Autor: Suad Avdiu
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri 9, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius. Deri të mërkurën moti do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje lokale të shiut./Telegrafi/
Ish-lideri studentor i viteve ’90 dhe profesori universitar Bujar Dugolli ka reaguar ndaj refuzimit të Lidhja Demokratike e Kosovës për bashkëpunim institucional, duke e cilësuar këtë veprim si mungesë përgjegjësie shtetërore. “Refuzimi i sotëm i LDK-së për bashkëpunim institucional, në një moment kur vendi ka nevojë për stabilitet dhe përgjegjësi shtetërore, është dëshmi e qartë se interesat personale dhe grupore po vendosen mbi interesin e Republikës. Nën udhëheqjen e Presidentit Rugova, qasja ishte tjetër. Kishte sens shtetformues, maturi dhe vendosje të interesit të vendit mbi gjithçka. Sot, për fat të keq, po shohim një realitet tjetër. Është thjesht vazhdimësi e…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në seancën ceremoniale të Bordit Qendror me rastin e 35-vjetorit të formimit të partisë, tha se bllokimi i rrugës evropiane përfaqëson kërcënimin më serioz për të ardhmen e vendit dhe se është një tradhti e interesave kombëtare. “Sot, Maqedonia po përballet përsëri me një provë të madhe. Rruga drejt BE-së është e bllokuar. Ata na thonë hapur dhe pa turp se kjo do të vazhdojë me dekada, gjoja për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore. Kjo është një gënjeshtër e pamatur”, theksoi Filipçe. Ai theksoi se integrimi evropian është një interes suprem kombëtar dhe shtetëror.…
Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje politike për të zgjeruar kriteret e sanksioneve ndaj Iranit, duke përfshirë tashmë individët dhe subjektet përgjegjëse për pengimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Sipas burimeve diplomatike për agjencinë e lajmeve Reuters, ky vendim vjen si pasojë e bllokimit të kësaj pike kyçe strategjike nga ana e Teheranit, veprim që ka ndërprerë rreth një të pestën e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG). Diplomatët e BE-së konfirmuan se ambasadorët kanë rënë dakord për ndryshimin e regjimit të sanksioneve. “Ne do të ndryshojmë kriteret në mënyrë që të listojmë…
Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës mbajti mbledhje komemorative në nderim të profesorit të ndjerë Prof. Dr. Ramiz Abdyli i cili ishte ndër figurat më të shquara në fushën e arsimit dhe historiografisë shqiptare. Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, ai dha kontribut të vyer në procesin arsimor dhe në kërkimin shkencor. Në cilësinë e rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Ramiz Abdyli luajti rol të rëndësishëm në avancimin institucional dhe akademik të këtij institucioni. Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli në fjalën e tij të rastit u shpreh se Prof. Dr. Ramiz Abdyli…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot uroi Rumen Radev për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe tha se shpreson se më në fund, në Bullgari do të ketë një qeveri të qëndrueshme politike dhe se do të mbyllen çështjet e hapura mes Sofjes dhe Shkupit, përcjell TV21. “Është normale që për ne si shtet është në dobi të kemi një qeveri të qëndrueshme politike në Sofje, që të mund të mbyllim çështjet që janë të hapura. E dini se kjo Qeveri që nga fillimi ka një zotim të qartë se rruga evropiane është pjesë e agjendës dhe prioritetit tonë. Por, sigurisht,…
Një zjarr i madh, dogji mbi 10 hektarë pyll në zonën e fshatit Glazhnjë, në komunën e Likovës. Drejtoria Pyjeve te Kumanovës njoftoi se zjarri shpërtheu dje në orën 14:50, duke djegur një pyll të ulët me lisa, shkoza dhe frashër në një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh. “Zjarri shpërtheu në drejtim të fshatit Dumanoc te Likoves kurse u shua nga Drejtoria e Zjarrfikësve të Kumanovës, me një automjet zjarrfikës dhe katër zjarrfikës, si dhe dy punonjës të Drejtorise së Zjarrfikësve të Kumanovës. Zjarri, i cili po përhapet në drejtim të fshatit Brezë, ende nuk është shuar, sepse terreni është…
19-vjeçari nga Kumanova pëson lëndime të rënda pasi përplaset me motor në shtyllë Një i ri 19-vjeçar nga Kumanova ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 20 prill 2026 rreth orës 01:00, në kryqëzimin e rrugëve “Mosha Pijade”, sheshi “Marshall Tito” dhe “Ivo Lola Ribar” në Kumanovë. I riu me inicialet H.Z., duke drejtuar një mopedi me targa të Kumanovës, ka humbur kontrollin mbi mjetin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë metalike. Si pasojë…
Çmimi i benzinës dhe naftës pas mesnate do të lirohet për 1,5 denarë për litër. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosni që çmimi i vajit ekstra të lehtë të shtrenjtohet për gjysmë denari. Përveç lirimit në fjalë, vlen ende lirimi i që jep OKTA prej 3 denarëve për naftën dhe 2 denarëve për benzinën. Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, duke ia shtuar edhe lirimin nga OKTA, çmimet e karburanteve janë: Benzina BS-98 – 80,5 den/l Benzina BS-95 – 78,5 den/l Dizeli – 91 den/l Vaji ekstra i lehtë – 97,0 den/l
46-vjeçari rrihet në “Garnizon”, policia heton rastin Një burrë 46-vjeçar nga Kumanova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona në lokalitetin “Garnizon”. Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 18 prill 2026 rreth orës 00:10. I dëmtuari, me inicialet N.A., nga fshati Tromezhë, ka deklaruar se është sulmuar nga personat A.A. dhe V.M., të cilët gjatë incidentit kanë përdorur edhe një mjet të fortë. Autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjitha rrethanave që lidhen me ngjarjen./Kumanovski Muhabeti
