Autor: Suad Avdiu
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
“Credi Yes” (Kredi jes) është kompania financiare për kredi të shpejta, të cilës Ministria e Financave ia ka hequr licencën për punë për shkak të parregullsive në funksionim, zbuloi emrin portali Faktor. Kompania financiare, pas së cilës qëndrojnë pronarë nga Bullgaria, po i mbyll rreth 40 filialet e saj në gjithë vendin, ndërsa rreth 120 punonjës kanë marrë njoftim se aktiviteti i kompanisë ndërpritet. “Credi Yes” do të ketë të drejtë vetëm të vazhdojë me arkëtimin e borxheve ekzistuese. Ministria e Financave më herët njoftoi se i është hequr licenca një prej kompanive më të mëdha financiare në treg, pasi…
Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Cyrih të Zvicrës, ku i pranishëm ishte edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti. Kurti para të pranishmëve foli për zhvillimin ekonomik dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë, derisa premtoi themelimin e një banke zhvillimore. “Do ta themelojmë bankën zhvillimore, për ta mbështetur zhvillimin industrial dhe ndërmarrjet”, tha Kurti. Ai tha se partneri kryesor tregtar i Kosovës në rajon tashmë është Shqipëria dhe jo Serbia, siç ishte sipas tij në qeveritë e kaluara. “Partneri kryesor i Kosovës nga qeveritë e kaluara në rajon ishte Serbia. Tash, me qeverinë tonë, partneri…
Përderisa studentët në Serbi janë ngritur në këmbë kundër politikave të presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Kumanovë, qytetarë dhe simpatizantë kryesisht më të moshuar u mblodhën para Konsullatës së Serbisë në këtë qytet duke iu përgjigjur thirrjes së shoqatës serbe të Kumanovës për përkrahje të presidentit serb. Me këngë patriotike serbe, flamuj serb dhe thirrje për mbështetje të Vuçiqit, filloi tubimi i cili zgjati vetëm disa minuta. ”Ky është tubim për përkrahje të Vuçiqit. Qytetarët serbë dhe maqedonas janë popuj vëllazëror dhe përse të mos i japim përkrahje popullit serb. Cila është arsyeja që ju këtu jepni përkrahje përderisa studentët…
Mot sot në vendin tonë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar nga veriu (mbi 50 km/h). Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura shiu, bubullima, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit, teksa temperatura ditore do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar përmes një kumtese publike lidhur me zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, duke ngritur shqetësime për, siç thuhet, ndikime serbe në institucionet shtetërore dhe duke kritikuar koalicionin VLEN për heshtje. Në reagimin e tyre, nga BDI përmendin pretendimet e bëra nga opozita se një zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka lidhje me shërbimet serbe. Sipas partisë, shqetësim shtesë paraqet edhe tubimi i mbajtur në Kumanovë në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku, sipas tyre, janë dëgjuar edhe thirrje kundër Kosovës. “Pyetja është: ku janë VLEN?”, thuhet në reagimin…
Një dyzet e tetë vjeçar nga Kumanova është gjetur dje pa shenja jete në një banesë në rrugën “Done Bozhinov”. Më datë 22.05.2026, në ora 09:22 në SPB Kumanovë është raportuar se në një banesë në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë është gjetur i vdekur N.D. (48) nga Kumanova, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme. Siç shtohet më tej, mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.
Ministri Bekim Sali ka zhvilluar sot takime në Bruksel me përfaqësues të Komisioni Evropian dhe Grupin e Punës të Këshillit të BE-së (COELA), ku në fokus të diskutimeve kanë qenë procesi i integrimit evropian të Maqedonia e Veriut dhe realizimi i reformave kyçe. Sipas njoftimit, në takimet e zhvilluara janë diskutuar zbatimi i Agjendës së Reformave dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, sundimi i ligjit, reformat në administratën publike, energjetika, si dhe projektet infrastrukturore dhe lidhshmëria rajonale. Sali ka theksuar përkushtimin e institucioneve për avancimin e procesit eurointegrues dhe përmbushjen e reformave të nevojshme në përputhje me standardet e…
Kënaqësi dhe krenari që sot mora pjesë në manifestimin solemn të 50 vjetorit jubilar të SHFK “Naim Frashëri”, një tempull dijeje që për gjysmë shekulli ka edukuar dhe formuar breza të tërë me vlera, kulturë dhe dashuri për atdheun. Atmosfera ishte madhështore dhe e mbushur me ngrohtësi njerëzore. Programi artistik i përgatitur nga nxënësit ishte i jashtëzakonshëm, me paraqitje plot talent, emocion dhe përkushtim. Çdo pikë artistike përcolli mesazhe të fuqishme edukative, ndërsa në veçanti më lanë mbresa interpretimet kushtuar ruajtjes së traditës, të cilat dëshmuan se trashëgimia jonë kulturore jeton fuqishëm në zemrat e brezit të ri. Në këtë…
Gazetari dhe opinionisti i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi, ka shpërthyer në kritika tejet të ashpra ndaj Kryeministrit Albin Kurti, pas vendimeve të fundit rreth ndihmave dhe pakove sociale. Kelmendi, përmes një reagimi plot revoltë në rrjetet sociale, e ka cilësuar qasjen e qeverisë si një poshtërim për qytetarët e vendit, duke kujtuar pozicionin e rëndë ekonomik në të cilin ndodhet Kosova. “Marre, marre, marre, marre, marre, marre, marre! Ofendim, ofendim, ofendim, ofendim, ofendim! Poshtërim, poshtërim, poshtërim! Je udheheqës i vendit më të varfër në Evropë! Je i fundit me arsim, me shëndetësi, me projekte kapitale! Je i fundit me integrime…
