Autor: Suad Avdiu

#VazhdojmëSëBashku Besimi i dhënë Profesor Xhemal Ibrahimit për të udhëhequr Nëndegën e Skenderbeut është dëshmi e vlerësimit për punën, përkushtimin dhe integritetin e tij. Me përvojën dhe seriozitetin që e karakterizon, ai do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve dhe një shtyllë e rëndësishme në forcimin e organizimit dhe aktivitetit në Nëndegën Skenderbeu. Na pret shumë punë, por me njerëz të dëshmuar dhe me energji pozitive, rruga jonë vazhdon edhe më fuqishëm drejt sukseseve të reja.

Read More

Sot në Teatrin Shqiptar të Shkupit u mbajt promovimi i librit të parë të këtij lloji- doracak i dedikuar familjeve të njerëzve me nevoja të veçanta, i titulluar “Nuk je vetëm”, nga specialisti i autizmit Mr. Sc. Boletin Zenuni Ky botim vjen si një udhërrëfyes praktik dhe mbështetës për familjet që përballen me sfidat e përditshme të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke ofruar këshilla profesionale, përkrahje emocionale dhe mesazhe ndërgjegjësuese për shoqërinë. /Televizioni News Doracakun mund ta gjeni në verzionin digjital pa pagesë në linkun në vijim : https://online.fliphtml5.com/boletinzenuni/zyhn/

Read More

Ministria e Jashtme Bullgare kundërshton kategorikisht përpjekjet e Maqedonisë për t’i anashkaluar ose rinegociuar propozimin francez. “Integrimi evropian i Maqedonisë varet nga zbatimi i konsensusit evropian të korrikut 2022. Bullgaria kundërshton kategorikisht përpjekjet e Maqedonisë për t’i anashkaluar ose rinegociuar ato. Ministria e Punëve të Jashtme, përmes rrjetit të misioneve bullgare jashtë vendit në vendet anëtare të BE-së dhe në Shkup, po bën përpjekje aktive për të parandaluar çdo tërheqje, anashkalim ose vënie në pikëpyetje të angazhimeve të ndërmarra”, tha ministrja e Jashtme bullgare, Velislava Petrova-Çamova në përgjigje të një pyetjeje parlamentare në Kuvendin bullgar. Për Ministrinë e Jashtme bullgare,…

Read More

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka paditur Kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Kjo pas deklaratave të Kurtit se Lushtaku e sulmoi në Skenderaj. Lushtaku është shprehur se nuk do të lejoj që emri, dinjiteti dhe kontributi i tij të përdoren për propagandë politike. “Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit!” – ka shkruar ndër të tjera Lushtaku. Në padinë për shpifje të ciliën e ka publikuar Lushtaku, e që atë e përfaqëson avokati Labinot Vata,…

Read More

Brenda një jave qeveria pritet të prezantojë zgjidhjen që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Zëvendëskryeministri Bekim Sali bëri të ditur se po punohet për pako më të gjerë për çështje të ngjashme. “Jemi në përfundim e sipër të fazës së konsultimeve me ekspertë dhe unë besoj që shumë shpejtë, ndoshta edhe…tash nuk dua të kapeni për afatin kohor, ndoshta edhe një javë mund të zgjasë deri në vendimin final të cilin do ta promovojmë në mënyrën e njëjtë besoj”, tha Sali, duke shtuar se nuk do të jetë zgjidhje vetëm për jurisprudencën, por edhe…

Read More

Një person i moshës 36 vjeçe është arrestuar në Austri pas një fletarresti evropian, nën dyshimin se kishte marrë pjesë në një plackitje në Gjermani, gjë pas të cilës kishte vdekur një burr i moshës 93 vjeçare. Sipas mediave austriake dhe gjermane, 36 vjecari nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Salzburg, në bazë të fletarrestit evropian, kurse pas arrestimit ai është dërguar në burgun “Puh-Urschtein”, në afërsi të qytetit. Hetimi i policisë gjermane ka treguar se në fillim të muajit maj një grup i sulmuesve hyri me forcë në shtëpinë e një burri 93-vjeçar në Gjermani, me ç’rast e…

Read More

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, gjatë një paraqitjeje në emisionin Top Story, ka komentuar zhvillimet dhe spekulimet për largimin e mundshëm të ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani. Sipas tij, Meidani është “ambasadori më i ndjekur, më i përgjuar dhe më i survejuar” që ka pasur ndonjëherë Maqedonia e Veriut, përcjell INA. Karamuço tha se ndaj ambasadorit janë ngritur edhe akuza se aktiviteti i tij diplomatik synon destabilizimin e vendit, por theksoi se veprimtaria e tij zhvillohet brenda procedurave zyrtare dhe linjës institucionale të diplomacisë shqiptare. Ai nënvizoi se Meidani ka qenë veçanërisht aktiv në çështjet që lidhen me studentët…

Read More

Maqedonia e Veriut merr 65.7 milionë euro nga Komisioni Evropian në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Mekanizmit për Reforma dhe Rritje. “Kjo vjen pas kërkesës së tretë për pagesë dhe vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat e reformave të zbatuara në fushat e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe arsimit dhe digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut. Me publikimin e sotëm, shuma totale e lëshuar në kuadër të Instrumentit përkatës, sipas pakove të tyre përkatëse, arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe…

Read More

Grupi i fundit i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut, sot janë nisur për në vendet e shenjta për kryerjen e Haxhit. Nga BFI njoftojnë se janë ndërmarrë të gjitha masat për organizimin e Haxhit të sivjetmë, ndërsa haxhilerëve u është uruar rrugë e mbarë, shëndet dhe Haxh i pranuar. Sipas njoftimit, në Haxhin e këtij viti do të marrin pjesë gjithsej 2020 besimtarë nga Maqedonia e Veriut. “Sot, më 21.06.2026, Reisul Ulema i BFI-së së RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, përcolli edhe grupin e fundit të haxhilerëve për në vendet e shenjta. Me këtë rast, ai u uroi haxhilerëve…

Read More

Disa pjesë të Kumanovë sot, nesër dhe të hënën do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizim. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, sot në periudhën nga ora 08:30 deri në 14:30 pa rrymë do të mbeten pjesë të rrugëve “Osogovska”, “Sava Kovaçeviq”, “Srbo Tomoviq”, “11 Nëntori” (para urës për në lagjen Bedinje), si dhe një pjesë e rrugës “Boro Prcan”. Në periudhën nga ora 08:45 deri në 14:45 ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në rrugën “11 Nëntori” dhe në lagjen Bedinje. Nesër, nga ora 08:30 deri në…

Read More