Autor: Suad Avdiu

Komuna e Çairit ka prezantuar zyrtarisht “Vera Kulturore e Çairit 2026”, një manifestim njëmujor që do të sjellë një sërë aktivitetesh kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese për të gjitha gjeneratat. Nga 1 deri më 30 qershor, Çarshia dhe hapësira të ndryshme të komunës do të shndërrohen në qendra të kulturës, traditës dhe kreativitetit, me synim gjallërimin e jetës publike dhe promovimin e vlerave kulturore. Nga komuna theksojnë se ky manifestim vjen si një platformë që bashkon qytetarët dhe e kthen Çairin në një hapësirë të hapur takimi, festimi dhe përjetimi kulturor gjatë gjithë muajit qershor. “Komuna e Çairit prezanton “Vera…

Read More

Një autobus me studentë shqiptarë nuk u lejua të kalojë kufirin në pikën doganore të Bllatës në Dibër, në kufi me Maqedoninë e Veriut, 2 ditë më parë. Autobusi me studentë nga Shqipëria, i cili po shkonte drejt Shkupit për t’ju bashkuar protestës së studentëve shqiptarë në RMV, u ndalua dhe më pas u shoqërua nga policia drejt Kumanovës. Të hënën studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut organizuan protestën e radhës, me kërkesë kryesore të drejtën për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe. Kërkesa e tyre buron nga studentët e drejtësisë që prej dy vitesh kërkojnë të japin provimet në…

Read More

Sipas Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, zgjidhja për të nxitur integrimin evropian të vendit është që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pas përfundimit të negociatave me BE-në. Presidentja prezantoi atë që e quajti “zgjidhja Solomon” gjatë leksionit të saj në Fakultetin e Drejtësisë në Lubjanë me temën “Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo Inxhinieri Kushtetuese?”. Siljanovska tha se Maqedonia ka pësuar shumë ndryshime në ligjin e saj themelor, dhe ato të iniciuara nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, të tilla si ato që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe Marrëveshja e Prespës me Greqinë, “janë të diskutueshme ose i…

Read More

“Dy javë pas deklaratës së Ministres së Jashtme bullgare Velislava Petrova Çamova, e cila e quajti popullin maqedonas “maqedonas të Veriut”, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, vazhdon të heshtë”, thonë nga VMRO-DPMNE duke akuzuar kryetarin e LSDM-së heshtja e tij është “një turp dhe poshtërim i drejtpërdrejtë për popullin dhe shtetin maqedonas”. “Venko Filipçe nuk ka qëndrim dinjitoz dhe nuk mbron identitetin kombëtar. Ai hesht përballë fyerjeve nga Bullgaria, bën llogaritje personale dhe vazhdon me një politikë servilizmi”, thuhet në deklaratë. “Filipçe nuk u distancua nga qëndrimet ofenduese të anëtarëve të partisë së tij. Ata përmendën veçanërisht anëtarin e Bordit…

Read More

Zëdhënësi për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me raportimet dhe komentet mediatike për lëvizjet diplomatike në Shërbimin e Jashtëm veçanërisht për lëvizjen e mundshme të Denion Meidanit, Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Përmes një deklarate, Ministria e Punëve të Jashtme thekson se çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat e brendshme dhe praktikat diplomatike të konsoliduara. Në deklaratë theksohen se këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të…

Read More

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “BDI-së i shkoi huq edhe një tentim”, duke iu referuar protestës së studentëve. “Asgjë nuk po u shkon për dore. Provuan me tenda në shesh, gjoja për mbrojtjen e gjuhës shqipe, e përfunduan me non grata. Provuan me letra drejtuar ndërkombëtarëve dhe morën zero përgjigje. Provuan me mashtrimin politik të quajtur “referendumi” dhe humbën me 10 komuna në konto të VLEN-it. Në fund, tentuan të shpëlahen në kurriz të studentëve. Edhe kjo u dështoi. Protesta përfundoi, por maskat ranë për të satën herë. Mund të bërtasin sa të duan, por e…

Read More

Një mesazh: “Mos i trego askujt për këtë, se do ta hash edhe më keq. A më kuptove?”, “Mirë”. Një tjetër mesazh: “Nesër në 7, përsëri?”, “Po”. Kështu nxënëse të shkollës fillore “Vanço Përke” nga Shtipi, të moshës 12 deri në 14 vjeç, përmes mesazheve në Viber i caktonin rrahje një bashkëmoshatareje 12-vjeçare. E thërrisnin që ta rrihnin. Ajo e dinte çfarë e priste dhe vinte me vetëdije në takimet e caktuara – nga frika se dhuna do të bëhej edhe më e rëndë, tregojnë komunikimet në Viber në të cilat kishte qasje Kolegium.mk. Kjo i ndodhte nxënëses së klasës…

Read More

Analisti Kim Mehmeti ka folur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku thekson se para ambasadorit Denion Meidanit, Shqipëria dërgonte në Shkup veç ambasadorë që nuk bënin asgjë tjetër, vetëm se merreshin me dasma dhe synetllëqe. Mehmeti ka shtuar se përsa kohë që shqiptarët kanë mëmëdhe Shqipërinë dhe atdhe Kosovën, ata në Maqedoni mbeten në rrugë dhe të papërfillshëm. ”Vetë Shqipëria e mësoi Maqedoninë të sjellë këta ambasadorë që janë vetëm për dasma dhe synetllëqe. Ndodh Sopoti, ndodh ajo Mostra, ndodh çfarë ndodh, dalin dhe japin një deklaratë të vakët si përfaqësues të Kinës dhe mbaron puna. Këtu si vëllai…

Read More

Jozyrtarisht, policia në Pikën Kufitare të Dojranit ka parandaluar një tentim për kontrabandim të rreth 10 kilogramëve marihuanë, të fshehur me kujdes në paketime plastike me lloje të ndryshme të namazeve ushqimore. Sipas informacioneve të para jozyrtare, shtetas të Maqedonisë me një automjet rent-a-car kanë tentuar ta transportojnë drogën nga Maqedonia drejt Greqisë, të shpërndarë në rreth 50 kuti plastike. Bëhet fjalë për një tjetër konfirmim se kontrollet në kufijtë maqedonas janë ngritur në një nivel dukshëm më të lartë dhe se policia, me vigjilencë të shtuar, aftësi operative dhe qasje profesionale, po arrin me sukses t’i profilizojë, identifikojë dhe…

Read More

Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter goditi Turqinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, 21 kilometra nga qyteti i Malatya-s, në lindje të Turqisë. Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Sipas dëshmitarëve okularë të publikuar në faqen e internetit të EMSC, tërmeti ishte i fortë dhe lëkundjet u ndjenë si në Siri ashtu edhe në Qipro.

Read More