Autor: Suad Avdiu
Një projekt i ri i paraqitur në Bashkinë e Londrës parashikon ndërtimin e një qendre islame moderne 13-katëshe, e cila do të shërbejë si xhami dhe qendër komunitare për komunitetin mysliman shqiptar në zonën e Queen’s Park, në veriperëndim të kryeqytetit britanik. Kompleksi është planifikuar të ndërtohet në vendin e një ish-klubi. Godina e re është projektuar të ketë 13 kate dhe, sipas aplikimit të depozituar pranë autoriteteve britanike, do të përfshijë tre kate me salla faljeje, klasa për edukim, kafene, restorant, ambiente komunitare, si edhe një morg, duke funksionuar si një qendër multifunksionale për komunitetin mysliman shqiptar. Projekti është…
Më 05.08.2026 në SPB Tetovë, një grua 42-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 15:20 është sulmuar fizikisht nga nusja e vllaut të saj K.M. (43). Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Në shtator do të ketë rreth 4.900 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar. Këtë e ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke shtuar se kjo shifër nuk është përfundimtare. “Numri i studentëve po zvogëlohet, duke pasur parasysh se kemi gjithnjë e më pak nxënës edhe në shkollat fillore dhe të mesme. Këtë vit numri i nxënësve në shkollat e mesme është ulur, por jo në mënyrë drastike. Këto shifra nuk janë përfundimtare, sepse kemi edhe afatin e tretë të regjistrimit në gusht, por numri në shkollat fillore është ulur…
Muaji i gjashtë dhe i fundit për hetimin ndaj ish‑zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga BDI përfundon më 22 gusht, kur ai do të lirohet edhe nga arresti shtëpiak, nëse prokurori nuk ngre akuzë kundër tij. Prokurori i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, i cili pas 14 muajsh arratisje të Grubit e mbajti vetëm gjysmë dite në paraburgim dhe menjëherë ia zbuti masën në arrest shtëpiak, ka afat ligjor prej 17 ditësh për ta përfunduar hetimin. Në të kundërtën, Grubi është i lirë. “Nëse nuk ka akuzë, arresti shtëpiak i të dyshuarit për të cilin pyesni hiqet dhe Gjykata Themelore Penale Shkup, me…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në një intervistë për Kanall 5, tha se mungesa e anesteziologëve dhe radiologëve mbetet një nga problemet më të mëdha në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe se kjo nuk mund të zgjidhet brenda natës, pasi specializimet zgjasin gjashtë vjet, transmeton Portalb.mk. Klekovski vlerësoi se modeli i specializimeve private, i vendosur në vitet 2017 dhe 2018, nuk i ka dhënë rezultatet e pritura. Ai paralajmëroi punësime të reja dhe rritje të numrit të punonjësve shëndetësorë. “Para pandemisë, në shëndetësinë publike kishte rreth 20.000 të punësuar, ndërsa vitin 2024 e pritëm me rreth 18.000. Në vitin 2025 ky…
Një incident ka ndodhur në kufirin maqedono-kosovar herët këtë mëngjes. Një shofer kamioni që vinte nga Kosova nuk është ndalur në shenjën e dhënë nga oficerët e policisë dhe pas një kohe kamioni është bllokuar, pas së cilës shoferi është larguar me vrap, njoftoi Ministria e Brendshme. “Më 05.08.2026 rreth orës 05:00 në vendin e quajtur Kodra Fura, oficerët e Stacionit të Policisë për Mbikëqyrjen Kufitare Çashka i dhanë sinjal ndalimi një kamioni me targa të Kumanovës, i cili po lëvizte nga Kosova për në fshatin Brezë, por shoferi nuk u ndal dhe vazhdoi lëvizjen. Shpejt, automjeti u bllokua, por…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar para mediave pas kërkesës së tij për shtyrjen e seancës konstituive, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për të diskutuar çështjen e presidentit. Para gazetarëve, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar se posti i presidentit nuk i takon asaj dhe asnjë partie politike. “Unë besoj që secila pozitë është e rëndësishme, ndonëse nuk janë të njëjta për nga përgjegjësia, ato janë të rëndësishme dhe të vlefshme. Unë nuk mendoj që pozitat institucionale varen më shumë nga viti ose stina e vitit ose muaji i vitit, sesa ajo që shkruan në…
Dhjetë vjet më parë në këtë ditë, fshatrat e Shkupit Stajkovca, Smillkovca, Hasanbegu (Çento) dhe Haraçina u goditën nga përmbytje katastrofike në të cilat humbën jetën 22 persona. Viktimja më e re ishte një foshnjë 16-muajshe, ndërsa shumë të tjerë u u lënduan dhe një numër i madh shtëpish u shkatërruan. Stuhia nisi në orët e pasdites, kur Rajoni i Shkupit u godit nga reshje të dendura shiu dhe erë e fortë. Gjatë natës u evakuuan rreth një mijë qytetarë. Më 6 gusht 2016, në Shkup brenda 24 orëve ranë 92,9 litra shi për metër katror, ndërsa gjatë dy orëve…
Nuk po mendojmë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Po bëjmë një plan për të gjetur një formulë për ta ulur atë ose të paktën për të rritur tarifën e lirë, ndryshe nga shumica e vendeve në Evropë që planifikojnë të rrisin çmimin e energjisë elektrike, tha sot kryeministri, Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas nënshkrimit të marrëveshjeve për financimin e ndërtimit të segmentit hekurudhor Kriva Palanka-Deve Bair të Korridorit 8, Mickoski theksoi se Maqedonia po përballet me sukses me sfidat, siç janë lufta në Gjirin Persik dhe situata aktuale me nivelin e lumit Danub, të cilat…
Lexoni reagimin e plotë të Zija Zeqirit, djalit të dëshmorit të UÇK-së Zaim Zeqiri Manifestimi “Vera Mergimtarëve Vaksincë 2026” u realizua prej datës 01.08.2026 deri më 03.08.2026, duke përfshirë program sportiv, rekreativ dhe zbavitës. Në ditën e dytë të manifestimit, para nisjes për ecje nëpër mal, u bënë homazhe dhe u vendosën lule tek varrezat e dëshmorëve gjegjësisht tek varri dëshmorit të Kombit Komamdant Fadil Nimani-Tigri dhe dëshmorit të Kombit Zaim Zeqiri. Lulet u vendosën nga një veteran i UÇK-së, i ardhur enkas nga Austria për të marrë pjesë në këtë manifestim, në praninë e të gjithë pjesëmarrësve. Gjatë ecjes…
