Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

TV NewsBy TV News29 Nëntor, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Humbja e Nelson Hysës ndaj Agit Kabayelit ka nxitur reagime të shumta në botën e boksit, ndërsa një prej më të zëshmëve ka qenë ai i boksierit të mirënjohur shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi.

Përmes një postimi në “Instagram”, ai ka shprehur hapur pakënaqësinë për mënyrën se si përfundoi dueli në Dusseldorf, ku Hysa u tërhoq pas vetëm pak minutash në ring, në përballjen për titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë.

Në reagimin e tij të gjatë, Krasniqi nuk u ndal vetëm te paraqitja e Hysës, por ngriti edhe një çështje më të gjerë.
Ai ka vënë në pikëpyetje seriozitetin me të cilin, sipas tij, po ndërtohen disa karriera në boksin profesionist shqiptar.

Reagimi i plotë i Haxhi Robin Krasniqit:

“Kurrë nuk jam ndier më i fyer se mbrëmë!

Miq të dashur,

Siç e dini të gjithë, unë nuk jam sportisti që flet shumë. Të gjithë karrierën time e kam ndërtuar me shumë punë e përkushtim, duke folur shumë pak apo duke heshtur plotësisht, si për duelet e mia, ashtu edhe për ato të kolegëve të mi, për të cilat kam folur edhe më pak.

Por kësaj radhe nuk kam si të mos flas. E ndiej si obligim ndaj tifozëve të boksit të flas për një realitet dhe një dukuri që ka nisur ta njollosë rëndë boksin shqiptar.

Epilogu i asaj dukurie të pahijshme, për të cilën do të flas në rreshtat në vazhdim, u pa mbrëmë më së miri.

Nëse një karrierë në boksin profesionist ndërtohet me kundërshtarë jocilësorë, madje me shumë pikëpyetje edhe sa i përket sinqeritetit të dueleve, një ditë do të vijë koha kur do të përballesh me një kundërshtar të vërtetë. E tani, çfarë?

Atëherë do t’ju ndodhë të gjithëve ajo që i ndodhi mbrëmë kolegut tonë Hysa në ndeshjen me Kabayel. Ajo që pashë unë mbrëmë, më vjen shumë keq ta komentoj. Ndjej turp si sportist, sepse ne mund të humbim, mund të mos boksojmë bukur, kundërshtari mund të na deklasojë. Çdo gjë mund të ndodhë në ring, por të dorëzohemi në atë mënyrë qesharake, pa u goditur fare, është diçka e rëndë, duke pasur parasysh përgjegjësinë që kemi ndaj tifozëve dhe popullit tonë, e aq më tepër ndaj një dite të shenjtë si 28 Nëntori dhe ndaj flamurit tonë.

Andaj, kam një apel për të gjithë të rinjtë: të marrin mësim nga kjo dukuri, të mos fillojnë apo të ndërtojnë karriera joserioze në boks, por t’i qasen këtij sporti fisnik vetëm e vetëm nëse e duan me të vërtetë dhe kanë zemër e shpirt luftarak.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

I juaji,

Robin Krasniqi”

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.