Autor: Suad Avdiu

Një anije e kompanisë franceze të transportit detar CMA CGM ka marrë goditje paralajmëruese në Ngushticën e Hormuzit, në një incident që rrit ndjeshëm tensionet në një nga korridoret më të rëndësishme të tregtisë globale. Lajmi u konfirmua nga vetë kompania me seli në Marsejë, e cila theksoi se “ekuipazhi është i sigurt”, ndërsa ngjarja ndodhi të shtunën. Edhe International Maritime Organization (IMO) konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se anija, një kontejner transportues, ka pësuar dëmtime, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, duke deklaruar se forcat iraniane…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se forcat amerikane kanë ndaluar një anije mallrash me flamur iranian. Siç raporton BBC, presidenti amerikan shtoi se forcat amerikane kanë lëshuar një paralajmërim, “e kanë ndaluar menjëherë duke hapur një vrimë në dhomën e motorit” dhe kanë marrë kontrollin e anijes, pasi ajo u përpoq të kalonte bllokadën amerikane. /klankosova.tv

Read More

Edhe pse sistemi i vendosjes së kamerave të sigurisë në Komunikacion nuk ka mbushur tre muaj nga vendosja në funksion, e njëjta ka dhënë rezultate të dukshme. Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëse në periudhën testuese, në tre qytetet ku ishin vendosur kamerat ishin regjistruar mbi 60 mijë shkelje, vetëm dy muaj më pas, respektivisht me përfundimin e muajit mars, numrat po tregojnë se shkeljet në komunikacion kanë shënuar rrënje për 68 për qind. “Gjatë muajit mars të vitit 2026, sistemi “Qytet i Sigurt” nëpër Maqedoni regjistroi gjithsej 26,241 shkelje të trafikut në vendet ku ishin…

Read More

Sot, në komunën e Likovës, u mbajt mbledhja e katërt e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim. Me këtë rast, kryetari Ali Ahmeti konvokoi këtë mbledhje për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për organizimin e mëtejshëm të brendshëm partiak në funksion të këtyre zhvillimeve. Në kuadër të mbledhjes, u bë një analizë e situatës politike në vend. Me shqetësim u analizuan tendencat për grryerjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, e cila mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin e vendit. Kërkojmë nga iniciatorët dhe zbatuesit e këtyre veprimeve që të tërhiqen nga të…

Read More

Në kuadër të riorganizimit të strukturave partiake, Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Likovë. Delegatët zgjodhën për kryetar të degës Hevzi Jasharin dhe u formua edhe kryesia e re, e cila siç u tha do të punojë për forcimin dhe aktivizimin e degës. Të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i partisë, Halil Krasniqi, i cili theksoi rëndësinë e angazhimit dhe bashkëpunimit për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. “Ky kuvend tregon përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të PDSH-së në Likovë”, thuhet në komunikatën e PDSH./TVNews

Read More

Ish-kryetari i Komunës së Qendrës, Vladimir Todoroviq nga VMRO-DPMNE, dhe 10 bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar mbrëmë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, si dhe për pastrim parash lidhur me monumentet në Shkup, pjesë e projektit “Shkupi 2014”, me vlerë prej 700 milionë euro. Pas natës së kaluar në stacion policor, pritet që ata të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Penale në Shkup. Meqë me veprat penale të dyshuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të shtetit, kompetenca i takon Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion,…

Read More

Ziadin Sela, aktualisht ndodhet në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit në Gostivar, pas ankesës së dorëzuar lidhur me çështjen e subjektit politik, “Aleanca për Shqiptarët” Pas disa vendimeve të shkallës së parë, ku dy prej tyre ishin në favor të Selës dhe një në favor të krahut të Taravarit, ai ka zgjedhur të ndjekë rrugën ligjore përmes apelimit, duke kërkuar një vendim përfundimtar që do të përcaktojë drejtimin e mëtejmë politik. Në paraqitjet e tij publike, Sela ka bërë të ditur se do të respektojë vendimin e Apelit, por njëkohësisht ka theksuar se veprimet e tij politike do…

Read More

Nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së presidentit. Takimi, i cili është i katërti me radhë në tentativë për arritjen e një konsensusi, do të mbahet në Kuvendin e Kosovës nga ora 11:00. Kjo është konfirmuar për KlanKosova.tv nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa. Ndërkohë, Kosova ka hyrë në dhjetëditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa 28 prilli është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. /Klankosova.tv

Read More

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu, është përfshirë së fundmi në një aksident rrugor. Sipas raportimeve nga burime pranë emisionit “Prive”, këngëtarja nuk ka qenë shkaktare e aksidentit. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për asnjë lëndim apo problem shëndetësor për Tunën. Ajo ka shpëtuar pa pasoja fizike, ndërsa aksidenti ka rezultuar vetëm në dëme materiale në automjetin e saj. Deri më tani, vetë këngëtarja nuk ka reaguar publikisht lidhur me këtë incident, ndërsa pritet që në vijim të ketë një qëndrim apo sqarim nga ana e saj. Aksidentohet tunaAltuna Sejdiu

Read More

Një figurë e rëndësishme në fushën e mjekësisë pediatrike, Dr. Spec. Skender Bajrami, mbetet ndër emrat që kanë lënë gjurmë të veçanta në shërbimin shëndetësor në vend. Me prejardhje nga Gllazhnja e Komunës së Likovës, ai njihet si pediatri i parë nga kjo zonë dhe njëkohësisht ndër të paktët mjekë shqiptarë të kësaj fushe që kanë ushtruar profesionin në Shkup. Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Dr. Bajrami ka kontribuar në kujdesin dhe shëndetin e brezave të tërë të fëmijëve, duke fituar respektin e pacientëve dhe kolegëve. Pas një angazhimi të gjatë profesional, ai sot gëzon pensionimin, duke mbetur një shembull…

Read More