Autor: Suad Avdiu
Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim STRATUM RID, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, partia VLEN do të renditej si forca e parë politike në bllokun shqiptar, duke e lënë pas BDI-në. Në pyetjen, për kë do të votoni nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, 34.5% e të anketuarve janë deklaruar për VLEN-in, ndërsa për Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) 30.9%. Në këtë mënyrë, VLEN-i le pas BDI-në duke reflektuar një dallim jo të vogël. Ky është çmimi që po pagun BDI-ja, e cila me manipulime dhe përmes temave që i ka lënë të pazgjidhura…
Shkruan: Valbona Emini Çështjet e identitetit gjuhësor, kulturor, historik e tradicional janë vlera që duhen respektuar, ruajtur dhe trashëguar. – Regjistrimi dhe hapja e kursit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në një ndër institucionet shtetërore në Itali, më dha një ndjesi krenarie po aq sa më kujtoi realitetet e ndryshme me të cilat gjuha shqipe po përballet sot. Ndërkohë që në Itali, Austri, Gjermani, Zvicër, Amerikë por jo vetëm, po mundësohet institucionalisht mësimi i gjuhës shqipe duke e trajtuar si vlerë dhe jo çështje numrash, e kundërta po ndodh në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët që kanë pasur rol…
Në njërën nga pyetjet në mega-intervistën për emisionin “Dialog te LAJM’i”, kreu i PDSh-së zoti Menduh Thaçi ka folur edhe për pasurinë e tij: Gazetari: Sa ju jeni i pasur realisht, sepse pasuria e deklaruar vleresohet vetem diku 480 mijë euro? Më lejoni edhe vetem 30 sekonda… Ju i dini narrativat që ekzistojnë në formë mitesh apo legjendash urbane, jo vetem ne Tetovë por edhe në të gjithé Maqedoninë por edhe né gjithë hapësirën shqiptare mbi pasurinë tuaj. Njëri nga ato është se ju nga qiratë e “lnterprometit”, prej kompanive tjera merrni qera diku rreth 400 mijë euro në muaj…disa…
Disa vende shpenzojnë miliona duke u përpjekur të adresojnë krizën, megjithatë burgjet vazhdojnë të vuajnë nga higjiena e dobët, kujdesi mjekësor i pamjaftueshëm dhe kushtet çnjerëzore të jetesës. Raporti i fundit i Këshillit të Evropës mbi kushtet e përgjithshme të burgjeve, i publikuar të martën, tregon një problem të vazhdueshëm të mbipopullimit , me disa vende në një situatë kritike dhe të tjera afër kapacitetit maksimal, transmeton Euronews. Bazuar në të dhënat e ofruara nga shërbimet e burgjeve të 46 shteteve anëtare të organizatës me seli në Strasburg, dokumenti konfirmon trendin drejt rritjes së popullsisë së burgjeve, i theksuar tashmë…
Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur banori 60 vjeç nga Forina, i cili mbrëmë ishte shpallur i humbur, ndërsa banorët dhe institucionet ishin mobilizuar në kërkim të tij. Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në një kanal me ujë në fshat, në zonën ku kompania Bechtel-Enka ka zhvilluar punime për ndërtimin e Korridorit VIII. Për momentin ende nuk ka indikacione zyrtare se si ka ardhur deri te vdekja e banorit nga Forina. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje misterioze vazhdojnë.
Pas një pune intensive kërkimore që ka zgjatur plot një vit, së shpejti pritet të shfaqet premiera e filmit dokumentar “Një emër, shumë gjurmë”, i cili i kushtohet tërësisht jetës, rrugëtimit dhe veprës së çmuar të Nazmi Maliqit. Dokumentari me regji të Arsim Leskovicës dhe producentit Driton Maliqi, sjell një pasqyrim të gjerë dhe mjaft emocional përmes hulumtimeve të detajuara nëpër arkiva të ndryshme, si dhe përmes 30 intervistave të realizuara me njerëz që ndanë rrugëtimin profesional dhe jetësor me të. Rrëfime, kujtime dhe dëshmi të gjalla Sipas njoftimit zyrtar nga faqja e tij, ky projekt filmik sjell rrëfime, kujtime…
VLEN ka akuzuar BDI-në për hipokrizi politike pas pjesëmarrjes së Bujar Ahmetit në protestën e studentëve shqiptarë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke thënë se pikërisht njerëzit që ishin pjesë e sistemit tani po protestojnë kundër tij. Ja reagimi i plotë: “VLEN: Kundër kujt proteston Bujar Ahmeti, kundër vetvetes apo kundër axhës së tij Ali Ahmetit? Sot, ironia politike arrin kulmin. Bujar Ahmeti, nipi i Ali Ahmeti, i cili ka qenë zëvendës-anëtar në komisionin për dhënien e provimit të jurisprudencës, provim që zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase, u pa në protestën e studentëve që kërkonin pikërisht mundësinë për…
Këngëtari i operës Riste Velkov dhe djali i tij Adam janë në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë në unazën e Shkupit. Sipas informacioneve jozyrtare, Riste Velkov ka qenë duke drejtuar veturën në momentin e aksidentit, ndërsa djali i tij Adam ishte student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI). Me ta në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është 20-vjeçari P.M., ndërsa identiteti i personit tjetër ende po përcaktohet. Tragjedia ndodhi mes mbikalimit Vizbeg dhe nyjës Mirkovc, kur një kamion me targa të Kosovës ka…
Moti do të jetë i paqëndrueshëm në shumë vende me shira të rrëmbyeshëm , bubullima dhe erëra të forta. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira më të bollshëm, shkarkime elektrike, erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe kushte për breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 19 deri në 29 gradë. Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, në disa pjesë të luginës jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Do të fryjë erë mesatare,…
Katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në unazën e Shkupit, në segmentin mes mbikalimit të Vizbegovës dhe nyjës së Mirkovcit, pasi një kamion me targa të Kosovës doli në korsinë e kundërt dhe u përplas frontal me një veturë “BMW”. Nga MPB njoftojnë se rasti është regjistruar më 21 maj 2026, rreth orës 23:00. Sipas të dhënave, drejtuesi i kamionit “MAN”, 76-vjeçari B.B. nga Kosova, ka humbur kontrollin, ka kaluar mbi gardhin ndarës dhe ka hyrë në kahun e kundërt, ku është përplasur me automjetin e drejtuar nga 51-vjeçari R.V. nga Shkupi. Pas…
