Autor: Suad Avdiu
Kryetari i njërit nga krahët e ASH-së, Ziadin Sela i ka bërë thirrje të gjitha partive politike shqiptare që të ulen në një tryezë në këtë periudhë kur duhet unitet për çështje të rëndësishme dhe të arriturat e rëndësishme të shqiptarëve. “Kështu don VMRO-ja. Por, mua më takon që ti them vëllezër, edhe BDI-së, edhe VLEN-it, PDSH, Arben Taravarit e të gjithve. nuk guxojmë ta lejojmë një gjë të tillë, sepse do të zhverësojmë çdo gjë që kemi arritur, qoftë edhe gjysmake, e cila do të shndërrohet në çerek dhe do të zhduket. Nuk guxojmë. Faktori politik shqiptar njëzëri duhet…
Sot nis votimi për shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar paraprakisht për të votuar përmes postës në zgjedhjet e 7 qershorit. Me postë për këto zgjedhje pritet të votojnë rreth 105 mijë votues. Të enjten zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ku shërbimi votues i këtij institucioni ishte duke bërë gati pakot e fundit me fletëvotime të cilat do t’ju dërgohen votuesve të regjistruar, ka njoftuar se para të mërkurës, KQZ-ja ka përgatitur 75,000 pako individuale dhe se ato pritet të shpërndahen nga data 21 maj (sot), ndërsa rreth 30…
100 kompanitë më profitabile në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë 2025, duke arritur në 881.1 milionë euro në vitin 2025, krahasuar me 761.6 milionë euro në vitin 2024, sipas një analize të realizuar nga portali “Pari” në bashkëpunim me “Biznis rrjeti”. Fitimet më të mëdha vijnë nga industria e automobilave, metalurgjia, prodhimi i çimentos, energjetika, telekomunikacioni, farmacia dhe industria e birrës. Rang 2025 Emri i Kompanisë Fitimi 2025 (EUR) Fitimi 2024 (EUR) Rritja e Fitimit (%) 1 CONSON METI DOOEL Skopje (Johnson Matthey) 73.159.424 63.307.941 +15,56% 2 Makedonski Telekom AD – Skopje 40.567.987 38.738.554 +4,72% 3 ALKALOID AD Skopje…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka realizuar takim me shefin e Delegacionit të BE-së, Mihail Rokas. Në takim sipas njoftimit është biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën evropiane të RMV. “Në takim u trajtuan në mënyrë të detajuar obligimet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka në raport me Bashkimin Evropian, si dhe përgjegjësia e institucioneve dhe autoriteteve vendore për përmbushjen e të gjitha reformave dhe detyrimeve të nevojshme drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kryetari Ahmeti ritheksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe interes madhor shtetëror, duke theksuar se Maqedonia e Veriut…
Studentët shqiptarë në Tiranë kanë njoftuar se do të organizojnë një protestë më 26 maj në Sheshin Skënderbej, raporton GazetaTema. Dy ditë pas protestës së studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, ku studentët e nisur nga Tirana nuk u lejuan të kalonin kufirin dhe u dërguan në Kumanovë, ata njoftojnë se marshimi do të vijojë nga sheshi drejt Ambasadës së Maqedonisë,raporton GazetaTema. Me sloganin “Shqiptaria është me Shkupin”, ata u bëjnë thirrje të gjithë të rinjve t’u bashkohen protestës për të treguar se ‘jemi një’. (INA)
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri 14, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri 28 gradë celsius.Ditë e premte dhe gjatë fundjavës moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/
Njëri nga nismëtarët e protestës studentore për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ndaj qëndrimeve të Ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, dhe qasjes së qeverisë për këtë çështje, transmeton TV21. Ademi shpreh habi pse, siç thotë ai, ministri Fillkov vazhdon të kundërshtojë kërkesën e studentëve edhe pas protestës masive, duke u paraqitur si “mbrojtës i gjuhës maqedonase”. Sipas tij, studentët shqiptarë nuk kanë asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kundërshtojnë ata që, siç shkruan ai, “janë kundër gjuhës sonë amtare”. Ai kritikon edhe kryeministrin për insistimin që çështja…
Miradije Latifi-Poliku është një mjeke stomatologe e shkëlqyeshme, humaniste e madhe, pedagoge, gjuhëtare, patriote e flaktë, veprimtare e dalluar që plot vite jeton dhe vepron në Mbretërin e Norvegjisë, shkruan AMERIKA-RADIO. Ajo asnjëherë nuk është ndalur që të mbaj gjallë ndër shqiptarët e Norvegjisë, atdhe-dashurinë dhe identitetin kombëtar shqiptar. D-r Miradije LATIFI- Poliku, një vajzë e lindur dhe rritur në qytetin e bukur të Shkupit, në venbanimin Saraj, të bën krenar plot 20 vite në mes të Norvegjisë, duke punuar si mjeke stomatologe në klinikat e njohura norvegjeze. D-r ka zgjedhur profesionin e stomatologjisë të cilës ia ka kushtuar gjithë…
Milaim Zeka është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale të shmangies tatimore, në kuadër të rigjykimit që lidhet me rastin e njohur të vizave të punës. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Edita Çanta, Zekës i është shqiptuar dënim me një vit burgim me kusht, i cili nuk do të ekzekutohet nëse brenda periudhës verifikuese prej dy vitesh nuk kryen vepër tjetër penale. Po ashtu, ai është dënuar edhe me gjobë prej 3 mijë eurosh. Gjykata ka obliguar Zekën që Administrata Tatimore e Kosovës t’i kompensojë 81 mijë euro në emër të dëmit të shkaktuar. Ndërkohë, për…
