Autor: Suad Avdiu
Bisedimet ndërmjet Albin Kurti të Vetëvnedosjes dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit kanë përfunduar pa marrëveshje. Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmuan përmbylljen e çfarëdo bisedimi të mëtutjetshem pas takimit të fundit. Kurti tha se negociatat ishin të pasuksesshme, duke theksuar mungesën e dakordimit për ofertat e paraqitura. “Porsa e përfundova takimin me Abdixhikun… më duhet të konstatoj se bisedimet ishin të pasuksesshme,” tha Kurti. Sipas tij, Vetëvendosje ofroi bashkëqeverisje me poste të rëndësishme për LDK-në, përfshirë zëvendëskryeministrin, MPJ-në, dhe tre ministri. “Ofrova që LDK të jetë në bashkëqeverisje, ta…
Komisioni i Ndeshjeve pranë FFM-së ka vendosur të suspendojë përkohësisht stadiumin “Bashkimi” në Kumanovë, pas incidenteve të regjistruara në ndeshjen mes KF Bashkimi 1947 dhe KF Struga Trim Lum, e zhvilluar më 19 prill 2026 në kuadër të xhiros së 28-të të Ligës së Parë, përcjell TV21. Federata e Futbollit të Maqedonisë ka theksuar se situata ka kërkuar ndërhyrje policore për të garantuar sigurinë e delegatit, gjyqtarëve dhe ekipit mysafir. “Në përputhje me nenin 75-v dhe nenin 77-g të Rregullores së Garave të FFM-së, Komisioni i Ndeshjeve ka marrë vendim për pezullimin e stadiumit “Bashkimi” në Kumanovë deri në marrjen…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, duke e akuzuar për përgjegjësi politike dhe morale në një situatë që e cilëson si “të paprecedentë” në skenën politike dhe juridike në vend. Në reagimin e saj, BDI shpreh “shqetësim të thellë dhe indinjatë qytetare ndaj situatës së paprecedentë politike dhe juridike që po ndodh”, ndërsa pretendon se ekzistojnë “burime kredibile” që dëshmojnë për një dosje gjyqësore voluminoze ndaj Mexhitit. Sipas partisë, “kryeministri Hristijan Mickoski e mban Izet Mexhitin nën kontroll të plotë përmes një dosjeje gjyqësore prej 320 faqesh”, e…
-E ripërsëris, se shqiptarët kanë të drejtën legjitime, të hapin një debat të gjerë ndër shqiptar, për rregullim të ri shtetëror, dhe vetë të përcaktojnë se si duan dhe ku duan të jetojnë, tha deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti në konferencën e sotme për shtyp, ku mes tjerash akuzoi qeverinë për mos-respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe për bllokim të procesit eurointegrues, përcjell TV21. “Në shtet ne realisht kemi problem serioz ku, i ftoj edhe popullatën maqedonase, por edhe shqiptare, nëse ka nevojë edhe të bisedojmë edhe si e lexojmë Marrëveshjen e Ohrit dhe si e kuptojmë. Do…
Sot pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së presidentit. Ky takim, i katërti me radhë në përpjekje për arritjen e një konsensusi, do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, duke nisur nga ora 11:00. Ndërkohë, vendi ka hyrë në 9-ditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, teksa 28 prilli mbetet afati përfundimtar i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Albin KurtiLumir abdixhikupresident
Shkup, 20 prill – Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj çështjes së moslejimit të dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj BDI-së për dështim të qëllimshëm institucional. Në reagimin e saj, VLEN thekson se për vite me radhë Ministria e Drejtësisë është udhëhequr nga kuadro shqiptarë, duke përmendur emrat e ish-ministrave Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilen Saliu dhe Krenar Lloga. Sipas tyre, pavarësisht pesë mandateve dhe mundësive të shumta, asnjë prej tyre nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për të mundësuar përdorimin e gjuhës shqipe në këtë provim. “Pesë ministra, pesë mandate…
Qen endacakë në qendër të Kumanovës, nëpër trotuare, qen endacakë edhe në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë. E pasi qytetarët e Kumanovës të sulmohen, këto pamje i presin edhe në oborrin e Ndihmës së Shpejtë në spital. Qytetarët kërkojnë zgjidhje për tmerrin që po e përjetojnë gjithandej në Kumanovë. “Çdo ditë sulmojnë, vetëm në Llojan janë mbi 30 qen”. ”Komuna duhet t’i grumbulloje, si në Likovë si këtu, ka shumë qen, gjithandej. ”Unë e kam vreshtin afër kufirit dhe aty na sulmojnë.”I lëshojnë nga Serbia, i sjellin deri në kufij me kamionë dhe i lëshojnë për këndej, kjo…
Shkup, 19 prill – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shënuar një precedent të ri në organizimin e saj partiak, pasi për herë të parë në vend, dy nëndegë në Komunën e Çairit janë themeluar me gra në krye të strukturave drejtuese vendore. Bëhet fjalë për nëndegët “Xhon Kenedi” dhe “Mehmet Gega”, të cilat u themeluan sot përmes kuvendeve zgjedhore të mbajtura në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e partisë, ku drejtimi iu besua kandidateve femra, një zhvillim që shihet si hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të grave në politikë dhe vendimmarrje, shkruan gazeta KOHA. Në nëndegën “Xhon…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Nga mesdita do të ketë shira të rastësishëm lokal dhe kushte për paraqitje të izoluar të shirave të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullimave të rralla. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 16 deri në 23 gradë.Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë shira të rastësishëm. Do të fryjë erë e dobët deri…
Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju përcjellim këtë lajm për SHFK „Bajram Shabani“ – Kumanovë, lidhur me suksesin e nxënësve në garat ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo 2026”. Postimi i marrë nga SHFK “Bajram Shabani”- Kumanovë: Sukses i Jashtëzakonshëm në Garat Ndërkombëtare “Kangaroo 2026” Kam nderin dhe kënaqësinë të njoftoj Rezultatet Finale të garave prestigjioze të matematikës “Kangaroo 2026”, ku nxënësit e shkollës sonë SHFK „Bajram Shabani“ – Kumanovë, dëshmuan një nivel të lartë përgatitjeje dhe talenti. Në mesin e shumë garuesve, shkëlqyen me rezultate kulmore: ANDA ALITI (Klasa IX) – me një rezultat mbresëlënës prej 137.5 pikësh! Mentore: Besa Ibrahimi ARGJIRA…
