Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka shprehur shqetësimet në grup, do bëjmë bilancin e çdo deputeti

20 Prill, 2026

“Zgjidhje për pronat e minoritetit”, Rama: Kemi dhënë shumë tituj pronësie, sidomos në Himarë

20 Prill, 2026

19-vjeçari nga Kumanova pëson lëndime të rënda pasi përplaset me motor në shtyllë elektrike

20 Prill, 2026

Ulen çmimet e derivateve të naftës

20 Prill, 2026

Kumanovë/ 46-vjeçari rrahet në “Garnizon”, policia heton rastin

20 Prill, 2026

Kurti e do presidentin e vet, Abdixhiku heq dorë nga bisedimet me të: Krejt çka u deklarua pas dështimit të marrëveshjes VV-LDK

20 Prill, 2026

FFM suspendon stadiumin “Bashkimi” në Kumanovë, nis procedurë disiplinore

20 Prill, 2026

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare

20 Prill, 2026

“Shumë vende evropiane e kanë kërkuar…”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ekskluzive për Italinë! Shqipëria vend i sigurt, po luftojmë korrupsionin

20 Prill, 2026

BDI kërkon dorëheqjen e Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin për gabimet personale

20 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 20 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kurti e do presidentin e vet, Abdixhiku heq dorë nga bisedimet me të: Krejt çka u deklarua pas dështimit të marrëveshjes VV-LDK

Suad AvdiuBy Suad Avdiu20 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bisedimet ndërmjet Albin Kurti të Vetëvnedosjes dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit kanë përfunduar pa marrëveshje. Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmuan përmbylljen e çfarëdo bisedimi të mëtutjetshem pas takimit të fundit. Kurti tha se negociatat ishin të pasuksesshme, duke theksuar mungesën e dakordimit për ofertat e paraqitura. “Porsa e përfundova takimin me Abdixhikun… më duhet të konstatoj se bisedimet ishin të pasuksesshme,” tha Kurti. Sipas tij, Vetëvendosje ofroi bashkëqeverisje me poste të rëndësishme për LDK-në, përfshirë zëvendëskryeministrin, MPJ-në, dhe tre ministri.

“Ofrova që LDK të jetë në bashkëqeverisje, ta ketë zv/kryeministrin, MPJ dhe tri ministri të tjera,” u shpreh ai. Kurti shtoi se kishte preferuar që Abdixhiku të merrte postin e zëvendëskryeministrit për të hapur “kapitull të ri bashkëpunimi.” Një tjetër ofertë, sipas tij, përfshinte drejtimin e Kuvendit nga LDK, përmes pozitave të kryetarit dhe nënkryetarit të parë.

“Ia ofrova edhe Kryetarin dhe Nënkryetarin e Kuvendit… edhe LDK do ta kryesonte legjislativin,” deklaroi Kurti. Megjithatë, ai tha se asnjë nga këto opsione nuk u pranua nga pala tjetër. Në lidhje me çështjen e presidentit, Kurti tha se nuk kërkonte votim të detyrueshëm për kandidatin e propozuar, përkatësisht Glauk Konjufcën. “Për Glaukun nuk kërkuam votë për, por vetëm votim ‘për, kundër, ose abstenim’,” tha ai. Kurti shtoi se Vetëvendosje kishte propozuar edhe emra të tjerë gjatë diskutimeve me liderë të tjerë politikë. “Vetëm unë kam folur me emra të përveçëm… ata nuk po flasin me emra të përveçëm,” deklaroi ai. Ai paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja. “Nëse nuk ndodh diçka ditëve të mbetura… ka më shumë interesim për zgjedhje të reja,” tha Kurti.

Nga ana tjetër, Lumir Abdixhiku konfirmoi përfundimin e bisedimeve, duke theksuar mospajtimin për postin e presidentit. “Kanë marrë fund përfundimisht takimet… për çështjen e zgjedhjes së presidentit,” deklaroi ai. Sipas Abdixhikut, Kurti insistoi që posti i presidentit t’i takojë Vetëvendosjes, pa konsideruar fare alternativë tjetër. “Insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së… nuk kishte emër tjetër përveç Glauk Konjufcës,” tha ai.

Ai shtoi se një ndarje e tillë e pushtetit do të ishte e papranueshme për LDK-në. “Nuk mund të jetë presidenti zgjatim i qeverisë… t’i ketë një parti të tre institucionet,” u shpreh Abdixhiku. Abdixhiku theksoi se LDK nuk kërkoi poste në këmbim të marrëveshjes. “Nuk kemi kërkuar asnjë pozicion për LDK-në as për mua,” tha ai. Ai shtoi se partia e tij kishte bërë përpjekje maksimale brenda kapaciteteve të saj politike. “LDK me 15 deputetë nuk mund të bëjë më shumë… unë u përpoqa për zgjidhje,” deklaroi Abdixhiku. Sipas tij, çështja tashmë konsiderohet e mbyllur nga LDK. “LDK i kthehet strukturave të veta dhe këtë çështje e konsideron të mbyllur,” përfundoi ai.

Lexuar: 52

Lajme te ngjashme

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka shprehur shqetësimet në grup, do bëjmë bilancin e çdo deputeti

“Zgjidhje për pronat e minoritetit”, Rama: Kemi dhënë shumë tituj pronësie, sidomos në Himarë

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare

“Shumë vende evropiane e kanë kërkuar…”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ekskluzive për Italinë! Shqipëria vend i sigurt, po luftojmë korrupsionin

Berisha: Pres “përballjen e shekullit”. Kreu i PD flet nga SPAK për thirrjne e Ramës dëshmitar në procesin Partizani

Çështja e presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

Lajmet e fundit

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka shprehur shqetësimet në grup, do bëjmë bilancin e çdo deputeti

20 Prill, 2026

“Zgjidhje për pronat e minoritetit”, Rama: Kemi dhënë shumë tituj pronësie, sidomos në Himarë

20 Prill, 2026

19-vjeçari nga Kumanova pëson lëndime të rënda pasi përplaset me motor në shtyllë elektrike

20 Prill, 2026

Ulen çmimet e derivateve të naftës

20 Prill, 2026

Kumanovë/ 46-vjeçari rrahet në “Garnizon”, policia heton rastin

20 Prill, 2026

Kurti e do presidentin e vet, Abdixhiku heq dorë nga bisedimet me të: Krejt çka u deklarua pas dështimit të marrëveshjes VV-LDK

20 Prill, 2026

FFM suspendon stadiumin “Bashkimi” në Kumanovë, nis procedurë disiplinore

20 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.