Autor: Suad Avdiu
Në fshatin Sllupçan kanë nisur punimet në rrugën kryesore, ku përfaqësuesit lokalë së bashku me punëtorët po angazhohen në lyerjen e trotuareve dhe rregullimin e hapësirave publike. Këto veprime synojnë të sjellin më shumë rregull, pastërti dhe një pamje të re.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim pune në departamentin e Punëve të Brendshme Strugë dhe në Stacionin policorë të kontrolleve kufitare Qafë Thanë. Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, Toshkovski nga ana e udhëheqjes së SPB Ohër dhe DPB Strugë u informua për gjendjen e sigurisë në këtë rajon, ndërkaq, Toshkovski tha se po punojnë që të realizohet sistemi “Onse Stop Shop” me një pikë kufitare, edhe me Shqipërinë. “Sa i përket pikës kufitare të Qafë Thanës, gjatë këtij sezoni veror është regjistruar një rritje e numrit të udhëtarëve të cilët…
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vazhduar takimet me banorët e kësaj komune. Këtë herë, ai u prit në konakun e familjes Elmazi në lagjen Fushë Topanë. Familja e Faruk Elmazit i hapi dyert duke e mikëpritur në mënyrë vëllazërore, siç është traditë brez pas brezi në familjet shqiptare. Gjatë takimit, Mexhiti bisedoi gjerë e gjatë për programin e tij për Çairin, duke theksuar se kjo komunë do të zhvillohet si kurrë më parë. Ai dëgjoi me vëmendje kërkesat dhe sugjerimet e të pranishmëve, duke u zotuar se do të punojë çdo ditë për…
Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, Shqipëria do të hapë edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aleanca për Shqiptarët mirëpret këtë lajm dhe uron Shqipërinë për intensifikimin e jashtëzakonshëm të procesit të anëtarësimit në BE. “Ndërkohë, shprehim shqetësim të thellë për ngecjen e procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Aleanca për Shqiptarët, e vetëdijshme plotësisht për rrugën e paalternativë të vendit tonë drejt BE-së, në mënyrë demonstrative braktisi këtë qeveri që po ndjek politika të kundërta me BE-në dhe SHBA-të. Për gjashtë muajt e parë…
Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka votuar formalisht hyrjen në koalicionin ”Aaleanca Kombëtare për Integrim”, ka votuar kanidatët për kryetar komune dhe ka miraturar listat për këshilltar komunal. Për këto vendime partiake ka njoftuar vetë kryetari i partisë Arben Taravari duke njoftuar gjithashtue edhe zgjedhjen e Flakron Bexhetit për nënkryetar të katërt partiak. ”Janë kandadatë fantastikë, me cilësi të larta profesionale. Nga 70 komunat sa janë, Aleanca pëer shqiptarët do të dalë fituese që në ruandin e parë me kandidatët për krxetar”, tha mes tjerash Taravari.
Flakron Bexheti në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetari i katërt i kësaj partie. Lajmin e bëri të ditur kryetari i ASh-së, Arben Taravari, i cili vlerësoi kontributin e Bexhetit në skenën politike shqiptare. “Flakron Bexheti është një kuadër i dalluar dhe kontribues i proceseve politike. Ai ka qenë një nga themeluesit e ASh-së, duke nisur nga Lëvizja për Reforma në PDSH”, theksoi Taravari. Zgjedhja e Bexhetit vjen si pjesë e përforcimit të strukturave udhëheqëse të Aleancës për Shqiptarët, tha Taravari Taravari njoftoi poashtu se Kuvendi i partisë formalisht ka votuar kandiatët për kryetar komune dhe ka votuar…
Moti sot do të jetë në mëngjes, pjesërisht me vranësira, dhe pasdite, me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 11 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 26 deri në 33 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira mesatare dhe erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.
Miss-i i parë i Kosovës, Aferdita Paqarada, ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se gjatësia e saj është 1.70 cm. Pavarësisht moshës, në të 50-tat, ajo vazhdon të mbetet një figurë e admiruar dhe e pëlqyer për sharmin dhe stilin që reflekton. Deklarata e saj ngjalli diskutime në rrjet, pasi shumë prej ndjekësve mendonin se Aferdita ishte më e gjatë. Megjithatë, kjo nuk ia ka zbehur aspak hijeshinë e saj, e cila edhe sot shihet si një ikonë bukurie.
“Një foto, sa një mijë fjalë dhe pas saj-gra që vendosin. Sot ne gratë jemi në krye të proceseve politike dhe nuk jemi thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse. Falë VLEN-it, zëri i gruas shqiptare po dëgjohet aty ku merren vendimet më të rëndësishme për vendin. Në ekzekutiv dhe legjislativ, jemi 10 gra me profesione të ndryshme: profesoresha, mjeke, juriste, pedagoge, politologe. Kjo nuk është rastësi, por është kthesë historike dhe që ka ndodhur me përkrahjen e fuqishme të liderëve të VLEN-it. Fuqizimi i gruas nuk është më premtim, por realitet. Sepse ia VLEN!”, ka shkruar Azizi.
Pas më shumë se 24 orësh, ish-ministri i Punëve të Jashtme vazhdon të heshtje lidhur me rastin e furnizimit të dyshimtë me automjete gjatë organizimit të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, në dhjetor të vitit të kaluar. Qytetarët kanë kërkuar përgjigje për zhduken e 700 mijë eurove që sipas tyre janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme në këtë operacion. Sipas detajeve të disponueshme, Ministria e Punëve të Jashtme gjatë kohës kur drejtohej nga Osmani, kishte lidhur një kontratë me vlerë prej rreth 56.640.000 denarësh për marrjen me qira të automjeteve për një konference dyditore. Çmimet e tyre ishin shumë…
