Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti rrëfen bisedën që ka pasur me Adem Jasharin (Video)

25 Gusht, 2026

Nga 26 gushti nis aplikimi për racionin e subvencionuar studentor

25 Gusht, 2026

Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate

25 Gusht, 2026

QMK: 29 zjarre brenda 24 orëve, tre janë ende aktiv

25 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

25 Gusht, 2026

Nis ceremonia e varrimit të policit që vdiq në krye të detyrës

25 Gusht, 2026

Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi

25 Gusht, 2026

Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë

25 Gusht, 2026

Sukses i madh për Rexhep Hajdarin, fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare

25 Gusht, 2026

Prodhuesit e automjeteve elektrike kanë arritur rekord në tregun europian

25 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 25 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN: Kundër kujt proteston Bujar Ahmeti, kundër vetvetes apo kundër axhës së tij Ali Ahmetit?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

VLEN ka akuzuar BDI-në për hipokrizi politike pas pjesëmarrjes së Bujar Ahmetit në protestën e studentëve shqiptarë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke thënë se pikërisht njerëzit që ishin pjesë e sistemit tani po protestojnë kundër tij.

Ja reagimi i plotë:

“VLEN: Kundër kujt proteston Bujar Ahmeti, kundër vetvetes apo kundër axhës së tij Ali Ahmetit?

Sot, ironia politike arrin kulmin.

Bujar Ahmeti, nipi i Ali Ahmeti, i cili ka qenë zëvendës-anëtar në komisionin për dhënien e provimit të jurisprudencës, provim që zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase, u pa në protestën e studentëve që kërkonin pikërisht mundësinë për ta dhënë këtë provim në gjuhën shqipe.

Prandaj shtrohet pyetja: kundër kujt proteston Bujar Ahmeti?

Kundër vetvetes si pjesë e sistemit që për vite të tëra e mirëmbajti këtë padrejtësi? Apo kundër axhës së tij, Ali Ahmetit, i cili për më shumë se 22 vite ishte në pushtet dhe emëroi ministra të drejtësisë që nuk ndërmorën asnjë hap për ta zgjidhur këtë çështje?

Për më shumë se dy dekada, BDI manipuloi shqiptarët me premtime për avancimin e të drejtave, ndërsa studentët shqiptarë vazhduan të përballen me pengesa dhe diskriminim institucional edhe në proceset më themelore profesionale.

Studentët shqiptarë nuk kanë nevojë për fotografi dhe aktrim politik. Ata kanë nevojë për zgjidhje konkrete, të cilat BDI nuk i dha për 22 vite me radhë.

VLEN vlerëson se koha e manipulimeve politike mbi çështjet kombëtare ka përfunduar. Shqiptarët meritojnë përgjegjësi, jo hipokrizi politike.

Me VLEN-in, provimi i jurisprudencës do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.”

Lexuar: 14

Lajme te ngjashme

Ali Ahmeti rrëfen bisedën që ka pasur me Adem Jasharin (Video)

Nga 26 gushti nis aplikimi për racionin e subvencionuar studentor

Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate

QMK: 29 zjarre brenda 24 orëve, tre janë ende aktiv

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti rrëfen bisedën që ka pasur me Adem Jasharin (Video)

25 Gusht, 2026

Nga 26 gushti nis aplikimi për racionin e subvencionuar studentor

25 Gusht, 2026

Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate

25 Gusht, 2026

QMK: 29 zjarre brenda 24 orëve, tre janë ende aktiv

25 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

25 Gusht, 2026

Nis ceremonia e varrimit të policit që vdiq në krye të detyrës

25 Gusht, 2026

Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi

25 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.