentor Hamziu, Arlinda Xhemaili dhe shumë të tjerë, të cilët do të kontribuojnë fuqishëm…
Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Strumicë–Vallandovë, në fshatin Kosturinë, ku janë përplasur një kamion dhe një makineri pune për prerje drush. Lajmin e kanë konfirmuar nga SPB Strumicë, prej ku njoftojnë se aksidenti është raportuar më 12.09.2025, rreth orës 13:00. “Sipas raportit, në fshatin Kosturinë të Strumicës ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni ‘Volvo’ me rimorkio me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga M.T. (56) nga Bogdanci, dhe një makinerie për prerje drush, e drejtuar nga Ć.E. (36) nga Strumica. Në aksident me lëndime të rënda trupore…
Shkruan: Ridvan Ismaili Gjatë analizave të të dhënave vitale statistikore për vitin 2024, e që janë publikuar gjatë muajit qershor, është evidentuar një ndryshim i pazakontë në strukturën e të dhënave për lindjet sipas përkatësisë etnike të nënës. Konkretisht, kemi një rritje të konsiderueshme të numrit të lindjeve të regjistruara në kategorinë “E panjohur” (nepoznato), gjë që nuk ka qenë prezent në këtë përmasë në vitet e mëparshme. Ky fenomen paraqet devijim nga trendet e zakonshme statistikore dhe rrit shqetësimin lidhur me cilësinë dhe përpunimin e të dhënave të grumbulluara. Në vitet e kaluara, kategoria “E panjohur” ka qenë prezente…
Qytetarët sot janë më të përgatitur teknologjikisht se kurrë më parë, që është bazë dhe detyrim për pjesëmarrje më të madhe dixhitale në sistemin shëndetësor, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në panelin mbi dixhitalizimin dhe teknologjitë e reja në kujdesin shëndetësor, i cili mbahet në kuadër të Kongresit të 21-të të Mjekëve, në organizim të Shoqatës Mjekësore të Maqedonisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se paneli theksoi nevojën për ndërveprim të plotë të sistemeve dhe shkëmbim të të dhënave, përdorim më të madh të mjeteve ekzistuese për analiza dhe parashikime të nevojave, krijimin e një rrjeti kombëtar radiologjik (PACS)…
