Autor: Suad Avdiu
Mbi 10 miliardë euro borxh publik, kredi të reja dhe huazime të vazhdueshme – shteti vazhdon të marrë fonde të reja, të cilat në fund i paguajnë qytetarët. Huaja e fundit arrin në 260 milionë euro dhe sigurohet nga banka të huaja. Sipas ekonomistit Ali Maksuti, këto huamarrje mund të çojnë në ngecje ekonomike, përkatësisht ulje të investimeve dhe ngadalësim të zhvillimit ekonomik. “Kur shteti vazhdon të marrë borxhe për të mbuluar deficitin buxhetor, atëherë mund të paraqitet stagnim ekonomik për vendin, ku nuk do të kemi investime në fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia apo edhe investimet kapitale. Por,…
Nga partia VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë që sa më shumë që BDI flet për ndikimin serb, aq më shumë i dalin gjurmët e veta. “Ballkani i Hapur, Ohri, Shën Naumi dhe tani edhe Vlladimir Stajiq, konsulli i nderit i Serbisë në pritjet zyrtare të Bujar Osmanit. Prandaj, zhurma nuk u kryen punë. Tani le të dalin dhe të përgjigjen për Stajiqin, për fotografitë e për allashverishet që po u dalin në shesh. Bujar Osmani duhet të përgjigjet qartë. Kush është Vlladimir Stajiq për Bujar Osmanin? Pse, në kohën kur Bujar Osmani krekosej me kryesimin e OSBE-së,…
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për tubimin e mbajtur dje në Kumanovë, ku përmes thirrjeve provokuese “Rroftë Serbia” dhe “Kosova është e jona”, me flamuj serbë dhe mesazhe të hapura mbështetëse për politikat e Aleksandar Vuçiqit, u cenua ndjeshmëria politike, historike dhe kombëtare e shqiptarëve. Kumanova është qytet me histori të rëndë, me sakrificë dhe kujtesë të dhimbshme. Pikërisht për këtë arsye, çdo manifestim që rikthen retorikën nacionaliste dhe mohon realitetin e pavarësisë së Kosovës nuk mund të trajtohet si ngjarje e zakonshme. Mesazhe të tilla nuk i shërbejnë as paqes, as stabilitetit, as bashkëjetesës ndëretnike. Ballkani ka…
Sot, në një atmosferë demokratike dhe me përgjegjësi të lartë politike, u mbajt Kongresi IX i Partisë Demokratike Shqiptare, ku me besimin e delegatëve z.Menduh Thaçi u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare. Kongresi zgjodhi edhe anëtarët e Kuvendit Qendror, duke forcuar unitetin, organizimin dhe vazhdimësinë politike të partisë. Në kuadër të Kongresit të IX të PDSH-së, u miratua edhe Rezoluta politike, e cila riafirmon angazhimin për barazi të plotë️, përfaqësim autentik, demokraci dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Partia Demokratike Shqiptare mbetet e vendosur në rrugën e saj për përfaqësim dinjitoz, transparencë dhe angazhim…
Maqedonia e Veriut po përgatitet të bëhet lider në rajon përmes përmbushjes së plotë të obligimeve për heqjen e tarifave shtesë të roamingut në Bashkimin Evropian. Këtë reformë të rëndësishme për qytetarët e paralajmëroi ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski, i cili theksoi se në të ardhmen qytetarët do të mund të flasin, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internet në vendet anëtare të BE-së me të njëjtat çmime si në vendin e tyre. Qëllimi kryesor i institucioneve vendore është që modeli tashmë funksional ballkanik i roamingut të zbatohet edhe në territorin evropian. Procesi tashmë ndodhet në një fazë të…
Një alpinist i lënduar u shpëtua me sukses sot në malin Korab, pasi u mor një raport përmes Numrit të Emergjencës 112 se ai nuk ishte në gjendje të lëvizte për shkak të një dëmtimi, njoftoi Qendra e Menaxhimit me Kriza. Siç raportoi QMK, menjëherë pas marrjes së raportit, Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave e Tetovës filloi koordinimin me Departamentin Rajonal të Policisë së Tetovës, Stacionin e Policisë së Mavrovës dhe Parkun Kombëtar të Mavrovës, me qëllim ndërhyrjen e shpejtë në terren. Rojtarët e Parkut Kombëtar arritën të gjenin alpinistin e lënduar, i cili ishte në gjendje të qëndrueshme.…
Sot shënohen plotë 25 vjet që kur më 24 Maj 2001 u vranë 10 anëtarët e familjes Zymberi nga Sllupçani në konfliktin e vitit 2001. 24 Maji për familjen Zymberi nga fshati Sllupçan përkujton ngjarjen me tragjike dhe historike qe i ka ndodhur kësaj familje në vitin 2001. 10 anëtaret e kësaj familje humbën jetën nga granatimet e forcave maqedonase të sigurisë, deri sa po qëndronin ne bodrumin e shtëpisë në fshatin Sllupçan. Në këtë periudhë po zhvilloheshin luftimet më të ashpra midis forcave shtetërore të sigurisë dhe UÇK-së në zonën e Karadakut, ku në shumë vendbanime kishte civil të…
Një i ri i armatosur humbi jetën mbrëmjen e së shtunës pas një përplasjeje me armë me agjentët e Shërbimit Sekret pranë Shtëpia e Bardhë në Uashington, raportojnë mediat amerikane. Sipas autoriteteve në Shtetet e Bashkuara, autori i dyshuar është identifikuar si Nasire Best, i njohur më parë nga Shërbimi Sekret dhe me precedentë të lidhur me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ndodhi pak para orës 18:00 me orën lokale, kur i riu dyshohet se nxori një armë nga çanta dhe hapi zjarr pranë perimetrit të sigurisë. Agjentët federalë reaguan menjëherë, duke iu kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe duke e…
Pas dy protestave të organizuar nga studentët e tre universiteteve me mësim në gjuhën shqipe në vend, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën amtare, studentët paralajmërojnë së shpejti një qëndrim të ri lidhur me hapat e ardhshëm për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Sipas njërit prej organizatorëve të protestës, Çlirim Iseni, këshilli organizativ i përbërë nga përfaqësues të tre universiteteve është duke analizuar të gjithë procesin, nga kërkesa e parë e para dy viteve e deri më sot. Sipas tij, nëse Qeveria dëshiron të përpilojë ligj të mirë atë mund të bëjë, por në ndërkohë…
Pjesëmarrësit në trafik vazhdojnë të mos respektojnë rregullat e komunikacionit, ndërsa pavarësisht zbatimit të projektit “Safe City”, krahasuar me muajt e parë të vitit, është shënuar sërish rritje e numrit të shkeljeve. Të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme, të siguruara nga TVM2, tregojnë se situata mbetet shqetësuese, me numrin më të madh të kundërvajtjeve të regjistruara në Shkup. Në rritje mbetet edhe numri i shkeljeve të kryera nga drejtues të automjeteve me targa të huaja. “Drejtuesit e makinave si duket po kthhen në korrsin e shpejtë, kamerat e “Qytetit të Sigurtë” kanë regjistruar në muajin shkurtë…
