Autor: Suad Avdiu

Policia e Kumanoves (Sektori per Pune te Brendshme-SPB) e ka arrestuar kumanovarin me iniciale B.S., i moshës 53 vjeçare, per shkak se sic eshte bere e ditur, “e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 30- vjeçe”, përchellë portali “KumanovaSot”, njoftimin e SPB-së. Sipas kumteses se Sektorit per Pune te Brendshme, kjo ngjarje e pahijshme ka ndodhur me datë 19.maj.2026 rreth ores 17:00, pas denoncimit paraprak te rastit. Fill pas arrestimit autori i ketij rasti eshte derguar ne Stacionin e policise ne Kumanove ndersa pas dokumentimit te plote te rastit ne fjale, procesi do te vazhdoj me ndermarrjen e masave te…

Read More

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se trajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana është skandal institucional. Nga BDI theksojnë se t’i ndalosh, t’i pengosh dhe t’i trajtosh si kërcënim studentët që solidarizohen me një kauzë gjuhësore e kombëtare, është akt i papranueshëm. “Video-incizimet e publikuara sot në media, ku shihet trajtimi apo më mirë të themi keqtrajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana nga ana e policisë, janë dëshmi e një skandali institucional. Ata studentë nuk erdhën për të provokuar askënd. Erdhën për të mbështetur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në kërkesën e tyre të drejtë për përdorimin…

Read More

Komisioni Evropian ka vënë sot në dispozicion 49 milionë euro për Shqipërinë, 44.2 milionë euro për Malin e Zi dhe 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo vjen pas kërkesës së tretë për pagesë dhe vlerësimit pozitiv të Komisionit për reformat e zbatuara në fushën e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe në arsim dhe digjitalizim në Maqedoninë e Veriut. Me këtë pagesë, shuma totale e fondeve të lëshuara deri tani arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro…

Read More

Zekirja Shahini- është mjeku shqiptar, specialist i mushëkrive të bardha nga Sllupcani i Kumanovës që të bën krenar në mes të spitalit shtetëror të Maqedonisë në Shkup. Dr. Shaini është një mjek me zemër të madhe që punon shumë, duke shëruar shumë pacientë që kanë probleme me mushëkrit të bardha. Ai punon në Klinikën Universitare për pulmologji dhe alergologji në Shkup, ku pacientët hallexhinj janë shumë të kënaqur nga modestia, korektësia dhe profesionalizmi. Një specialist i shkëlqyer i fushës së pulmologjisë, i shkolluar në Universitetin më prestigjioz në Shqipëri, ku gjatë viteve të studimeve i pëlqeu në mënyrë të veçante…

Read More

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dje gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar ish-presidenten Vjosa Osmani. Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet asaj në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”. “Kur jemi te frizerkat”, tha Konjufca teksa të pranishmit nisën të buzëqeshnin. Sot, Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga vizita e saj në një salon ondulimi. Reagimi i saj i plotë: Veç puna e çon përpara Kosovën. Jo urrejtja e përçmimi! Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje! As gruaja në sallon. As gruaja në market. As…

Read More

-VLEN por edhe qeveria e Maqedonisë, në asnjë moment nuk kanë pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për ta tërhequr ambasadorin, tha bashkëkryetar i VLEN, Bilall Kasami në pyetjen nëse është kërkuar largimi i ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, përcjell TV21. Kasami tha se shteti shqiptar vendos për këtë çështje, ndërsa kritikoi punën e Meidanit.

Read More

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka njoftuar se vlera e shportës sindikale minimale për muajin maj 2026 në Maqedoninë e Veriut arrin 68.743,00 denarë, duke shënuar një ulje të lehtë prej 54,00 denarësh krahasuar me muajin prill, kur ishte 68.797,00 denarë, përcjell TV21. Sipas të dhënave të publikuara, struktura e shpenzimeve mujore për një familje përfshin pjesën më të madhe për ushqim dhe pije (25.475 denarë ose 37,1%), më pas për banim, ujë, energji elektrike dhe ngrohje (6.338 denarë), si dhe për veshmbathje dhe këpucë (6.334 denarë). Shpenzime të tjera përfshijnë transportin, komunikimet, rekreacionin dhe kulturën, arsimin, restorantet dhe hotelet,…

Read More

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 500 mijë euro cash të fshehura në një bunker brenda një minibusi në pikën kufitare “Tabanoc”, përcjell TV21. Paratë u zbuluan gjatë kontrollit të automjetit që vinte nga Shqipëria. Drejtuesi i minibusit, shtetas shqiptar XH.G., po ndiqet sipas ligjit dhe automjeti është konfiskuar. “Sektori i Kontrollit dhe Hetimeve, përmes Departamentit të Çështjeve Operacionale, ka parandaluar një përpjekje për transferim të paligjshëm të parave “cash” në shumën prej gjysmë milioni euro, të cilat u zbuluan në një bunker të ndërtuar posaçërisht brenda një minibusi, duke rezultuar në sekuestrimin më të madh deri më sot…

Read More