Miradije Latifi-Poliku është një mjeke stomatologe e shkëlqyeshme, humaniste e madhe, pedagoge, gjuhëtare, patriote e flaktë, veprimtare e dalluar që plot vite jeton dhe vepron në Mbretërin e Norvegjisë, shkruan AMERIKA-RADIO.
Ajo asnjëherë nuk është ndalur që të mbaj gjallë ndër shqiptarët e Norvegjisë, atdhe-dashurinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.
D-r Miradije LATIFI- Poliku, një vajzë e lindur dhe rritur në qytetin e bukur të Shkupit, në venbanimin Saraj, të bën krenar plot 20 vite në mes të Norvegjisë, duke punuar si mjeke stomatologe në klinikat e njohura norvegjeze.
D-r ka zgjedhur profesionin e stomatologjisë të cilës ia ka kushtuar gjithë jetën duke shpresuar se është e gatshme që të kontribojë edhe më shumë për të zgjidhur problemet e dhëmbëve tek pacientët, ku sfid të rradhës do t’a ketë specializimin për kirurgji orale dhe implantologji.
Miradija ka rrëfyer për sfidat, triumfet e saj,si filloi karrierën menjëherë në Norvegji.
Sapo mbaroi me sukses Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup dhe u shpërngul në Norvegji, pasi fati i martesës së lumtur bëri që të filloj një jetë të re në shtetin skandinav.
Ajo tregón për vrullin e një nëne me 3 fëmijë të vegjël, por të plotësuar ëndrrën e saj që të jetë një stomatologe e shkëlqyeshme,njëherit të jetë e dobishme për familjen dhe shoqërinë.
Dhe ia doli, doktoresha Miradija këtij qëllimi.
Me modestin më të madhe dhe zemërbardhësin e saj, ajo pranon intervistën të flet haptazi për rrugën e saj jetësore.
Miradije Latifi ( Poliku ) sapo erdhi në Norvegji, vazhdoi studimet posdiplomike në Universitetin e Oslos ku u kurrorzua me titullin MED MASTERGRAD. Vazhdoi sfidat duke ndjekur studimet njëvjecare në Universitetin Folkehelse për sistemin shëndetësor në Norvegji-Sandefjord.
Si mjeke, specialiste e stomatologjisë së përgjithshme, 10 vitet e para dr.Miradije si stomatologe shërbeu tek pacientët që kanë probleme me dhëmbët në Shërbimin e shëndetit publik-reparti për stomatologji deri në vitin 2021, edhe atë në regjionin TELEMARK në Mbretërinë e Norvegjisë.
Pas këtij viti e deri më sot vazhdon punën në sektorin publik duke punuar si stomatologe e shkëlqyeshme në zinxhirin e klinikave moderne dentare të brendit Tannfeen AS.
Vrulli i saj, i doktoreshës Miradije nuk ndalet, ajo edhe jasht orarit të punës vazhdon të punoj për të mirën e familjes, shoqërisë dhe kombit.
Mban orë private për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në lëndën e matematikës.
Është një poliglote e vërtet, flet 6 gjuhë të huaja dhe është përkthyese e jashtëzakonshme e gjuhës norvegjeze, angleze,turke,serbokroate,maqedone dhe etj.
Dr.Miradije është antare e kryesisë së Bordit të Organizatës të gruas shqiptare të regjionit TELEMARK, ku organizon me dëshirën më të madhe manifestime të ndryshme me karakter social, kombëtar, edukativo-arsimor, fetar për fëmijët dhe brezat e rinj.
Dëshir të madhe dhe amanet nga babai i saj i ndjerë e ka që t’i ndihmoj vendlindjes.
“Amaneti i babait ishte që të jetojmë me ndershmëri, të jemi të sinqertë e realistë dhe të kontribuojmë për të mirën e përgjithshme pa kërkuar përfitime personale. Ai na mësoi se vlera e njeriut nuk matet me atë që merr nga jeta, por me atë që lë pas për shoqërinë, vendlindjen dhe kombin e vet”, rrëfen Miradije duke i kujtuar me detale porosit e babait.
“ Bijë, unë i njoh kapacitetet e tua dhe besoj thellësisht se ti mund t’ia dalësh në çdo rrugë që e ndjek me përkushtim dhe zemër të pastër. Prandaj po ta lë këtë amanet: mos e harro kurrë popullin tënd, kombin, fenë dhe vendlindjen. Kontributi për të tjerët është forma më e lartë e dashurisë ndaj rrënjëve dhe identitetit tone”, shprehet doktoresha Miradije.
Ajo meret vullnetarisht cdo ditë me ngritjen e vetëdijes së popullit shqiptar, përmes organizimit të aktiviteteve edukative-sportive me të vetmin qëllim që të bëhen ura lidhëse mes vendlindjes dhe mbretërisë së Norvegjisë, me qëllimi që fëmijët nga vendlindja, të bëhen të njohur në arenën ndërkombëtare.
Miradija ka për synim zhvillimin dhe ngritjen e vetëdijes së popullit shqiptar në vendlindje. “Vetëm përmes kontributit kolektiv ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme, me më shumë siguri, mirëqenie dhe vlera materiale e shpirtërore për shoqërinë tonë. Një popull që kultivon dijen, solidaritetin dhe përgjegjësinë ndaj njëri-tjetrit, ndërton themele të forta për brezat që vijnë”, thekson ajo për AMERIKA RADIO.
Autor i tekstit: REXHEP ADEMI

