Autor: Suad Avdiu
LSDM sot akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se në kohën e krizës globale i ka lënë pa mbështetje qytetarët e vendit. “Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski mburret se jemi “ekonomia e tretë me rritjen më të shpejtë në Evropë” dhe se kemi një rritje prej 3 përqind, qytetarët po përballen me koston gjithnjë e më të shtrenjtë të jetesës. Paga minimale e sindikatës për prillin e vitit 2026 arriti në pothuajse 69.000 denarë. Vetëm në një muaj, ajo u rrit me pothuajse 1.000 denarë, dhe që nga fillimi i krizës (mars) me mbi 2.300 denarë. Inflacioni po rritet përsëri, dhe shporta e…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një letër nga presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, në përfundim të mandatit të saj. Përmes kësaj letreje të cilën Osmani e ka pranuar të hënën, theksohet bashkëpunimi në kuadër të Bordit të Paqes. “Ndërsa së shpejti do të largohemi nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme, që do të formojë të ardhmen e vendit tuaj, të rajonit të Ballkanit dhe të gjithë Evropës”, thuhet në letër. Trump e ka cilësuar Osmanin si një mike dhe partnerë të besueshëm, për çka kjo e fundit shprehu falënderimet e saj. “Falënderoj Presidentin…
Pas një sëmundjeje të gjatë, ndërroi jetë gazetarja dhe redaktorja Gordana Duvnjak, e cila la gjurmë të dallueshme me punën e saj në media, veçanërisht në fushat e politikës dhe drejtësisë. Duvnjak e filloi karrierën e saj gazetareske në vitin 1988 në Radiotelevizionin Maqedonas, ku punoi për dy vjet. Nga viti 1991 deri në vitin 1999, ajo ishte pjesë e stafit editorial të “Nova Makedonija”, e më pas një angazhim afatgjatë në “Utrinski Vesnik”, ku punoi si gazetare dhe redaktore nga viti 1999 deri në vitin 2017. Ajo vazhdoi rrugën e saj profesionale në portalin “Makfax” në vitin 2017, dhe…
Dy gra të moshës 62 dhe 56 vjeç kanë kërkuar ndihmë në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Kavadar, ku janë trajtuar nën dyshimin për helmim nga vezët e mbetura të Pashkëve. Njëra prej tyre është mbajtur në repart spitalor në spitalin e Kavadarit, ndërsa tjetra, pas disa orësh nën vëzhgim mjekësor, ka kërkuar vetë të shkojë në shtëpi, pasi, siç ka deklaruar, ndihej më mirë. Këtë informacion për AIM e konfirmoi doktori Antoan Parakeov, shef i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë në Kavadar. Ratko Grkov, mjek në Ndihmën e Shpejtë, tha për AIM se edhe gjatë turnit të tij…
Disa nga shërbimet në Portalin Kombëtar për Shërbime Elektronike uslugi.gov.mk aktualisht nuk janë të disponueshme për shkak të arsyeve teknike dhe aktiviteteve të përmirësimit të pajisjeve. Nga Ministria për Transformim Digjital njoftojnë se po punojnë për të eliminuar problemin dhe presin që shërbimet të rikthehen në funksion sa më shpejt të jetë e mundur. “Po punojmë për të kapërcyer situatën dhe presim që shërbimet të jenë përsëri të disponueshme shumë shpejt”, thuhet në deklaratë. Institucioni njofton se qytetarët do të informohen në kohën e duhur për rivendosjen e funksionalitetit të plotë të portalit./Telegrafi/
Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregojnë interes për të rikthyer ish-kryeministrin Nikola Gruevski në vend, raportoi media hungareze Telex. Edhe pse qeveria e mëparshme e LSDM-së këmbënguli në ekstradimin e tij nga Hungaria, ku ai gëzon azil politik, kjo kërkesë tani ka skaduar dhe qeveria e re nuk e ka rinovuar atë deri më tani, raporton SDK, përcjell Portalb.mk. Aktualisht nuk ka një urdhër arresti aktiv të Interpolit për të, gjë që e lehtëson më tej pozicionin e tij në Budapest. Akoma po udhëtojnë përmes postës përgjigjet e kërkesës së…
“Ne ofruam që LDK-ja në bashkëqeverisje me LVV-në dhe partnerët tjerë ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendëskryeministër i imi të bëhet Abdixhiku dhe të fillojmë një kapitull të ri”, ka deklaruar Kurti. Ai ka thënë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, të cilat i ka quajtur të panevojshme. “Në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhje të reja, të panevojshme, që i humbin kohë shtetit dhe buxhetit të Kosovës mjete. Së paku 1 milion euro kushtojnë zgjedhjet e reja dhe nuk do të sjellin zgjidhje sepse nuk do ta…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se kohën e fundit nuk ka qenë në kontakt me kolegun e tij, Zëvendëskryeministrin për Politikat e Qeverisjes së Mirë dhe Transparencës, Arben Fetai, duke deklaruar se ai nuk merr pjesë në seancat qeveritare. Aliu, në një paraqitje të ftuar në emisionin “360 Gradë”, theksoi se mungesa e Fetai nuk lidhet me arsye shëndetësore, tranmseton Lideri.mk. Aliu dhe Fetai janë pjesë e koalicionit “VLEN”, dhe ata mbetën në qeveri kur kreu i ish-partisë së tyre, krahu i Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit, u largua nga pushteti vitin e kaluar. Fetai mbeti në postin…
VLEN sot ka akuzuar Ali Ahmeti se pesë ministra të tij nuk kanë arritur të rregullojnë çështjen e provimit të jurisprudencës për ta dhënë në gjuhën shqipe. “Gjatë mandatit të Krenar Llogës në krye të Ministrisë së Drejtësisë, arrihet kulmi i hipokrizisë, kur në Komisionin për provimin e jurisprudencës ka qenë i përfshirë si zëvendësanëtar edhe Bujar Ahmeti, djali i vëllait të Ali Ahmeti. Pra, jo vetëm që pushteti ishte në duar të tyre, por edhe strukturat vendimmarrëse. Dhe përsëri, asnjë hap përpara. Asnjë vullnet. Asnjë drejtësi për studentët shqiptarë. Kjo nuk është më çështje harrese apo neglizhence. Kjo është…
Për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, profesori Mersim Maksuti tha se komisionet po zvarritin proceset duke theksuar se po zvarritet edhe gjuha shqipe që përmes këtyre proceduarave, ku sipas tij, do të duhen edhe 50 vite për ta zbatuar ligjin e gjuhës shqipe që është në fuqi ndërkohë që ngriti dyshimet që komisionet janë të politizuara. “Ligji e parasheh në mënyrë të qartë që provimi i jurisprudencës të jetë edhe në gjuhën shqipe dhe studentët shqiptarë të jenë të barabartë me ata maqedonas, por mund të ketë tentime që të bëhet ngushtimi i gjuhës shqipe edhe në…
